Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci-“HIMN PËR ATDHEUN”

hymni_per_atdheun

 

 Kosovë, të këndoj  me gjuhën  më  të
 parë  të  tokës,  me  gjuhën  e  njeriut
 tonë , me  gjuhën, pellazgo-shqiptare
 me gjuhën shqipe që  e fliste Homeri
   
 Nuk ka një gjuhë  tjetër  perëndie, sa
 shqipja jonë, sa gjaku  i  saj gjuhësor
 sa dielli ynë dhe  hëna  shkëlqimtare
 sa katër elementet krijuese të natyrës
  
  Kosovë, muzë me gjijë të erës, muzë
 me ëndërr në shpirt, t´i je koha; dritë
 t´u  bëftë  gjaku  gjuhësor  i  shqipes
 dritë t´u  bëftë  gjaku  shkrimor  i  saj
    
 Jam në kodër t´Arbërisë në Prishtinë
 ndryshimi tash s´ është  i  pamundur
 të kaluarën e keqe e kemi përmbysur
 qëllimi ynë kurrë  s´ka qenë më afër  
  
 Shqipëri  e të gjithë shqiptarëve, ecë
 bashkoj tokat e  tua  të  pabashkuara
 Ore, marsho në udhën e popullit tënd
 hap udhë, të  gjithëve na ke te himni!..

Rrustem-Geci

Rrustem Geci –

Dortmund, 2015

 Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Shperndaje ne
Updated: 18 Dhjetor, 2015 — 07:36

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

2 Comments

Add a Comment
  1. shum e bukur kjo poezi o shkrimtar RRUSTEM GECI

  2. Fatjona, falemnderit! Qofsh e uruar përherë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.