Zgjate dorën e vëllazërisë ,or shqiptar !

fishta_feja_shqiptare

fahri_xharra_webZgjate dorën e vëllazërisë ,or shqiptar ! Letra ime iu drejtohet shqiptarëve musliman të Maqedonisë, me një luetje që më në fund të gjithë të kuptojmë se jemi musliman me fe e nuk jemi me ideologji islamike ; jemi të ngashnjyer , jemi të mashtruar nga ata që iu intereson humbja e jonë në detin e zhdukjeve si komb.

“Baba im, prof. Jakim Sinadinovski më ka thënë se ne jemi shqiptarë. Unë e bëra timen, pas shumë hulumtimesh, i gjeta rrënjët dhe iu shpagova babait tim”, ( Branisllav Sinadinovski ).

Pse shqiptari musliman i Maqedonisë të kërkon rrënjet e veta në Turqi ; pse shqiptari musliman të bje pre e mashtrimeve të llojit të Jakup Asipit. E dini ju se kush ishte ai ? E dini ju se kujt i shërbente ai ? Pse shqiptarët të mashtrohen pas mjegullave fetare që ai i përhapte në botën tonë ashtu të urrejtur. Shqiptarëve musliman të Maqedonisë askush nuk iu thotë që ta harrojnë fenë e tyre ; por mos të mashtrohen që ta harrojnë kombin e tyre . Edhe shqiptari katolik edhe ai ortodoks i Maqedonisë flet shqip ! Shqip pra, gjuhën e të parëve tanë; gjuhen që e fliste edhe Homeri edhe Odiseu edhe Pirro Burri    edhe edhe Leka i Madh edhe Skënderbeu edhe Hoxhë Voka i Dibrës edhe Nënë Tereza e Shkupit . Vetëm pak vëmendje: “ Ideja e formimit të Kishës Ortodokse Shqiptare është vlerësuar si një “projekt shovinist politik” nga peshkopi Timotej nga Kisha Ortodokse Maqedonase. Në një deklaratë për “Dnevnik”, siç e transmeton © Zhurnal.mk, peshkopi thotë se ideja është një projekt politik, nacionalist dhe shovinist, por edhe një aventurë joserioze. Vlerësimet e ashpra ndaj kësaj ideje janë bërë pasi ajo u njoftua të premten nga profesori universitar Branislav Sinadinovski.” Po pse ? pse sllavët i frikohen kësaj nisme ?

Pse askush nga sllavët nuk e refuzon ndërtimin e asnjë objekt të kultit musliman; sepse me atë , ata e shohin që në një të ardhme jo fort të largët t`i sjellin shqiptarët musliman të Maqedonisë në të njëjtën gjendje komb-mohuese si shqiptarët e Sanxhakut !

“Askush nuk ka nevojë të ketë frikë nga formimi i Kishës Ortodokse Shqiptare, aq më pak Kisha Ortodokse Maqedonase. Sepse formimi i saj mundet veçse të lehtësojë procesin e zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet sot kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase”, tha Sinadinovski për 24Vesti.”   Sinadinovski e tha kështu,por ata ia kanë frikën Kishës Ortodokse Shqiptare të Maqedonisë; sepse aty do të predikohej shqip ; aty do të lutet zoti shqip !

Sipas tij, formimi i Kishës Ortodokse Maqedonase është ëndërr e rilindësit shqiptar, Josif Bageri, përmendorja e të cilit pritet të vendoset së shpejti në zonën qendrore të Shkupit.

E dini që për fat të keq politikën asimiluese  ndaj shqiptarëve ortodoks e ndoqi edhe pushteti i Maqedonisë së sotme. Ploja e jetës së vështirë për shqiptarët ortodoksë në tokën e vet etnike nuk ndryshoi aspak,ndonëse në pushtetin e ri nga ,,serb,,tashti u bënë,,maqedonas,, dhe në vend të serbishtes filluan të mësonin maqedonishtën. Regjimi maqedonas çështjen shqiptare ortodokse e bëri tabu,ku askush nuk guxonte të bënte fjalë qoftë edhe në rrethanat e ngushta familjare. Pra Kisha Ortodokse Shqiptare do te fliste shqip dhe do të shpëtonin edhe ata 300 000 shqiptarët ortodoks të mbetur ,që të mos asimilohen Shqiptarët musliman e kanë për detyrë kombëtare historike që ta zgjasin dorën e vëllazërisë me shqiptarët ortodoks. Po ju shqiptarë musliman të Maqedonisë ,shqiptarëve ortodoksë u duhet thënë për çdo ditë e vërteta se ata janë mashtruar me skanarët e regjiemeve antishqiptare serbo-maqedonase,sepse kombin e bëjnë gjaku i njëjtë,gjuha ,traditat,doket,zakonet,folklori e jo besimi fetar.

Trysnitë politike krijuan vijat e ndarjes në mes shqiptarëve myslimanë dhe ortodoksë si dy ,,entitete,,të ndryshme pa guxuar të flasin dhe të dalin në mbrojtje të kauzës kombëtare shqiptare .Orët historike shqiptare në Maqedoni tregojnë se skenarët e asimilimit dhe të denigrimit për shqiptarët ortodoksë si dhe atij musliman deri në shkallë të popullit të ndaluar po zgjat tash e nëntëdhjetë vjet dhe është duke e bërë të vetën. Mos të harrojmë se me humbjen përfundimtare të shqiptarëve ortodoks ; edhe për ju shqiptarë musliman të Maqedonisë do të ju pret fati i Sanxhakut

Është detyrë kombëtare e historike për çastin aktual,që inteligjencia shqiptare,bota akademike,universitare,partitë politike,institucionet fetare,shoqëria civile dhe bashkësitë fetare në Maqedoni të ngrejnë zërin se nuk është ende vonë të dalin në mbrojtje të çështjes shqiptare ortodokse me shenjën e saj dalluese të kombësisë dhe pjesë e popullit shqiptar të ndaluar e të asimiluar padrejtësisht. Zgjate dorën vëllazërore se armiku i kombit ju do të ndarë !

Fahri Xharra 25.12.15 , Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 25 Dhjetor, 2015 — 14:59

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.