Popullit që flenë i vidhet historia

ferri_arifi1

Fahriu_reja01

       Nga: Fahri Xharra

Jemi në një kohë të thyerjeve të mëdha morale në kombin tonë . Nuk e di , e rastësishme apo e përgatitur ? Asgjë nuk është e rastit . Ekstremi fetar jo vetëm që na e morri fytyrën në arenën ndërkombëtare por na shkakton edhe dëme të mëdha morale e historike me një qëllim humbjen e ardhmërisë së një kombi të vjetër , në mos më i vjetri në Europë.

Edhe turku edhe serbi ,për kundër shkatërrimeve që na i kanë bërë gjatë shekujve , së paku unin , moralin dhe kombin nuk kanë mundur të na zhbëjnë . Sot jemi dëshmitar dhe e sytë tanë po e shohim shkatërrimin dhe heshtim. Jo vetëm që heshtim ndaj kësaj furtune por çirremi me zë të lartë edhe ndaj vetvetes sikur duam t`i kërkojmë zotit llogari pse na e fali vjetërsinë historike. Dhe , të pa origjinët nuk po kursejnë as para , as mund e as shkencë

Kush po i largon gurët e varreve nga xhamitë e Kosovës ? fill pa çlirimit na mbërrin dijetarët turko arab dhe me parat e tyre ne e bënë lëmsh moralin tonë kombëtar . Ata erdhën këtu me shumë qëllime. Atë, që serbëve iu ka ikur pa e shkatërruar me shekuj ; ne me ndihmën e ardhësve të rinj iu mundësuam.

Xhamitë tona zakonisht kishin edhe oborret e tyre me varreza shumë të vjetra ; e mbi ato varre gurët me gdhendje dhe shkrime të ndryshme romake apo osmane : por që e shënonin një kohë. Por kishte edhe më të vjetra se romake dhe osmane ,kishte edhe asi gurë që shkruante historia e vjetër, Edhe ne kohërat e kaluara ne kishim njerëz të mençur që përkundër dhunës dhe robërisë dinin te ruanin diçka nga e kaluara e largët . Ishin gurët e varrezave që e fshehin një të kaluar , që mos t`i binte në sy pushtuesit.

ferri_arifi1

                            Foto nga Feri Arifi

Shikoni këtë foto:ky gur është në oborrin e një xhamie në tokat shqiptare ; nuk po tregoj se ku , por ai është shumë i lashtë. Ai tregon diçka ,por duhet t`i japim gjuhën që të flet .

Guri nuk flet , por ne flasim për te ; por ne nuk i japim mundësi që ai apo ata gurët e larguar nga varret e xhamive të na e tregojnë të vërtetën tonë .

Me porosi të kujt u larguan gurët e varreve nga oborret e xhamive tona , po u pyetur asnjë institucion shkencor i yni ? Por edhe pyetje tjetër , kemi ne institucione shtetërore ?

Fahri Xharra

07.12.15 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Respekt maksimal Zoteri XHarra per punen tuaj
    per ngritjen e zerit te ndergjegjes kombetare e njerezore ne shpirtin tone te cfilitur nga furtunat armiqesore te brendshme e te jashtme.
    Ju deshiroj pune te sukseshme dhe te palodhshme per Kombin tone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.