EMRI I DARDANISË

01Emblema_e_dardanise_BSHNë studimet gjuhësore të Profesor Çabejt

(Nën përkujdesin e Fahri Xharrës)

Akademik_cabej01

   Prof. Dr. Begzad Baliu

Emri i Dardani, dardan, Dardan është njëri nga toponimet, etnonimet, fitonimet dhe antroponimet antologjike të gjuhësisë historike e të sotme shqiptare. Në gjuhësinë shqiptare emri i Dardanisë (kryesisht në kontekst të njërës prej krahinave të Ilirisë), është përfshirë në shtresën t toponimisë së antikitetit shqiptar, si Albanoi, Dalmatia, Dimallum, Ulcinium, Scardus Mons, Naissus etj., zgjidhja etimologjike e të cilës, në vija të përgjithshme është kryer nga Zef Skiroi (1836), edhe pse gjuhësia evropiane përgjithësisht dhe ajo shqiptare veçanërisht, vazhdon që këtë meritë t’ia njoh Hahni . Ky studiues i shquar emrin e krahinës ilire të Dardanisë e barazoi me emrin e dardhës. Për më shumë se një shekull e gjysmë, në thelb ky barazim nuk është lëkundur deri më sot. Vetë zhvillimi i gjuhësisë historike ka bërë që në njërën anë kërkesa për një relativizim të pjesshëm apo të plotë të mos mungojë, në anën tjetër, edhe mbi këtë bazë janë zgjidhur probleme qoftë të brendshme të shqipes, qoftë në krahasim me gjuhë të tjera të familjes indoeuropiane.

Kjo është arsyeja pse gjuhëtarët e sidomos historianët e shekullit XX, emrit të Dardanisë, si edhe toponimeve Dalmaci, Dimalum, Ulcinium etj., i janë qasur pa kompleksin e diskutimit të prejardhjes së etimologjisë së tij, jo vetëm në botimet akademike por edhe në tekstet shkollore, madje edhe pa referencën e domosdoshme të studiuesit apo studiuesve që i kanë sjellë këto përfundime.

Emblema_e_DardaniseInteresimi i Eqrem Çabejt për emrin e Dardanisë në studimet e tij ka qenë i veçantë dhe i shpeshtë. Emri i Dardanisë është bërë temë trajtimi dhe analize në fushë të leksikut (për emrin e dardhës), në fushë të toponimisë (emrin e Dardanisë dhe etnonimit dardan), në disa çështje të zhvillimit të brendshëm të historisë së shqipes, në zgjidhjet gjuhësore, kryesisht etimologjike të gjuhësisë indoevropiane, në gjetjen e konkordancave ndërmjet shqipes dhe gjuhëve indoevropiane, në hulumtimin e elementeve të shqipes prehistorike etj . Duke vjelë, një literaturë të pasur në fushë të gjuhësisë, të historisë, të etnografisë, të arkeologji etj.,

RomanDardaniaMoesiaSuperior1

Eqrem Çabej studimet për ermin e krahinës ilire të Dardaninë, etnonimin dardan dhe fitonimin Dardhë i ka zgjeruar në disa drejtime dhe në disa fusha të dijes .

1. Historia
Në literaturën historike sot është pranuar përgjithësisht se Dardania është njëra nga krahinat ilire, pjesa qendrore e së cilës sot njihet me emrin Kosovë, ndërsa etnonimi dardan, njëri prej fiseve ilire. Eqrem Çabej, duke u nisur nga një numër antroponimesh (të vetmet dëshmi gjuhësore sot për dardanët dhe Dardaninë), konstaton se «emrat e personave: Bato, Dasius, Epicardus, Longarus, Messius, Plannius, Turellius, çojnë në trevën gjuhësore të ilirëve, veçanërisht emri i fisit me atë të mesapëve (Calabri), ndërsa ne e ndërlidhim edhe me fisin Galabroi, fis që banonte në krahinën e sotme verilindore të Kosovës, Gallapit ; po me anë tjetër, vazhdon Profesor Çabej, emra të tillë si Auloparis, Auluzon, Bitus, Dizo (…) shpien në trevën gjuhësore të trakasve» , praj nga ne këtu mund të sjellim disa përfundime:

• Së pari, aspekti organizativ: Dardania ishte një mbretëri me ndikim politik dhe ushtarak shumë të ulët. Mendimi i tij provohet edhe nga Aleksandër Stipçeviq, i cili nga ky aspekt ka konstatuar se “roli politik dhe ushtarak i dardanëve rritet vetëm mbasi keltët sulmojnë maqedonët” , e kjo ndodh pas shekullit IV-III para erës së re;

• Së dyti, pozita etno-gjeografike: sipas Çabejt, duke qenë në kufi me trakët dhe me një pasuri të dukshme emrash trakë gjatë epokës greko-romake, “si në pikëpamje gjeografike ashtu edhe në atë etnike dardanët kanë pasur një pozitë të ndërmjeme, ndërmjet ilirëve dhe trakasëve” ;

• Së treti, aspekti gjuhësor-onomastik: Sipas Çabejt “tema Dard- në onomastikën e kohës antike ka qenë e përhapur përtej caqeve të trevës dardane dhe të trevës dardane-trojane. Ajo na del me një anë te Dardas, emri i një «praetor epiratrum’, te , emër i shpeshtë princash makedonë-elimiotë, bashkë me emrin e një qyteti të trevës elimiote, me , në Tesali, në ishullin Lesbos, më anë tjetër në truallin italik, në Apuli, si emër i një populli Dardi të Daunëve, si emër krahine Derdensis, dhe si emër i një qyteti . Sufiksi –ano në Dardanus Dardania (…) ka qenë i përbashkët për shumë gjuhë indoevropiane» .

Tash së fundi studiuesi Qazim Lleshi, një gjurmues i pasionuar i studimeve ilire ka sjellë një pasqyrë të pasur antroponimesh ilire, apo sikur shkruan autori emrave vetjakë të ilirëve . Në këtë vëllim shihet një pasqyrë e rëndësishme e antroponimeve tipike dardane, sikur janë emrat e mbretërve dardanë dhe familjeve të tyre, emrat e njerëzve të shquar, ushtarëve, emrave të zotrave të tyre etj.

Antropinimi Andia(f), paraqitet në zonën e Kosovës e të Maqedonisë, si Andiae Dassi, por gjendet edhe në Siujdhesën e Apenineve. Në trajtën e gjinisë mashkullore, Andin-i, sipas Anton Mayer është gjetur në Kaçanik të Kosovës .

Antroponimi Bardhyl, është emër i mbretit dardan, ndërsa toponimi Dardan-i, sikur mund të kuptohet është emër që rrjedh nga fisi ilir i dardanëve. Autori tërheq vërejtjen se edhe ky emër është shumë i përhapur në Evropën Juglindore, madje edhe jashtë saj.

Antroponimi Kalsina, sipas Fanulla Papazogullit është “emër femëror që u përket emrave ilirë të gjetur vetëm në Dardani” .

Antroponimi Kito dhe trajta e tij Kotaj, është emër i rëndësishëm për dy arsye: për faktin se përveç në Dardani, sikur mendon Fanulla Papazogulli, ky emër gjendet edhe në mesin e emrave trakas.

Antroponimi Monun, është emër i dy mbretërve iliro-dardan . Nanea, dhe Pasia, janë emra shumë të përhapur te fisi i Pirustëve. Summ-i, del emër i një ushtari dardan; Sausa dhe Sitë, u gjetën në Rahovec. Studiuesi Lleshi beson se ndër shqiptarët është ruajtur te patronimi Shita , ndërsa ne besojmë se më afër mendsh është që kjo trashëgimi të kërkohet te emri i Sutës, mëshqerrë e re apo te mikrotoponimi i trajtave të ndryshme që shoqërohet me emrin e Sutës;

Pirust, është “gjetur midis minatorëve ilirë nga Dalamacia, të cilët në epokën e pushtimit romak ishin të angazhuar në shfrytëzimin e minierave të arit në krahinën e Dakisë antike rrëzë Karpateve perëndimore” . Më tej autori shënon edhe emrin e mbretit ilir Pirustae. Më parë se sa një emër vetjak ilir, te këto dy antroponime ne gjejmë edhe njëherë një lidhje të vjetër dhe të dyfishtë të Dardanëve, si dardanë në traditën popullore dhe si Pirustae në traditën shkrimore të pushtetit romak. Prandaj, ne besojmë se fjala është më shumë për etnikun e ushtarit e jo për emrin vetjak, gjithashtu të mundshëm si kuptim të parë të tij. Sikur është thënë edhe më parë, edhe këtu lidhjet ndërmjet një etniku Dardan dhe të një toponimi Pirustae, të ruajtur në Kosovë si toponim Qafa e Prushit edhe këtu nuk kanë pse të vihen në dyshim.

Vanno, është antroponim i gjetur në hapësirën e rrënojave në Ulpianë. Një emër i kësaj rrënje është edhe emri Varan-i, emër i një ushtari që shërbente në kohorten Dardane, e që sipas Fanulla Papazogullit, është emër iliro-dardan, i cili nuk haset jashtë Dardanisë, sikur edhe emrat vetjak të kësaj zone: Varania dhe Varanila. Emrat vetjak Vendo dhe Vendon u gjetën edhe te ilirët e Italisë, por arkeologu i njohur Hans Krahe mendon se Vendo, Venndo është emër tipik i ilirëve të Ballkanit. Për këtë trajtë antroponimike, afër së cilës besoj se është edhe emri Venet, Schulze, mendon se ka prejardhjen nga trajta pararendëse etruske “venate” . Po ky autor edhe për emrin vetjak Vakon, mendon se vjen nga një “Vaconnius”, i prejardhjes etruske, pra ndërlidhet me pellazgët e stërlashtë” (133);

Vazhdon pjesa e II-të

Shperndaje ne

The Author

Begzad Baliu

4 Comments

Add a Comment
  1. emri Dardani/ia,nuk ka lidhje me pèmen e dardhès as me kultivimin e saj!Kushdo qè t’a ketè thènè e ka nisur e bitisur gabim!Edhe i madhi etimolog,çabej,ka gabuar ! Duke ju drejtuar njè tè huaji si Haan,ka pèsuar iluzionet e dhèna nga njè pasqyrè e shtrèmber!

    1. Si duket Dardanet rrjedhin nga Dardanelet dhe pas ramjes se Trojes (reth 1200 vjet para krishtit) keta u shperngulen ne Balakan dhe kjo pjese e balakanit, me vone sipas tyre ka marre emrin Dardani. Prejardhja Dardani nga fjala dardhe mua nuk me duket aspak e akceptueshme dhe mendoj qe dikush eshte munduar qe te jep nji kontribut historise me (pa)fantazin e tije por sa ka arijte?, nuk e dije per mua kjarte jo.

      1. Ti spske ludhje me kokën. Se pari lexije Elena kocaqin e tan fol o tul.

  2. Emri dardan , si te gjitha emertimet e tjera pellazge, eshte nje fjale e formuar nga perngjitja e dy fjaleve pellazge: dar – dan. Fjala e pare dar ka dhene ne shqip fjalen dardh, kurse fjala dan ka dhene ne shqip foljen ndan, te trajtes se gegenishtes m dan.Kuptimi nga keto dy fjale del : ndan dardhe. Si duhet kuptuar ky emertim ? Qe dardania ka qene prodhuese e sasive te medha dardhesh, e provojne fakte historike, por c ‘ kuptim ka qe kane ndare? Ka vend per komnte. Vetem se nuk do quajtur cudi emertim i tille per ndarje dardhesh, pasi ne lashtesi emertimet jane bere mbi baze te vecorive te fiseve te ndryshme.

Lini një Përgjigje te Kin Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.