Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- Arrestimet

Flamuri_yne02

Mbrëmë e pashë një ëndërr
 që njerëz të hijeve dhe territ
 dy dhëmbë m´i arrestuan
 gjuhën ma burgosën, trupin
 ma rrahën, e thanë mos fol
 N´atë ëndërr me disa beteja
 tek po pija birrë me Homerin
 në një pijetore të Prishtinës
 vrasës të nënhijeve,e pusive
 edhe Homerin e këcënuan
 Në atë dramë të gjumtë të
 ëndrrës, buzët më digjeshin
 kraharori i tëri m´ishte tym
 e gjaku në trup luftonte të
 mos vdes, kërkonte fjalën time
 N´atë ëdërr-betejë për lirinë
 ata kërkonin të arrestonin
 luftëtarët e popullit për liri
 dhe s´lanë vend pa bastisur
 N´atë kryengritje të ëndrrës
 doja çlirimin e fjalës së lirë
 lirimin e dhëmbit t´arrestuar
 drejtësinë e vënë në pranga!..

Rrustem-Geci

Rrustem Geci –

Dortmund, 2015

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.