Kështu flitet për ne, sepse na njohin !

Duel_shqiptaresh_armiqtenjeri_tjetrit

fahriu_shumemire

       Nga: Fahri Xharra

Flitet për ne se na njohin , na njohin si shuplakën e dorës. Por kur nuk flitet , atëherë çfarë mendohet për ne ? Si veprohet kur nuk flitet ; ne nuk dimë , prandaj edhe ne befasojnë herë për të mirë e herë për të keq.

Edhe pse serbët për ne kanë studime dhe super studime të cilat mbahen fshehtas por ndonjë herë si taktikë e luftës psikologjike ndaj nesh rrjedhin edhe ato dhe ne pastaj e kuptojmë se çka mendohet për ne :” Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe.

Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpunëtori i inteligjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luciq . Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës qytetare në Shqipëri shkruan Zhurnal-Maqedoni. Shikoni të flitet publikisht për një plan shtetëror; nuk është lojë ,por është një psikologji e posaçme e zhgënjimit tonë ndaj vetvetes .

Psikologjia është shkenca mbi shpirtin. Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të individit dhe të komunitetit. Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Neve na njohin . Ne harrojmë që neve na njohin deri në imtësi dhe e kanë lehtë me ne. Po , çka iu duhet të huajve për të na njohur ? Cka i duhet serbit që të na njeh dhe të na i di edhe “ lugët në magje “ çfarë i kemi. Populli , masa e gjërë është ajo që e pëson kur armiku të njeh në detaje.

Por më vjen keq që ata që udhëheqin nuk e njohin së pari veten dhe mendojnë se janë të mbrojtur nga vrojtimi specifik i të huajve. Kadareja thotë :” Të pajisur jo vetëm me një mendje të varfër, por edhe me karakter të dobët (shpesh pasojë e logjikshme e së parës), pa kurrfarë strukture morale, këta njerëz të rëndomtë nuk e përballuan e as mund ta përballonin misionin që u vuri koha. Në vend të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për përvujtni morale, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit, këto natyra të varfra u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua , nga një mllef i verbër kundër kundërshtarëve politikë, nga një korrupsion i pafund, dhe nga një shpërfillje e plotë për interesat dhe tragjedinë e vendit.” Këtë, serbët e dinë , por ata veprojnë .

Edhe pse serbët për ne kanë studime dhe super studime të cilat mbahen fshehtas por ndonjë herë si taktikë e luftës psikologjike ndaj nesh rrjedin edhe këto :” Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpunëtori i intelegjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luciq . Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës qytetare në Shqipëri shkruan Zhurnal-Maqedoni. Shikoni të flitet publikisht për një plan shtetëror nuk është lojë ,por është një psikologji e posaçme e zhgënjimit tonë ndaj vetvetes.

Miku i Dejan Liciq- “ i hapur fton shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë civile ndër shqiptarët duke përçarë ata në vija fetare dhe fisnore”. Ja kjo është taktika e tyre e bazuar në njohuritë e tyre për ne . Ata e dinë se ku rrihet e vërteta . Ata e dinë ; me keqardhje , një pyetje:” pse ata e dinë dhe ku bazohen kur thonë : “Shteti shqiptar është i lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe “.
Paj dreqi e fiktë Serbinë po aq të lehtë jemi ?

Në librin “Kargjorgjeviqët , Historia e mshehur” të Milorad Bošnjak-it dhe Slobodan Jakovljević-it e gjeta këtë të shkruar: “Kral Nikolla e ka udhequr një politikë të mençur ndaj Shqiptarë, të cilë edhe u afruan nga ai që të punojnë për Malian e Zi. Ai për mrekulli e njihte të kaluaren e tyre, doket dhe zakonet , mentalitetin e tyre dhe kësht qendrimi i tij nuk dështonte. Por atij nuk i dhimbseshin edhe mjetet materiale( paratë dhe pasuritë për shqiptar). Edhe pse sakrifikonte pak , fitimin e kishte të madh.Edhe Vojvoda Mark Milani , i prosiste me mençuri qarqet vendim marrese se si të punohet për t`i përfituar shqiptarët për çështjen serbe””

serbet_perNe“ Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet veti, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe muslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mundet të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarë në Shqipëri tretet ëndrra për Shqipërinë e Madhe”, thotë ai duke e elaboruar një nga skenarët e mundshëm për të shkaktuar luftë civile në Shqipëri dhe ndër shqiptarët raporton Zhurnal. E kush e thotë këtë ? Një oficer serb i shërbimeve të fshehta . Por çka ata përgatisin që ne nuk e dimë?

Pse “ai është i bindur qe nëntoka serbe me mbështetjen e shërbimeve të intetelegjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri. “ ? Po si po u niska lufta qytetare ne Shqipëri ? Kur fillon në Shqipëri , prite në Kosovë ! Një prej mënyrave të nxitjes së luftës qytetare ai e mendon ““Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja luftë fisnore mes shqiptarëve.

Pavetëdija kolektive është një pjesë e psikikës që negativisht bartet në pavetëdijen individuale. “Nëqoftëse pavetëdija personale përbëhet më së shumti nga komplekset, përmbajtja e pavetëdijes kolektive në thelb është paracaktuar nga arketipat. Koncepti i arketipit që është lidhje e pandarë e idesë së pavetëdijes, tregon për ekzistencën në shpirt të formave të caktuara, të cilat, duket, sikur gjenden gjithmonë dhe kudo.” ( Karl G. Jung )

Po e përfundoj me atë çka tha Jusuf Buxhovi , sot :” Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta nga anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht. Kjo duhet të pengohet nga inteligjencia e Kosovës dhe patriotët e shumtë që nuk kursyen dije dhe gjak për të “

Pra serbët na njohin shumë mirë dhe e dinë shumë mirë se ku fshihet dobësia e jonë individuale dhe shoqërore.

Fahri Xharra, 10.01.16
Gjakovë ( xharraf@gmail.com )

Shperndaje ne
Updated: 10 Janar, 2016 — 21:44

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.