POEZI MBI DHIMBJEN DHE KRENARINË HISTORIKE SHQIPTARE

ali_aliu

Avdi_ibrahimi

        Shkruan: Avdi Ibrahimi

Vështrim libri Përmbledhja me poezi: “Plaga e pashëruar” e autorit Ali Aliu – Kelmendi, i njohur edhe me emrin Ali Presheva e “Baca Ali” janë poezi të shkruara në periudhën e dy ngjarjeve historike të viteve 1939 dhe 1968, janë dëshmi të shkruara e të përjetuara nga shpirti krijues i një luftëtari, që ishte pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare që nga viti 1941, inkuadrohet nën udhëheqjen e luftëtarëve heronj të popullit: Meto Bajraktari dhe Zejnel Salihut.

Ali_aliu01Më 15 dhjetor të vitit 1951 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Beograd, punësohet në Këshillin krahinor të Kosovës, ndërsa me 5 korrik të vitit 1952, burgoset nga rregjimi titist e dërgoi në burgun e “Goli Otokut” ku do të qëndrojë deri në dhjetor të vitit 1954, pas kthimit nga burgu punësohet në Kuvendin Komunal të Preshevës. Në mesin e vitit 1960, punësohet në Byronë për projektime në Prishtinë.

Më 2 prill 1961 përsëri burgoset dhe dënohet me 8 vjet burg të rëndë, si njëri nga organizatorët e Lëvizjës për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, mbetur nën Jugosllavi, lëvizje kjo që kishte për qëllim ribashkimin e trojeve shqiptare me amen Shqipëri. Pasi kryen dënimin prej 8 vitesh, del nga burgu i Nishit më 3 prill të vitit 1969, pra kjo ishte ajo periudha e pas përfundimit të LANÇ-së, ku krijuesi patriot e veteran Ali Presheva shkroi vjershën e pare të titulluar: “Larg duart” në shkurt të vitit 1939, i nxitur nga tregimi i babait mbi ngjarjet që kishin sjellë coptimin e tokave shqiptare, nga fqinjët sllav, autori mes tjerash në vargun e tij poetik shprehet: Ju gjaksorët t’pansllav-carit, Dhe ju t’Bizmark-prapçit, Edhe ju t’Versajit, Larg duart prej vatanit, Shqipeve t’Ballkanit!

Ky mesazh poetik fitohet nga shkrirja e elementeve historike të kohës së poetit, si motive shënjuese të tradhtisë sllave dhe atyre europiane ndaj coptimit të tokave shqiptare, njëkohësisht kemi dominimin sugjerues të atdhedashurisë, me ç’rast poeti, veteran patriot identifikohet me tërësinë e atëmëmëdhet ShqiperiKosovë, se jeta për te, ka kuptim vetëm të jetuarit e lire në suaza të atdheut shqiptar. Në vjershën tjetër të shkruar në Preshevë, qershor 1942, “Dije” poezi kjo këshillëdhënëse nga gjyshi, Arif Mati, vargu tingëllon fuqishëm: Kur të dëgjosh fjalët: Gazda, gospodin, gospodar, Vladika, vojvoda, kral.

-Dije se ke punë me gjakatar! Vargje këto këshillash të çmuara për sasinë e çfarësinë e informacionit, që pretendon t’i sublimojë impulse ekzistenciale të kohës së vetë autorit. Presheva e tij e dashur dhe tërësia e Trojeve Shqiptare, në vargun e tij poetik, vijnë si një valë e trazuar ne Oqeanin e kujtimeve, lundron pikëllueshëm për ndarjen e tokës stërgjyshore nga grabitësit fqinj që ndanë në pesë shtete trungun e shtetit shqiptarë Shqipërinë. Megjithë këtë dramë e tragjedi kombëtare poetin e ushqen shpresa për ribashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë në të ardhmen.

Në vjershën “Vërejtje për ndërgjegjësim” ka gdhendur vargjet: E nëse vihesh ”n’shërbim” t’Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, Greqisë… U shurdhovsh, u vërbovshë, dalç mendësh,dhe të hëngshin qentë! Këto qortime, mallkime vijnë nga babai i tij Ymer – Efendi Aliu, amaneti ky i babit që kishte vetëdije të lartë morale e kombëtare dhe njerëzore, pas gjithë atyre dramavae e tragjedive që kish përjetuar nëpër shekujt e përgjakur populli shqiptar, retorika poetike e autorit të kësaj përmbledhje poetike është temë që dominon në këtë vëllim libri, është fati i keq i popullit shqiptar, i atdheut të tyre të ndarë në pesë shtete, është barrë e rëndë për atdhedashësit, është një lloj vdekje për së gjalli, megjithëse nga thellësi e shpirtit e ushqente vazhdimisht shpresa për një jetë të lumtur pas lirisë, i shkëndijonte në shpirtin e tij krijues një lloj drite të cilët fanarët e mbarëshqiptarisë nuk kursyen as jetën, ndërsa pjesë e kësaj veprimtarie patriotike atdhetare ishte edhevetë Bacë Aliu, i cili na jepë porosi të qartë që mos t’i shërbejmë në asnjë mënyrë flliqurinat antishqiptarë.

Pra poeti i mbetët vetëdijëshëm fatit, se Shqipëria është shënjtëria për të, që nuk e ndërron me asgjë tjetër, edhe sikur t’i jepnin floririn e gjithë botës, të cilën Shqipëri e done të pastër, ku shprehet mu ashtiu sikurse Sami Frashëri në veprën e tij: “Shqipëria ç’kaqenë ç’është e ç’do të bëhet?” Bacë Aliu në poezin e tij: “Si do të jetë Shqipëria” (Në frymën e Konferncës së Bujanit) shprehet: Shqipëria do të jetë: Pa okupator, fashist dhe nazistë, Pa tradhtar, esadistë dhe zogistë, Pa shfrytëzues begler dhe agallarë, Pa t’shitur për funte-arë kapedan e bajraktarë!

Tabllo kjo që tregon se të gjithë luftëtarët heronjë të rënë për liri e të drejta kombëtare e duan Shqipërinë e lire sovrane dhe të bashkuar, pa pushtues e tradhtar, pa shfrytëzues të jashtëm e të brendshëm. Kjo është e kaluara e poetit, sa jetë e dhimbshme ishte për të, për shokët e luftës të rënë në altarine lirisë, si Meto Bajraktari, si Abdullah Krashnica – Presheva, të Omer Çërkezit të zhdukurnë burgun famëkeq të “Goli Otokut” nga kriminelët gjakpirës jugosllavë, njëkohësisht kjo ishte e kaluara e tij e dhimbshme por edhe krenare në të njejtën kohë.

Ku poeti shpërthen me vargun e tij te vjersha: “Rrëfimi i ndërprerë” ku i kushtohet patriotit Omer Çerkezit, që gjakpirësit jugosllav pasi e torturonin me vdekje të burgosurit shqiptarë në qelit e burgut ushtronin edhe dhunë psiqike duke i fyer jashtëzakonishtë rëndë: Trokitnin, bubullonin, Qeshnin,virrnin, qanin, Këndonin, kërcënonin, Dhe tërboheshin shanin: -Nënën e Enverit Edhe t’Ilirit autokton, Edhe fëmijën e djepit, Edhe atë në embrion!… Poeti e kujton të kaluarën e mundimshme, edhe pse të shkruara mbi gjysëm shekulli më pare, ato tingëllojnë në meditimet e tij, teksa trajtojnë edhe problemet e kohës së kaluar, po edhe të kohës sonë. Në disa prej këtyre poezive vërehet ndikimi i poezisë së rilindasëve tanë të shquar të letrave shqipe, siç tingëllojnë disa nga vargjet ironi e satira fishtiane, por edhe sulmi e sfida e poezisë së Fan.S. Nolit.

Kjo veçanti vërehet te poezit: “Dimri i 1956-ës”si dhe “Kujtesa mbi humanizmin” ku shpërthen vargu pas demostratave të vitit 1968, që kumbon vargu poetik: Vdekje pushtimit: -Vdekje fajtorëve të robërisë! Vdekje vdekjes: -Vdekje vrasësve të fëmijëve shqiptar!

Për hater të jetës: -Do t’ju mposhtim poashtu dhe lakej barbarë! Poezi kjo e shkruar në burgun e Nishit, dhjetor 1968, gjatë leximit të 14 poezive, lexuesi ka çka të lexoj,, e çka të kuptojë të vërtetën se na duhet sikur buka e uji ribashkimii Shqipërisë kjo është plaga e pasheruar mbarëshqiptare që ende na dhembë, e kullon gjak!

ali_nenshkrimi

Padyshim se letërsia shqiptare, e në veçanti poetika jonë kombëtare i është shtuar një vëllim libri, të një thesari të mrekullueshëm, që na ka mbetur si amanet t’u përcjellim brezave vjersha nga dietari, luftëtari, veterani patriot, Ali Aliu – Kelmendi. Për sa kohë që dëshmitë historike për të kaluarën tone të lavdishme do të ekzistojnë, ato do të flasin, për luftëtarin, veteranin, patriotin, poetin, Bacën Ali, për pastërtinë shpirtërore atdhetare, për besimin e tij të patundur, se ribashkimi i Shqupërisë një ditë ka për të ndodhur realisht, virtytin dhe devotshmërinë e Ali Preshevës, e të ndjekësve të idealeve të tij, do ta mbajnë gjithnji të gjallë kujtimin e veprës dhe jetës së tij të lavdishme.

Biografi e shkurtër Ali Aliu – Kelmendi (i lindur më 22 qershor 1924 në Preshevë, u varros me nderime të larta atdhetare më 26 prill 2010 në varrezat ne Prishtinë) ishte një shkrimtar, ekonomist, mësues, aktivist dhe i burgosur politik  shqiptar i cili i kaloi më se 10 vjet burg për kundërshtimin që i bëri diskriminimit të shqiptarëve në Jugosllavi si dhe për angazhimin e tij për Bashkim Kombëtar të shqiptarëve. Ai ishte i njohur si një njeri i rezistencës përgjatë tërë jetës së tij, e poashtu njihej edhe si një ndër ekonomistët e parë të Kosovës dhe si shkrimtar.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

1 Comment

Add a Comment
  1. …Dhe, mjerisht kjo plagë e pashëruar për ne shqiptarët dhe shqiptaret e Shqipërisë Natyrale, që me dhjetëra, qindra e mijëra u flijuam për të lartat ideale njërëzore dhe arbërore;-ende vazhdon;-në të kaluarën, ishte tragjike që, këtë plagë shekullore që dikur e hapnin nuk e lënin të shërohej, armqitë dhe tradhtarët me damkë e pa të, spiunë dhe spiune-të hapura e të maskuara; ndërsa, tani është tejet,-tejet tragjike që, këtë plagë të pashëruar, pra RIBASHKIMIN kombëtar, po e pengojnë të liqtë, demonkratë e demonkrate, tradhatarë e tradhtare,-titiste e rankoviqiste, renegatë e renegate, me ide nihiliste dhe fashiste,-zuzarë e zuska, me politika mashtrimesh nga lakmitë dhe nga frika; të përdalë e të përdala, popullin nuk po e lënë dot, të ecë përpara, por, me riciklime vendnumërime,-po e shpiejnë në gremina dështimesh e prapakthimesh historike, po na sjellin sërish vite të errëta me kohëra të liga! ! Zgjohu Shqipëri!
    Qëndro shqiptar!…
    Lavdi veprës heroike të poetit revolucionar, Ali Aliu-Kelmendi!
    Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.