Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci – “S H Q I P T A R Ë T”

shqipja_02_fb

 Në këtë  çast  të  vet-bashkimit

 Kosovë, protesto me sa fuqi ke

 në dhomë, në banjo, në balkon

 protesto  në  të  gjitha  shtëpitë
 
 mbushi  rrugët  me veten tënde

 që  të  dëgjoj   toka  dhe   qielli

 mbroj të mbjellat tua, mos falë

 tokë nga toka atdheut, deli  zot

 vetes, mbushe gojën me thirrje

 Kosovë e përbashkimit kombëtar

 lajmëroj  të  gjitha  qytetet  dhe

 fshatrat, lajmëroj  Univerzitetet

 dhe  shpalle  Kosovën, Shqipëri

 që serbi të mos na futet në asht

 Në këtë  çast  të  vet-bashkimit

 mbushni sheshet  me veten tuaj

 dhe këndoni të dëgjojnë të rënët

 s´e  këtu  jemi ! Dhe gjallë jemi !

Rrustem-Geci

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.