Shprëngulja me dhunë e shqiptarëve nga viset shqiptare në Jugosllavi

shperngulja01_e_shqiptareve_1912

Shperngulja shqiptare e vitit 1912

xdggddg

Shkruan: Brilant Gashi

Platforma e Serbisë për shprënguljen e shqiptarëve filloi që në vitin 1844 me “Naçertanin” e Ilia Garashaninit , që kishte pra për qëllim , bërjen e Serbisë së “madhe” .

Në sherbim të kësaj platforme për Serbinë e “madhe” , ishin vënë në lëvizje institucionet fetare , politike , kulturore . Në kuadrin për antishqiptarizëm më shumë shquheshin Vasa Çubrilloviç me platformën për shprënguljen e shqiptarëve dhe Ivo Andriqi , por ishin edhe Jovan Cvijiqi , Atanasije Urosheviqi , Gjorgje Kërstiqi etj . Një nga platformat ose format kryesore që përdorte qeveria serbe për shprënguljen e shqiptarëve ishin masat e ndërmarra për shpronësim .

Serbët mendonin se nëse shqiptarëve u’a merrte pronat , ata do të shprënguleshin sepse ishin të lidhur tradicionalisht me tokën . Shprënguljet ishin drejtuar për në Shqipëri dhe Turqi . Serbia kishte mobilizuar , përveç funksionarëve dhe intelektualeve , edhe nëpunësit administrativë . Ata të cilët arrinin suksese në shprënguljen e shqiptarëve , merrnin shpërblime dhe dekorata shtetërore .

Sangjaku_nishit01

Shperngulja nga Sangjaku i Nishit

Çështja e shprënguljes ishte detyrë parësore e çdo titullari . P.sh., prefekti serb i Mitrovicës krenohej se për një kohë të shkurtër kishte shprëngulur 6000 shqiptar . Kolonët sllavë u vendosën në tokat më pjellore të shqiptarëve . Në periudhën midis dy luftërave botërore u vendosën rreth 15.000 familje kolonësh me rreth 75.000 frymë . Sipas disa të dhënave , gjatë periudhës 1918 – 1941 , në viset etnike u ngritën rreth 1.000 koloni sllave . Rreth 50.000 fshatarë të shpronësuar ishin të detyruar të punonin në tokat e veta që pushteti serbë u’a kishte dhënë sllavëve , kurse mijëra shqiptar të tjerë të shprëngulur në qytete , siguronin me vështirësi kafshatën e gojës .

Më 1912 shqiptarët në këto troje përbënin rreth 90% të popullsisë , kurse në vitin 1941 nga 90% ra në 70% . Mirëpo falë qëndresës së shqiptarëve në këto troje , nuk u arrit objektivi i Mbretërisë Jugosllave për ndryshimin rrënjësor të strukturës etnike të popullsisë . Edhe Turqia mund të themi se ishte një promotore e shprënguljes së shqiptarëve me qëllim që në Turqi të asimilonte popullatën e shprëngulur atje .

Diplomacia Jugosllave arriti që më 11 korrik të vitit 1938 të nënshkruhet Konventa Jugosllavo – Turke për shprënguljen e shqiptarëve në Turqi . Sipas kësaj konvente , parashikohej që gjatë viteve 1939 – 1944 të shprënguleshin rreth 400.000 shqiptar të cilët do të vendoseshin në Anadoll . Në vitin 1939 do të shprënguleshin 4000 familje , në vitin 1940 , 6000 familje , më 1941 – 42 nga 7000 familje dhe më 1943 – 44 nga 8000 familje shqiptarësh . Kjo ishte mënyra për shprënguljen e shqiptarëve .

Zbatimi i konventës , do të realizonte qëllimet e Beogradit për spastrimin etnik të popullsisë shqiptare në Kosovë . Por gjatë viteve 1938 – 1939 ndryshoi situata politike në Evropë dhe nuk u zbatua më kjo konventë , por veprimet e dhunës dhe terrorit , patën pasoja shumë të rënda për popullin shqiptar .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Ky asht fati i te dobteve dhe atyre qe nuk kan mbeshtetie, para atyre qe kan perkrahien e fuqive te mdha.”Ne” kemi fshehur istorin e vertet se kush jemi, dhe tani na din se kemi ardhe ketu nga turku, ndaj nuk na perkrah njeri. Faji asht shume i math para istorianeve dhe glutareve tane.

Lini një Përgjigje te margarit nilo Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.