Çlirimi i Shqipërisë “Pengmarrje e Historisë”

Stilolapsi

Msc.Lulëzim CUKA

     Nga: Msc. Lulëzim CUKA

“Pena e shtrëmbët” e injorancës, paditurisë apo nga devijimi i së vërtetës për interesa individuale apo një grupi të caktuar njerëzish duhet të jenë të hapura për interpretim dhe pasqyrimin e saj: ashtu siç ka ndodhur-duhet të jetë, duke bërë që ajo të fitojë atë dimension që do të jetë i aftë të përqafojë të vërtetën e historisë, në mënyrë që e shkuara e saj, të mos cënohet prej së sotmes dhe e ardhmja të flas me gjuhën e së vërtetës.

Nëse një gjë e tillë lihet pas dore sot, është i pashmangshëm rezultati i devijimit të historisë nga rrënjët dhe thelbi konkret i sajë, kudo ku shakaqet lihen pas dore, është tërësisht jo korrekt të mëndohet se do dalin në pah rrjedhojat e historisë. Historia jonë është mohuar, vjedhur dhe keqshkruar dhe sot gjendet mbi dhe, ajo e vërtreta dhe faktike është e zhytur nën dhe, dhe nën ujë. Ndaj sot historia e popullit shqipëtarë duhet të flas shqip nga historian dhe akademik.

Te shumica e njerëzve tashmë mendimi sundues është se shtrembërimet që i janë bërë historisë janë aq të mëdha sa që ndërhyrja është e domosdoshme dhe duhet bërë sa më parë. Dhe ka jo vetëm shtrembërime por dhe pasaktësi e amatorizëm, ashtu siç ka dhe prapambetje ndaj kërkimeve të kohës dhe përdorime dokumentacioni të superuar. Gjatë një periudhe të tillë, shtylla e shkencës dhe e dijes nuk janë në gjëndje të çlirohen nga pengu i ideologjive të veçanta, si pasojë arsyeja dhe e vërteta janë të dënuara në qelinë enigmatike të ërrësirës akademike.

Me rishkrim në asnjë rast nuk duhet kuptuar përdorimi i kritereve të deridjeshme por i kritereve të mirëfillta shkencore si dhe shfrytëzim të plotë të burimeve, dokumentacionit historik dhe studimeve më të fundit, gjithnjë të para me objektivitet dhe paanshmëri politike. Ajo çka duket se ende mungon është shtytja e brendshme për kërkimin e të vërtetave nga drejtuesit dhe studiuesit në organikë si dhe organizimi më i mirë i forcave, mundësive dhe energjive .

Mirëpo, duhet të pranojmë me keqardhje se institucionet e specializuara, institute dhe katedra, historianë dhe studiues, ende nuk po i futen punës me këto synime, në mënyrë të planifikuar dhe të programuar.Shkaqet, përgjithësisht, janë të kuptueshme; janë shumë nga këta studiues që e kanë bërë “historinë” deri më sot dhe që tani, kane mbajtur anshmeri politike.

Përkthimi dhe botimi i një sërë veprash të periudhave të ndryshme të historisë së Shqipërisë nga studiues dhe udhëtarë të huaj po kompenson me shpejtësi atë mungesë dhe heshtje gjysmëshekullore të kohës së diktaturës komuniste. Përzgjedhja, në shumicën e rasteve , është cilësore por ka dhe shmangie nga ky gjykim, ashtu siç ka dhe përkthime amatoreske dhe libra pa vlerë të mirëfilltë shkencore, apo të superuara.

Megjithatë, duhet të themi se ka ende studime e monografi që duhet t’i jepen publikut të interesuar shqiptar për shkak të vlerave të tyre shkencore dhe materialin që botojnë. Librat për Shqipërinë dhe shqiptarët nga autorë të huaj mund t’i ndajmë në dy kategori: botime për lexuesin e zakonshëm perëndimor, që zakonisht kanë karakter përshkrues; nisin nga e kaluara historike, përmbajnë edhe pak gjeografi, pak informacion kulturor dhe artistik , por që shërbejnë edhe si guida turistike.

Në këto vepra mund të qëmtosh pak informacion dhe fakte të reja ndryshe nga botimet e mirëfillta shkencore, akademike që janë fryt i një pune dhe hulumtimi të gjatë. Duhet të jemi të sigurtë se çrrënjosja e të pavërtetës, e cila e vendosi veten në kopertinën e historisë i dha asaj kotësinë dhe pafrytshmërinë që ka përfituar nga mungesa e së vërtetësë, dhe sot e pavërteta qëndron në pjedestalin e historisë si e vërtetë. Ndaj historia jonë duhet të flas me gjuhën tonë SHQIP.

Shperndaje ne

The Author

Lulëzim CUKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.