Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci-“UNË, ISA BOLETI”- Poezi nga libri në dorëshkrim, ” Nusja e erërave”

Isa_boletini_27101912

Mbushni rrugën njerëz të flamurit
mbushni rrugën njerëz të nderuar
jam Isa  Boletini, trim  i kryeherit
në  flaur  i  kam  të  gjitha  betejat
 
Këtë  liri  që  gjaku  ynë  e mbolli
duajeni është e imja, e juaja, jona
Kosova  kujtoj   është  e  mençur
Shqipëri e Kosovë  ju  kam  nënë
 
Hapeni rrugën qytetar të nderuar
duajeni njëri- tjetrin, bashkohuni
vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga
pleqtë me 10 mijë, e 13 mijë vjet
 
Kosovë, jam Isa, jam  dardani yt
Kosova e lirë më solli  mes  jush
Kosovë o nënë, fshima  sot lotin
se  historia  asgjë askujt  s´i  falë
 
Luftuar  kam  Krajlin  e  Serbisë
Pashanë e turkut  dhe Malin e Zi
Plagët në trup  i  kam shok udhe
armikun  mik  kurrë se kam bërë
 

Rrustem-Geci

Rrustem Geci –
Dortmund, 2016

2
—————————————
 
Në Boletinin  ku unë jam lindur
kumbues  është  lëkura daulleve
paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë
këtu  e  kanë  të  njëjtën  moshë
 
Kosovë, jam Isa, biri Shqipërisë
po ju pyes, a jeni njeh së afërmi
po  dëgjoj, shumë  jeni degëdisë
Kosova qenka jo pak e vogëluar
 
Në Boletin  kam plisin e gjyshit
veshjen e luftës dhe të dasmave
u ktheva në lavdinë  e  betejave
të kremtoj  edhe  unë  sot  me ju
 
Që liria e fituar  të  ketë shëndet
pyes, Azemi a  është në Drenicë
pyes Hasani a  është n´Prishtinë
Molla kuqe  pse qahet në Shkup
 
Kosovë, kremto  mos u shqetëso
Shqipëri është  dhe  Boletini im
U  kënaqa  me  daullet  e fitores
dhe himnin Kuq e Zi të flamurit!..
 

 3
—————————————
 
Në këtë botë  me  shumë trazira
të gjitha  kohët  i  kemi  në duar
fjalët e tiranëve  ende dëgjohen
ata  kërcënojnë  at´që  e  fituam
 
S´më mjafton  të  jem i nderuar
eunukët historinë e poshtërojnë
mendja njeriut si kap  të  gjitha
Shqipëri e Atdhe  është Kosova
 
Shqiptar, duajeni  atdheun, mos
ia nxini  kraharorin  me  babëzi
Këtë liri që gjaku ynë  e mbolli
është fitorja që sot  po festojmë…
 
Në  këto  gjëmime  të  historisë
Jem pjesë e  luftave  të  mëdha
burra, sot kam 1 plagë  më pak
që ta përjetoj  këtë  çast  me ju
 
O Dritë e këngëve  të  shtëpisë
asgjë  s´kemi ngrënë  dhe  pirë
nga argjendet  që  i  ka Kosova
unë jam një pikë uji para lumit!..

4
—————————————

Kosovë,  Shqipëri, dhe  Çamëri
trim më  bëri  dashuria  për  liri
unë e  pata  guximin  për luftën
që t´i dalim zot vetë vendit tonë
 
Kjo kuantikë  heroike e atdheut
është pjesë  e  gjaktë e historisë
pjesë  e  jetëve  tona  të  jetuara
pjesë e  mendjes të këtij populli
 
Po vij nga  më të lashtit e tokës
në një qytet tjetër të të lashtëve
gjuha e  eshtrave  sot  flet qartë
ADN-ëja sot shkruhet e lexohet
 
Liri e kombit  më  të  qytetëruar
popull  i  flamurit  më  të  bukur
jepi  krahë  lirisë  tuaj, dhe krijo
uji i  thëllimave  e  shton  bukën
 
Në  këtë  tokë  të pasur me lufta
asgjë s´ka më të shenjtë s´e liria
Kosovë, kam  ADN e këtij dheu
Atdhe e  Shqipëri  janë  Kosovë !..

 

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.