Carl G. Jung: Koncepti i pavetëdijes kolektive

Carl_G_Jung

Përgatitur nga Majlinda Cami

Pavetëdija kolektive është një pjesë e psikikës që negativisht ndoshta dallohet nga pavetëdija vetjake, nga fakte të ndryshme nga kjo e fundit, ajo nuk ia detyron ekzistencën e vet përvojës personale dhe rrjedhimisht nuk është një realizim personal. Ndërsa pavetëdija personale përbëhet kryesisht nga gjëra të ndërgjegjshme, që kanë nga ndërgjegjja duke qenë të harruar ose të shtypura, mjetet e pavetëdijes kolektive asnjëherë nuk futen në ndërgjegje. Në këtë mënyrë ato asnjëherë nuk kanë asgjë një realizim individual, por ia dedikojnë ekzistencën e vet vetëm trashëgimisë. Nëqoftëse pavetëdija personale përbëhet më së shumti nga komplekset, përmbajtja e pavetëdijes kolektive në thelb është paracaktuar nga arketipat. Koncepti i arketipit që është lidhje e pandarë e idesë së pavetëdijes, tregon për ekzistencën në shpirt të formave të caktuara, të cilat, duket, sikur gjenden gjithmonë dhe kudo. Studimet në mitologji i tregojnë simptomave: në psikologjinë e bazave primitive i përshtatet “përfytyrimit kolektiv” kurse në fushën e drejtimit fetar të krahasuar ishin përkufizuar si “kategori të imagjinatës”. Adolf Bastian prej kohësh i ka quajtur ato si “elementare” të “imagjinuara”. Nga këto referime duhet të jetë mjaft e qartë se ideja ime e arketipit është tekstualisht si forma pararendëse ajo nuk qëndron në vetmi të plotë, por përbën në vetvete diçka të njohur dhe të kuptimshme në fusha të tjera të dijes.

Si rrjedhim, teza ime është e tillë që përveç vetëdijes sonë të drejtpërdrejtë e cila ka plotësisht natyrë vetiake, siç na duket ne, është e vetmja e dhënë nga psikika në mënyrë empirike, madje edhe nëse e bashkojmë si shtojcë pavetëdijen kolektive, ekziston një sistem i dytë psikik që ka një natyrë kolektive, universale dhe jo individuale, që identifikohet tek të gjithë individët. Kjo pavetëdije kolektive nuk zhvillohet individualisht, por trashëgohet. Ajo përbëhet nga forma paraardhëse, arketipat që vetëm në një formë të dytë bëhen të ndërgjegjshme dhe i japin një formë të caktuar elementëve të psikikës.

  1. Kuptimi psikologjik i pavetëdijes kolektive

Psikologjia mjekësore e rritur nga praktika profesionale këmbëngul në natyrën personale të psikikës. Kam parasysh këndvështrimet e Frojdit dhe Adlerit. Kjo është psikologjia e individit, faktorët etiologjik dhe shkaktarë në të shqyrtohen pothuajse vetëm si individualë nga natyra e tyre. Megjithatë, madje, kjo psikologji bazohet në disa faktorë të përgjithshëm biologjikë, p.sh. në instinktin seksual ose në pasionin e vetëdijes, si të tillë në asnjë mënyrë nuk janë thjesht veçori individuale.

Një psikologji e tillë është e detyruar të bëjë këtë, përderisa ajo pretendon statusin e një shkence shpjeguese. Asnjë nga këto pikëpamje nuk e hedh poshtë apriori ekzistencën instiktive të ngjashme të njeriut dhe kafshëve ose atë që instinktet kanë një ndikim të rëndësishëm në psikologjinë individuale. Por pikërisht të gjitha instinktet janë joindividuale, janë universalisht faktorë trashëgimie që kanë një karakter dinamik e motivues, ndërsa ata shpesh janë aq larg nga ndërgjegjja që psikoterapia moderne ndeshet me detyrën për të ndihmuar pacientin t’i njohë ato. Për më tepër instinktet, nga natyra e vet, nuk janë të shpërndara këto janë forca të formuara specifikisht motivuese, të cilat shumë kohë përpara ndërgjegjes kanë ndjekur qëllimet e brendshme, karakteristikë të tyre, dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë, pavarësisht nga niveli i çfarëdoshëm i lartë i ndërgjegjes më vonë. Si rrjedhim ato kanë marrëdhënie shumë të afërta në analogji me arketipat, aq të afërta sa ekzistojnë baza të mjaftueshme për të supozuar se arketipat në të vërtetë janë forma të pandërgjegjshme të vetë instinkteve. Me fjalë të tjera ata janë shembuj të sjelljes instiktive. Hipoteza e pavetëdijes kolektive, në këtë mënyrë është jo më pak e guximshme, se sa hipoteza për ekzistencën e instinkteve. Është e lehtë të kuptosh se veprimtaria e njeriut, në një shkallë të konsiderueshme, është nën ndikimin e instinkteve, plotësisht të pavarura nga motivimi racional i ndërgjegjes. Kështu që për të miratuar se fantazia jonë, perceptimi dhe mendimi po në këtë mënyrë ndodhen nën ndikimin e elementëve të caktuar formalë të lindura në mënyrë universale se intelekti që funksionon moralisht, siç më duket mua, gjen po aq shumë, sa aq pak misticizëm, si në teorinë e instinkteve.

Sado që qortimi për misticizëm shpesh drejtohej në adresë të kompleksit të nxjerrë nga unë, përsëri më duhej të nënvizoja se koncepti i pavetëdijes kolektive nuk është as spekulativ, as filozofik, por empirik. Pyetja, e thënë thjesht, është kjo: ka apo jo forma të pandërgjegjshme dhe universale të këtij lloji? Nëse ekzistojnë, atëherë ka një fushë të psikikës, që mund ta quash pavetëdije kolektive. Sigurisht, që është i largët dhe jo gjithmonë i lehtë diagnostikimi i pavetëdijes kolektive. Për këtë janë të pamjaftueshme udhëzimet për natyrën plotësisht të qartë arketipike të rezultateve të pavetëdijes me që ata mund të jenë derivate të asaj që është arritur me anë të gjuhës dhe arsimit. Është e domosdoshme të veçohen të gjitha rastet e kriptomnezisë që ndonjëherë ka shumë vështirësi. Por, pavarësisht të gjitha këto vështirësi është plotësisht e mjaftueshme sasia e elementëve individuale që jashtë çfarëdolloj dyshimi tregojnë rilindjen autoktone të motiveve mitologjike. Dhe në qoftëse një pavetëdije e ngjashme ekziston, atëherë asaj duhet t’i kushtohet vëmendje në procesin e shpjegimit psikologjik, kurse disa që më parë paraqiteshin si individualë, meritojnë një rishikim kritik.

Ajo që kam parasysh, më lehtë se gjithçka me një shembull konkret. Mund të kem lexuar punimin, në të cilin Frojdi shqyrton një nga tablotë e Leonardo Da Vinçit. Shën Ana me vajzën Maria dhe djalin Krisht. Frojdi e interpreton këtë tablo të mrekullueshme me termat e atij fakti që Leonardi kishte dy nëna. Shkaku i dhënë është individual. Ne nuk do të mbetemi në atë, që subjekti i dhënë nuk është aspak universal në pikturë, në atë pasaktësi të cekët, se Shën Ana është gjyshja e Krishtit dhe jo nëna e tij, siç del nga interpretimi i Frojdit. Na mjafton të tregojmë motivin joindividual që plekset me psikologjinë individuale të njohur mirë në fushat e tjera të dijes. Ky motivim i nënës së dytë, është arketip, variante të panumërta të të cilit hasen në fushën e mitologjisë dhe orientimit që formojnë një bazë për një shumicë përfytyrimesh kolektive. Do të vija në dukje p.sh. motivin e origjinës së dyfishtë dmth të origjinës nga prindër tokësorë dhe hyjnorë si në rastin e Herakliut që mori pavdekësinë dhe u bë një hero pa dëshirë i birësuar. Ajo që në Greqi përbënte një mit, në Egjipt ishte një ritual i vërtetë, faraoni në natyrë të tij ishte njeri dhe hyjni. Në pallatet e lindjes të tempujve egjiptianë pasqyrohen në mure ngjizja hyjnore dhe lindja e faraonit. Ai është “dyherë i lindur”. Kjo ide qëndron dhe në bazë të të gjithë mistereve të ringjalljes duke përfshirë edhe krishterimin. Vetë Krishti është “i lindur dyherë” me pagëzimin në Jordani ai rilindi nga uji dhe shpirti. Në meshën romake burimi paraqitet si “uterus ecclesial” dhe si mund të lexohet në librin e shenjtë roman, ai deri tani quhet, “bekimi i zanafillës” të shtunën e shenjtëve në prag të Pashkëve. Më tej në përputhje me idenë e hershme kristiane që u shfaq si shpirt në formë pëllumbi interpretohej si Sopkia Sapiente – Urtësi dhe Nëna hyjni. Për shkak të këtij motivi të lindjes së dyfishtë fëmijët e sotëm, në vend që fallxhoret e mira dhe fallxhoret e këqija t’i adoptonin ata me bekimet ose me mallkimet e tyre, kanë “baba të pagëzuar” dhe “nënë të pagëzuar”.

Ideja e lindjes së dytë takohet kudo dhe në të gjitha kohërat. Që nga etapat e para të mjekësisë ajo ishte një mjet magjik i shërimit, në shumë fe ajo përbënte vetë qëndresën e përvojës mistike: kjo është një ide kyçë në filozofinë mesjetare mbi kultin, më në fund kjo fantazi fëminore, që kishte vend te fëmijët e panumërt, të mëdhenj e të vegjël që besonin se prindërit e tyre nuk janë të vërtetë, por vetëm edukator, nga të cilët ata ishin trashëguar. Benvenuto Çelini gjithashtu mendonte në këtë mënyrë, siç tregon për këtë në biografinë e tij.

Tani ne plotësisht mund të përjashtojmë hipotezën se gjoja të gjithë në lindjen e dyfishtë realisht kanë dy nëna: ose, përkundrazi, gjoja ata të paktën që ndajnë fatin e Leonardos e infektuan njerëzimin me komplekset e tyre. Kështu nuk mund t’ia dalësh mbanë më shpejt pa hipotezën se përhapja universale e motivit të lindjes së dytë së bashku me fantazinë mbi dy nënat i përgjigjet nevojës mbarënjerëzore që shfaqet në këto motive.

Në qoftë se Leonardo Da Vinçi realisht ka pasqyruar dy nënat e veta në Sh.Anën dhe Marinë, për të cilën nuk dyshoj, ai megjithatë ka shprehur diçka të përfytyruar si besim të shumë miliona njerëzve. I analizuar me punimin e përmendur të Frojdit monstra simbolike e bën këtë pikëpamje edhe më të besueshme. Me parime të njohura ai i referohet “jeroghfite” të Malit Apollon si burim të simbolit. Ky libër është përdorur gjerësisht në kohën e Leonardos. Atje ju mund të lexoni se mostrat janë vetëm të gjinisë femërore dhe simbolizojnë nënën. Ato fillojnë nga era: kjo mori kuptimin e “shpirtit” kryesisht nën ndikimin e krishterimit. Madje në shembullin e çudisë së zbritjes së frymës së shenjtë era si më parë ruan një kuptim të dyfishtë të erës dhe të shpirtit. Ky fakt, sipas mendimit tim, jashtë çdo dyshimi, tregon dhe Marinë, që duke qenë femër nga natyra, u ngjiz nga era ashtu si moustra. Më tej, në përputhje me Malin Apollon, moustra gjithashtu simbolizon Athinanë, që kishte lindur pa prindër direkt nga koka e Zeusit, që ishte femër dhe njihte vetëm mëmësinë shpirtërore. E gjitha kjo në të vërtetë përbën një iluzion të Marisë dhe të motivit të ringjalljes. Nuk është aspak e dukshme se Leonardoja me tablonë e tij dëshironte të thoshte diçka tjetër të ndryshme. Madje edhe në se është e besueshme hipoteza, se gjoja ai identifikon veten me foshnjën Krisht, ai më shumë riprodhoi motivin e nënës së dyfishtë, por në asnjë mënyrë origjinën e vet personale. Por çfarë mund të thuhet për të gjithë piktorët e tjerë, që kanë punuar mbi këtë temë? Vallë të gjithë ata kanë patur dy nëna?

Tani do ta sprovojmë rastin në fushën e neurozës dhe do të supozojmë se pacienti me kompleksin e mëmësisë vuan nga deluzioni, gjoja shkaku i neurozës është se ai nuk ka dy nëna. Nga pikëpamja e interpretimit individual ne do të na duhet të pranojmë se ai ka të drejtë, ndonëse ai nuk ka aspak të drejtë, sepse në të vërtetë shkaku i neurozës do të ishte në realizimin e arketipit të dy nënave, plotësisht në mënyrë të pavarur nga fakti se vallë kishte ai një nënë ose dy, gjersa, siç e kemi parë, ky arketip funksionon pa asnjë lidhje individuale ose historike përsa i përket faktit, që haset rrallë, të amësisë së dy nënave.

Sigurisht, ka një tundim për të supozuar prezencën e një shkaku të thjeshtë të karakterit individual, por edhe ko hipotezë do të jetë jo vetëm e pasaktë, por edhe plotësisht e rreme. Janë plotësisht të qarta vështirësitë për të kuptuar se motivi i nënave duale që është i panjohur për mjekun, që ka vetëm një përgatitje mjekësore, mund të ketë një fuqi aq të konsiderueshme, saqë të shkaktojë një gjendje traumatike. Por nëqoftëse ne marrim parasysh forcat gjigante që gjenden në mënyrë të fshehtë në sferat mitologjike dhe fetare të shoqërisë njerëzore, e arketipit domethënë e arketipit nuk do të duket aq fantastike. Në raste të panumërta të neurozës shkaku i ndërprerjes gjendet pikërisht në atë fakt se jeta psikike e individit nuk ka kooperim me këto forca motivuese. Megjithatë psikologjia e pastër individuale, që redukton gjithçka me shkaqet individuale, synon me të gjitha forcat të mohojë ekzistencën e motiveve arketipike dhe madje përpiqet t’i shkatërrojë ato me analizën individuale. Unë e quaj këtë një procedurë mjaft të rrezikshme, e cila nuk është justifikuar plotësisht në mënyrë mjekësore. Sot ju mund të gjykoni, shumë më mirë se sa njëzet vjet më parë, mbi natyrën e forcave tërheqëse.

Vallë ne nuk e shohim si një komb i tërë ringjall një simbol të vjetëruar madje dhe forma religjioze të vjetra, si ky emocion masim ndikon, duke revolucionarizuar jetën e individit në mënyrën katastrofike. Njeriu i të kaluarës së largët jeton brenda nesh në shkallë të tillë, që ne përpara luftës nuk e kishim parë as në ëndërr.

Deri tani derisa neuroza mbetet një çështje e pjesshme që ka rrënjët vetëm në arsyet individuale, arketipet nuk luajnë asnjë lloj roli. Por, nëqoftëse bëhet fjalë për një papajtueshmëri të përgjithshme ose në gjendje tjetër dëmsjellëse që shkakton neuroza te një numër relativisht i madh njerëzish, atëherë ne duhet të supozojmë praninë e arketipave që bashkëjetojnë. Meqenëse neurozat, në shumicën e rasteve janë jo thjesht një çështje e pjesshme, por një fenomen social, ne duhet të supozojmë se në këto raste arketipat edhe bashkohen. Në një situatë të caktuar ndodh aktivizimi i arketipit përkatës, si rezultat forcat me rrezikshmërinë shpërthyese, të fshehura në të, vihen në lëvizje shpesh me pasoja të parashikueshme. Nuk ka çmenduri si kjo, viktimë e së cilës nuk do të bëheshin njerëzit nën pushtetin e arketipit. Nëqoftëse tridhjetë vjet më parë dikush do të profetizonte, se zhvillimi ynë psikologjik, po shkon drejt ringjalljes së gjurmëve mesjetare të izraelitëve, që Evropa përsëri do të dridhet nga romakë dhe krisma e legjendave, se njerëzit përsëri do të përdorin përshëndetjen romake, si dymijë vjet më parë, se në vend të kryqit të krishterë krushka e vjetër do të udhëheq pas vetes miliona luftëtarë të gatshëm për vdekje, vallë këtë njeri nuk do ta stigmatizonit si një idiot që ka rënë në misticizëm? Po çfarë shohim ne sot? Sado i çuditshëm të na dukej ne kjo, i gjithë ky absurd u bë një realitet që të ngjall tmerr. Jeta personale, etiologjike private dhe neurozat gati u bënë fiksim në botën e sotme. Njeriu i së kaluarës që ka jetuar në botën e përfytyrimeve të vjetra kolektive, përsëri u doli në sipërfaqe ku mund të shihet dhe deri në dhimbjen e jetës reale, përderisa nuk bahet fjalë për disa individë të paekuilibruar, por për shumë miliona njerëz.

Ka aq arketipa sa edhe situata tipike jetësore. Përsëritja e pafundme e ka sjellë këtë përvojë në konstitucionin tonë psikik jo në formën e figurave të mbushura me përmbajtje, por para së gjithash si forma pa përmbajtje që përbëjnë vetëm mundësinë e një tipi të caktuar perceptimi dhe veprimi. Kur takohet një situatë që i ngjan një arketipi të caktuar, atëherë ky arketip aktivizohet, shfaqet imponimi, e cila njëlloj si pasioni instiktiv, i hap rrugë vetes kundër çfarëdo arsyeje ose dëshire qoftë, prodhon një konflikt patologjik dmth neurozë.

  1. Metoda e provës

Tani ne duhet t’i kthehemi çështjes se si ta provojmë ekzistencën e arketipave. Përderisa supozohet se arketipat shkaktojnë forma të përcaktuara psikike, ne patjetër duhet të shqyrtojmë se si dhe ku mund të marrim një provë materiale të këtyre formave. Burimi kryesor në një rast të tillë janë ëndrrat, të cilat e kanë këtë prioritet, sepse ato janë produkte jo derivate, spontane të psiqikës së pavetëdijshme. Pikërisht ato janë vepra të pastra të natyrës që nuk mund të falsifikohen me asnjë lloj qëllimi të vetëdijshëm. Duke pyetur individin, mund të vërtetosh se cilët nga motivet e shfaqura në ëndrra i njeh vetë individi. Nga ato që ai nuk i njeh, ne duhet të përjashtojmë të gjitha ato motive, që do të mund të ishin të njohura. Psh nëqoftëse do t’i ktheheshim rastit të Leonardos simboli i moustrës. Ne nuk jemi të bindur, vallë Leonardoja e ka marrë këtë simbol në Malin Apollon ose jo, por kjo ishte plotësisht e mundur për njeriun të arsimuar të atyre kohërave, kur piktorët dalloheshin për dijeni të gjëra. Prandaj, ndonëse motivi i shpendit është arketipi, prania e tij në fantazinë e Leonardos akoma asgjë nuk vërteton. Si rrjedhim, ne duhet t’i kushtohemi motiveve, që sipas mundësisë janë të panjohura për ëndërrimtarin, por që prapë se prapë funksionojnë në ëndrrën e tij në formë të tillë që përputhet me funksionimin e arketipave, që ne i njohim nga burime historike. Për ne burim tjetër i një materiali të domosdoshëm është “imagjinata aktive”. Kam parasysh renditjen e fantazive që burojnë nga përqendrimet spontane të vëmendjes. Unë zbulova se ekzistenca e fantazive të paralizuara të pavetëdijshme e shton shpeshherë dhe instinktin e ëndrrave dhe në atë rast kur fantazitë bëhen të vetëdijshme ëndrrat e ndryshme karakterin e vet, bëhen më të dobëta, më të rralla. Nga kjo nxora konkluzionin se ëndrrat shpesh përmbajnë fantazi që “duan” të bëhen të vetëdijshme. Burime të ëndrrave shpesh janë instinkte të shtypura, që kanë një tendencë të natyrshme për të ushtruar ndikim mbi ndërgjegjen. Në raste të tilla para pacientit thjesht qëndron detyra e soditjes së çfarëdo fragmenti të fantazisë, që atij i duket i rëndësishëm, një ide e rastësishme ose ndonjë pjesë e ëndrrës që ka arritur deri në ndërgjegje, gjersa nuk sqarohet konteksti i saj dmth materiali përkatës associativ, në të cilin është futur ky fragment. Bëhet fjalë jo për “asosiciim të lirë” që rekomandon Frojdi, por për një studim të fantazive me anë të vëzhgimit të mëtejshëm të materialit fantastikimit që i shtohet natyrshëm një fragmenti të caktuar.

Nuk është vendi të futesh në shqyrtimin e detajeve teknike të metodës. Mjafton të thuash se zinxhiri i formuar si rezultat i fantazive, zbulon pak pavetëdijen dhe jep një material të pasur me figura arketipike dhe me associacione. Është e qartë se kjo metodë mund të përdoret vetëm në raste të përcaktuara dhe të përzgjedhura mirë. Metoda është e rrezikshme, meqë mund ta largojë shumë pacientin nga realiteti. Kështu që është me vend të bëhet paralajmërim kundër zbatimit të tij jo të mençur.

Më në fund, një burim shumë interesant i një materiali arketipik janë deliluzionet e paranojakëve, fantazitë që vihen re në gjendjet e transit të lartë nervore humbjes së vetëkontrollit, ëndrrat e fëmijërisë së hershme. Një material të tillë ka me shumicë, por ai është i zhveshur nga çfarëdo vlere deri tani, që ne akoma nuk mund të heqim paralele bindëse mitologjike. Natyrisht, është e pamjaftueshme të lidhësh ëndrrën në të cilën ishte i pranishëm gjarpri me kuptimin mitologjik të gjarprit, sepse kush mund të na garantojë se gjarpri në ëndërr është po ai që është në mit. Për të bërë një paralele të kuptimshme patjetër duhet njohur kuptimi funksional e simbolit individual, kurse pastaj të shpjegohet se gjendet vallë ky simbol realisht paralel me simbolin mitologjik në një kontekst të ngjashëm, dhe si pasojë nuk ka vallë po atë kuptim funksional. Konstatimi i faktorëve të njëjtë jo vetëm që kërkon një studim të gjatë, të vështirë e të hollësishëm, por është edhe një mënyrë jo frytdhënëse për provë gjersa simbolet nuk duhen shkëputur nga konteksti, është aq e domosdoshme të thellohesh në një përshkrim gjithëpërfshirës si të aspektit individual, ashtu edhe atij simbolik, gjë që shkon shumë larg kufijve të leksionit të dhënë.

  1. Ndërgjegjja nga pikëpamja psikologjike

Fjala “ndërgjegje” tregon, siç dihet, një rast të veçantë të “drejtimit” apo dituria. Specifika e ndërgjegjes qëndron në faktin se ajo është një dituri ose një lajm mbi vlerën emocionale të përfytyrimeve që kemi për shkak të motiveve të veprimeve tona. Tanimë, nga ky përkufizim duket se ndërgjegjja është një fenomen i ndërlikuar që përbëhet nga një pjesë e një akti elementar të vullnetshëm ose të një tendence në mënyrë të vetëdijshme të pabazuar për veprim, dhe një pjesë nga një ndjenjë e arsyeshme. Ky gjykim me vlerë ndryshon nga gjykimi intelektual se krahas karakterit të tij, objektiv të përgjithshëm lëndor, në të vihet re edhe mënjanimi drejt subjektives.

Ndërgjegjja që në kohët më të lashta kuptohej më shumë si ndërhyrje hyjnore se sa si funksion psikik: urdhrin e saj e njihte Vox Dei Zëri Hyjnor. Kjo tregon se çfarë vlerësimi dhe çfarë rëndësie e kanë dhënë dhe do t’i japin deri tani fenomeni të dhënë. Mendimi se zëri i ndërgjegjes është Zëri Hyjnor është psikologjikisht i vërtetë.

Por nëqoftëse zëri i ndërgjegjes, është Zëri Hyjnor, atëherë autoriteti i tij duhet të jetë patjetër më i lartë sesa i moralit të traditës. Ai që e plotëson ndërgjegjen me këtë dinjitet, atëherë duhet të jetë i bindur për suksesin e ligjit Hyjnor.

Sidoqë ta motivojmë ndërgjegjen, ajo i kërkon individit: ndiq zërin tënd të brendshëm, mos u frikëso nga dështimet. Mund të mos i nënshtrohesh këtij urdhri duke iu referuar kodit moral të përforcuar nga feja, por duke provuar një ndjenjë të rëndë tradhtie. Kjo ka qenë dhe mbetet një vlerë e brendshme, humbja nuk është një shaka.

Psikologjia mund t’ia nënshtrojë kritikës thëniet metafizike, të gjejë në to njerëzoren, por ato nuk i ka krijuar ajo, ajo vetëm vërteton praninë e tyre si një lloj thirrjeje.

Pavetëdija kolektive ka veti karakteristike jashtë hapësirës dhe jashtë kohës. Prandaj, me një besim të njohur, mund të pohosh se situata arketipike shoqërohet me fenomene sinkronike kur të tilla dukuri janë realisht të shpeshta.

Si në të gjithë fenomenet arketipike, faktori i sinkronizimit duhet patur parasysh në rastin e ndërgjegjes. Vlerësimi subjektiv moral nuk është aspak gjithmonë bazë e ndërgjegjes, zëri i ndërgjegjes tingëllon shpesh në momentin e konstelacionit arketipik. Dhe pikërisht takohen raste, kur përjetohen vuajtje të thella të ndërgjegjes, ndonëse për ato nuk ka baza të dukshme. Kuptohet se në shumicën e rasteve, ky fakt mund të shpjegohet me mosnjohjen ose vetëgënjimin, por një parim nuk përjashtohet dhe një rast i tillë, kur gërryerjet e ndërgjegjes shfaqen në kohën e një bisede me një njeri të panjohur, i cili i ka pikërisht të gjitha bazat për të tilla gërryerje, vetëm se ato mbeten të pavetëdijshme. Kjo i përket gjithashtu frikës dhe emocioneve të tjera, në bazë të të cilave qëndron ndeshja me arketipin.

Prandaj nuk mund të kufizohem vetëm me natyrën psikologjike të ndërgjegjes, por duhet të përmend edhe aspektin teologjik të fenomenit të dhënë. Është me vend të thuhet se i fundit nuk presupozon aspak atë që akti i ndërgjegjes për këtë shkak është një mjet vetëm i psikologjisë racionale. Në vend të parë këtu ndodhet Vox Dei. Ky nuk është padroni i gjykimit, zëri i parë i vetë fenomenit, një imperativ që në lashtësi autoriteti i të cilit qëndronte shumë më lart se gjykimi njerëzor. Koncepti i Sokratit nuk është aspak një individualitet empirik i Sokratit. Gjatë një analize objektive, dmth pa premisa racionale ndërgjegjja kërkon autoritet hyjnor e deklaron veten si Vox Dei. Psikologjia objektive që e kupton irracionalen, nuk mund t’i anashkalojë këto pretendime. Ajo nuk i bën pyetje vetes mbi të vërtetën e fundit për këtë pyetje nuk ka përgjigje. Sipas parimeve teorike njohëse kjo pyetje është vjetëruar prej kohësh. Njohja njerëzore duhet të mjaftohet me krijimin e modeleve, vërtetësia e të cilave ka një karakter të besueshëm. Të kërkosh më tepër kjo do të thotë të biesh në një vlerësim më të madh të pamenduar të vetvetes. Njohja dhe besimi megjithatë janë të ndryshme. Ne po flasim këtu për mënyrat e një njohje të mundshme, dmth të diturisë dhe jo për besimin, që prej kohësh qëndron prapa kufijve të çdo diskutimi kritik. Në përdorim i shpeshtë i paradoksit “Dije me anë të besimit” – do të thotë të mos vendosësh lidhje përmes greminës që i ndau ato.

Interpretimi psikologjik i ndërgjegjes ka plotësisht të drejtë të mjaftohet me formulimin mbi përplasjen e dijeve me arketipin. Por këtu duhet shtuar: arketipi në vetvete, dmth realiteti me një formulim të tillë nuk merret me mend. Ky realitet është si një substancë e panjohur e psiqikës. Shprehja mitike e ndërgjegjes – Vox Dei i përket realitetit të saj. Dhe ky nuk është fenomen më objektiv sesa vetë ndërgjegjja.

Duke bërë bilancin, unë do të doja të thoja se ndërgjegjja përshtatet me reaksionin psikik, të cilin duhet ta quash moral, përderisa ajo vetë shfaqet atje ku njohja lë mënyrat e zakonit dhe të parimeve morale. Prandaj në shumicën e shembujve individualë, ndërgjegjja tregon një devijim, të vërtetë ose kurdisur nga kodi moral. Ajo është e ngjashme me frikën primitive para të pazakonshmes dhe të “pamoralshmes”. Kjo sjellje, t’i thuash, instiktive, në rastin më të mirë është vetëm një pjesë e njohjes, dhe prandaj ajo brenda moralizimit të vet nuk mund të pretendojë për një kuptim etik.

Ajo që mbeti është karakteristikë e ndërgjegjes vetëm në atë rast, kur ajo është reflektive, e futur në analizë të vetëdijshme. Por kjo do të mundësohet vetëm së bashku me shfaqen e një dyshimi principal, kur të ndeshen të dyja mënyrat e mundshme të sjelljes, gjatë ndeshjes me detyrën. Një situatë e tillë është e zgjidhshme vetëm me mënyrën e shtypjes një reaksion i panjohur moral shtyp tjetrin. Është e kotë që në një rast të tillë t’i kërkojmë ndihmë kodit moral dhe gjykimi këtu bie në situatën e gomarit buridanab që u ndodh në mes të dy krahëve bar. Zgjidhja përfundimtare varet nga forca krijuese ku njeriu merr pjesë plotësisht. Si të gjitha aftësitë krijuese të njeriut, vjen në mënyrë empirike nga dy burime racionale dhe pavetëdija irracionale. Është një rast i veçantë i asaj që ne e quajmë funksion që nënkupton luftën dhe bashkëpunimin e faktorëve të pavetëdijshëm. Me gjuhën e fesë: të arsyes dhe mirësisë.

Në detyrën e psikologjisë nuk futet zgjerimi ose ngushtimi i konceptit të ndërgjegjes. Në përdorimin e përgjithshëm fjala “ndërgjegje” do të thotë bindje në praninë e një farë faktori që në rastin e një “ndërgjegje të mirë” vendos ose konfirmon veprimet që përshtaten me parimet morale. Në rast të kundërt ajo i gjykon si të pamoralshme. Përfytyrimi mbi ndërgjegjen, është nxjerrë nga “mores” prandaj mund të quhet “i moralshëm”. Nga ai dallohet forma etike e ndërgjegjes, që vepron gjatë ndeshjes së dy zgjidhjeve “të duhura” të miratuar nga morali dhe sjelljeve. Në këtë rast, si rregull, individual, të paparashikuar nga normat morale, kërkohet gjykim i cili është mëse thjesht mora, dmth sipas zakoneve ai nuk mund të mbështetet. Si faktor vendimtar për ndërgjegjen nuk vepron kodi moral i traditës, por themeli i pavetëdijshëm i personit ose individualitetit. Zgjidhja del në shesh nga errësira e ujërave të thella. Sigurisht që të tilla gjëra të detyrës shumë shpesh dhe pa punë zgjidhen me metodën e drejtimit nga zakonet, dmth me metodën e shtypjes së njërës nga kontradiktat. Por gjithmonë, gjatë ndërgjegjësimit konflikti çohet deri në fund dhe lind një zgjidhje krijuese, e shkaktuar nga një arketip. Kjo zgjidhje zotëron një autoritet shtrëngues dhe në të vërtetë karakterizohet si Vox Dei. Një zgjidhje e tillë përputhet me bazat e thella të personalitetit, me tërësinë e tij, që përfshin vetëdijen dhe pavetëdijen, prandaj dhe “Unin” tonë më të lartë. Kështu koncepti dhe fenomeni i ndërgjegjes të analizuar nga pikëpamja psikologjike përmbajnë në vetvete dy anë të ndryshme, kujtesën dhe sugjestionin që vijnë nga zakonet e detyrës, që është zgjidhur me metodën e punës krijuese. Të gjitha janë anët morale dhe etike të aktit të ndërgjegjes.

Carl G. Jung “Psikologjia analitike” Shtëpia Botuese “Fan Noli” Tiranë, 2006, f.35-66

Nën përkujdesin e Fahri Xharrës

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.