Plakja e popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla Serbe.

serbetdotevdesinnatyrshem01

Serbia nuk brengoset nga rritja e numrit të shqiptarëve

por e besimtarëve islamë?

Zakonisht kryetitujt më të shpeshtë të shkrimeve apo analizave në mediet serbe ishin: “Do të jemi pakicë kombëtare në Serbi”; “Në Serbi janë zbrazur 1600 fshatra”; “Nataliteti më i ulët në Evropë”; “Serbët zhduken brenda 500 viteve”?! “Populli serb ngadalë vdes për shkak të mortajës së bardhë”, “Çdo e katërta femër serbe nuk është nënë”; “Çdo tre vjet nga një komunë më pak” , “Shqiptarët me natalitet ‘pushtojnë’ Maqedoninë “ etj. Por, së fundmi si duket kanë heqë dorë nga analizat e trendëve demografik të shqiptarëve në raport me serbët dhe maqedonët, tash po brengosen për ndryshimet   demografike në aspektin religjioz.

ismet_azizi

        Shkruan: Ismet Azizi

Në realitet nataliteti është padyshim brengë e madhe për Serbinë, pasi që brenda çdo viti zhduket nga një qytet. Thënë ndryshe, Serbia brenda çdo viti, zvogëlohet për 60 mijë banorë. Kjo është Murtaja e Bardhë që është duke e ndryshuar strukturën demografike të Ballkanit. Pothuajse tre milionë banorë të Serbisë janë më të moshuar se 50 vjet, ndërsa familjet serbe kryesisht kanë vetëm një fëmijë.

Trendet demografike tregojnë se Serbët tashmë janë në mesin e 11 popujve në zhdukje, popullsia myslimane vazhdimisht në rritje, alarmojnë mediat në Serbi. Serbia, së bashku me Portugalinë, vendet baltike, Rumaninë, Ukrainën gjendet në grupin e 11 vendeve, popullsia e të cilave është gjithnjë në zvogëlim e sipër nga viti në vit.

Raporti i vdekjeve dhe lindjeve në Serbi që nga viti 1956 është i tillë sa që nuk ka as riprodhim të thjeshtë – që fëmijët të zëvendësojnë prindërit e tyre, e që shkakton rënie të vazhdueshme të numrit të banorëve. Përveç Serbisë, popullsi humbin edhe vendet fqinje si Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, ku rritje të popullsisë shënon vetëm komuniteti mysliman.

Në të vërtetë, paralajmërimet, tashmë të njohura të demografëve në Maqedoni, bëjnë me dije se maqedonasit janë “në rrugë” që të bëhen pakicë në shtetin amë. Këto janë argumentet e reja të treguesve të Entit Shtetëror të Statistikave në Shkup. Për herë të parë, që nga viti 1948, kur është bërë regjistrimi i popullsisë për herë të parë si njësi në vete, para dy viteve maqedonasit etnikë “kanë rënë” nën nivelin e 50 për qind të lindjeve. Në Maqedoni janë lindur 11.603 maqedonas, 7.488 shqiptarë, 1,080 turq, 1,226 romë….Madje para disa ditësh nga mjetet e informimit shqip në Maqedoni mësuam se 50% e nxënësve atje janë shqiptarë.

Në të njëjtin vit kanë vdekur 14.213 maqedonas. Sipas statistikave, bëhet me dije se ka 3000 vdekje më shumë se lindje. Vitin e kaluar, sipas treguesve të njëjtë, kanë vdekur 3230 shqiptarë, që është përgjysmë më pak nga shifra 7488 të lindur. Dihet se zyrtarisht shqiptarët ende konsiderohen pakicë në Maqedoni.

Brengë e madhe e Serbisë është edhe fakti se numri i serbëve në Maqedoni është gjithnjë e më i vogël. Lakorja e diagramit, e cila paraqet numrin e serbëve në Maqedoni, sipas demografëve, tregon rënie krahasuese të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni. Në vitin 1994, regjistrimi ka treguar se në Maqedoni kanë jetuar 40.228, ose 2.1 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Ndërsa vitin 2002, në këtë shtet kanë jetuar 35 936 serb që përbën vetëm 1, 7 % të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë. Kështu paraqitej vitin e kaluar kjo çështje në të përditshmen beogradase Vecernje Novosti.

Në lidhje me raportin e Kosovës me vendet Evropiane, Blic para tre dite shkruan: “Numri i lindjeve në shumicën e vendeve evropiane është më pak se dhjetë për mijë banorë. Ndërsa është karakteristike se Kosova, e cila shënon rritje vjetore të popullsisë prej 0,9 për qind, kurse në mesin e vendeve të Evropës Perëndimore janë duke udhëhequr Luksemburgu ( me rritje vjetore të popullsisë – 2,3 për qind), Britania e Madhe dhe Belgjikë (0,6 për qind) dhe Franca (0,5 për qind)”.

Trendët demografike tregojnë se popullsia myslimane është vazhdimisht në rritje. Por disi sikur gjejnë prehje dhe transmetojnë të dhënat se numri i myslimanëve është në rritje jo vetëm në vendet për rreth Serbisë por edhe në botë, duke u thirrur sipas një studimi të ri nga Instituti “Pew” në Uashingtoni.

Nëse trendët aktuale demografike vazhdojnë, Islami deri në vitin 2070 do të jetë feja me popullsinë më të madhe në botë. Vlerësohet se kah mesi i këtij shekulli popullata e përkatësisë myslimane do të rritet në 73 për qind, kështu që do të përbëjë një të tretën e popullsisë së botës. Në disa vende evropiane, duke përfshirë Maqedoninë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, deri atëherë, popullsia myslimane do të përbëjë shumicën. Në Maqedoni, në vitin 2050 popullsia e përkatësisë myslimane do të përbëjë më shumë që 56 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndërsa në B dhe H (duke përfshirë Republikën Serbe), kjo përqindje do të jetë rreth 50, thuhet sipas këtij studimi.

“Arsyeja kryesore e rritjes së popullsisë myslimane është se kanë shkallën më të lartë të lindjeve, me një mesatare prej tre fëmijë për familje, ndërsa të krishterët këtë mesatare e mbajnë në 2,7. Gjithashtu, përqindja më e madhe e popullsisë nën 15 vjeç janë myslimanë, edhe at me 34 për qind. Për më tepër, popullsia e fesë islame do të jetë në 51 vende deri në vitin 2050 do të përbëjnë shumicën e popullsisë, ndërsa 40 për qind e të krishterëve do të   jetojnë në Afrikën Sahariane, “tha Alan Kuperman, drejtor i institutit” Pew ” transmeton gazeta dhe portali beogradas Blic .

Aktualisht, popullata të krishterë me 2.2 miliardë ndjekës akoma prinë e numër më të madh, ndërsa ajo Islami ka 1.6 miliardë.

Megjithatë problemi kryesor i shoqërisë serbe duhet të jetë plakja e popullsisë dhe zhdukja e fshatrave, qyteteve dhe qytezave të vogla.

Mosha mesatare e popullsisë në Serbi tashmë është 42 vjeç, e cila radhitet në grupin e popujve të vjetër.

Prishtinë, 21 prill 2015

Shperndaje ne

The Author

Ismet Azizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.