Zhvillimet shoqërore e arsimore në Shqipëri mes dy luftërave botërore

gjshq_01

xdggddg

     Nga: Brilant Gashi

Forcimi i shtetit shqiptar dhe ngritja ekonomike e vendit pas vitit 1925 ndikuan drejtpërdrejt në zhvillimin e mëtejmë të jetës kulturore shqiptare si pas shembullit të vendeve europiane , ku ndikuan edhe proceset politike – shoqërore të diasporës shqiptare . Krahas shtëpive të reja , që po ndërtonte borgjezia tregtare , u ndërtuan dyqane të tipit të ri , u ngritën lokale publike , si kafene , restorante e hotele .

Hyri në përdorim gjithashtu edhe gramafoni e më pas edhe radioja . Në vitin 1938 u ngrit për herë të parë në Shqipëri , Stacioni Kombëtar Radiofonik . Zhvillimi u duk edhe në mënyrën e jetesës , veçanërisht në qytet , ku po modernizohej veshja , pajisjet e shtëpive dhe format e organizimit të jetës shoqërore . Me vendim të veçantë u ndalua mbulimi i fytyrës së grave dhe të vajzave . Ashtu si në vendet e tjera , edhe në Shqipëri arsimi përbënte themelet mbi të cilat do të mbështetej zhvillimi i të gjithë jetesës kulturore , arstistike e qytetare .

Gjatë viteve 1925 – 1939 u rrit më tej numri i shkollave , u forcua shkolla fillore , u krijua sistemi i plotë i arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe profesional . Rol të rëndësishëm luajtën figurat e shquara të shkollës shqipe , si Mirash Luanaj , Hilë Mosi , Aleksandër Xhuvani , Ahmet Gashi , Jani Minga etj . Deri në vitin 1939 në Shqipëri kishte 643 shkolla fillore dhe 18 shkolla të mesme , por megjithatë Shqipëria mbetej njëra ndër vendet e varfëra në Ballkan . Mbi 80% e popullsisë ishte e pashkolluar dhe gjendja më e keqe ishte në fshatra ku mbizotëronte analfabetizmi .

Përparime të rëndësishme kishte edhe letërsia . Krahas shkrimtarëve të mëdhenj të rilindjes , dolën edhe pena të reja si Ernest Koliqi , Lasgush Poradeci , Migjeni , Nonda Bulka , Ali Asllani , Haki Stërmilli etj . Krijimet letrare të Gjergj Fishtës , Fan Nolit , Ndre Mjedës , Migjenit etj ., arritën nivelet bashkëkohore të letërsisë ballkanike e evropiane . Poeti më në zë i viteve ’20 – 30′ u bë Gjergj Fishta me veprën e tij “Lahuta e Malcis” ku me mjeshtëri poeti trajton ngjarjet kryesore të popullit shqiptar gjatë viteve 1878 – 1912 .

Përkthyes i shumë veprave botërore shquhej Fan Noli ku përktheu veprat e William Shekspirit , Migel De Servantesit etj . Qendra kryesore e botimit të gazetave u bënë Tirana , Shkodra dhe Korça . Vlen të përmenden gazetat “Demokratia” në Gjirokastër , “Besa” dhe “Iliria” në Tiranë dhe revistat “Hylli i Dritës” , “Leka” në Shkodër , “Bota e re” , “Përpjekja Shqiptare” në Tiranë etj . Në fushën e teksteve shkollore u dalluan Aleksandër Xhuvani , Llukë Karafili etj ., dhe për historinë e letërsisë u dalluan studimet e Eqrem Çabejt dhe Ilio Mitkë Qafëzezit .

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

2 Comments

Add a Comment
  1. bravo brilant sic ke emrin je dhe vet edhe njehere bravo

  2. bravo avdall ter jeten do ngelesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.