Qosja do pajtim me Kadarenë . Jo , kurrë !

Kolosi_i_kombit

fahriu_re_sotFB_03“Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese, të cilën ai e ka nxjerrë nga “Historia e Shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006 në Paris. Statistika e shkollimit të shqiptarëve është e tmerrshme dhe e pabesueshme: Më 1887 në Shqipëri ka patur 3000 shkolla. Nga këto, Kadare rendit një 1200 shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, 300 shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa, shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin. Kadare shton se Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe.

Ismail_kadare_gjuha_shqipe_ndaluar“Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në ‘perandorinë tolerante’, përveç njërës: gjuhës shqipe!“ Këte e nxorri në publik , Kadareja dhe Qosja u hidhërua ; Qosja u hidhërua që Kadareja e tha edhe këte: “Duke filluar prej viteve të ‘50-të të shekullit njëzet, shkruan ai, shqiptarët po treteshin: “I gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeje të kohës si kudo, por me petka arabe, që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend. Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë”.

Dhe Qosja plot hidhërim shkruan : Përfundimi i gjykimit të tillë të Ismail Kadaresë është ky: “afrikano-veriori dhe aziatiku, për shkak se dallojnë prej evropianit, nuk kanë dinjitet të barasvlershëm me të”. Ja edhe një shpërthim racist i shkrimtarit tonë – edhe një qërim hesapesh me turqit dhe me arabët!“Dhe kështu sipas Qosjes , na doli Kadareja edhe racist .

Ku e kishte Qosja ? Pse antiracisti Rexhep Qosja e luente Martin Luterin e Amerikës. ? Sa i donte turqi dhe arabët ky Rexhepi ! Qosja : “A është identiteti i shqiptarëve një identitet evropian? Apo është një identitet me qasje orientaliste? “ dhe sipas tij ne kemi identitet tjetër musliman . Me këtë nuk e injoronte jo më pak se gjysmën e kombit ; por qëllimi ishte më i largët shumë perfid ; armiqësimi me Europën. Qosja i biente të njëjtës daulle sit e serbit ashtu edhe të turkut..

I kontaktuar mbrëmë nga gazeta “DITA” (28 Mars, 2013,) shkrimtari i shquar Ismail Kadare konfirmoi faktin se është në listën e intelektualëve që kanë firmosur peticionin kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke. Po, tha Ismail Kadare, unë u jam bashkuar intelektualëve pasi mendoj se ky është një problem madhor. Por ai shtoi se nuk është ai nismëtari. Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin tonë. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet     ta lejojmë këtë, theksoi Kadare.

Po Qosja çbëri me këtë rast?, I shkonte per shtati rishikimi i historisë sonë sepse për identitetin turko-musliman të shqiptarëve kishte “luftuar “ gjatë.

Dhe tani: Qosja jep sinjale pajtimi me Kadarenë . O tempora o mores ! Çfarë hipokrizie e Rexhep Qosjes?

Tani ku e kreu detyren e tij të identifikimit të nje populli (popullit shqiptar ) me nje identitet qe nuk i takon, tani kur i ka mbushur me literature antishqipatre të gjithe hoxhallarët që janë shërbetor të Serbisë dhe Turqisë, tani kur e ka helmuar menjen e shendoshë virgjine , të pafajshme të rinisë shqipatre të Kosovës në Kosovë dhe në diasporë …tani edhe ndonjë ditë ndoshta edhe do ti kërkon falje Kadaresë . (lojë tipike e Qosiqit , Garashaninit ,Çunbriloviqit )

“Dy herë Europa u bë sherr mes jush!”, i janë drejtuar studentët Qosjes. Po .po ajo Europë që Qosja ia ktheu shpinën ; e jo vetëm ai .

(“Qosja do pajtim me Kadarenë . Jo , kurrë !” është mëndim personal i artikullshkruesit FXh)

Fahri Xharra,19.01.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

4 Comments

Add a Comment
  1. Përshëndetje Z.Fahri Xharra. Un jam puntor në mërgim, ti vlersoi Qosjen dhe Kadaren si intelektual dhe shkrimtar nuk kam kapacitet. Un nga një kandvështrim tjeter, nga këndi patriotik dhe burrëror do ndalesha tr Kadareja. Ju e dini që ishte i përgdheluri i Xhaxhit Enver. Prej të rrallëve kishte pasaportën dhe lejen që të udhtoi sa her të doj me krejt familjen në perendim. Pas vdekjes së Xhaxhait ai e fyen dhe nënqmon, thet se na la me Rusin. Ju sigurish e keni lexuar në një vepër të tij ku thet”ishte e pa mundur për t’ja hedhur Xhaxhit”. Kurse në vepren tjetër shkruan, “edhe më heret kisha ndërmend të kërkoi azil,por jo në perendim por në Rusi se i kam 4 mikesha atje”. Pyete Kadaren a i ndihmonte Shkrimtarët Kosovar në Shqipri, ose pyetni ata vet. Kur në Shqipri ra komunizmi, kur Kadare ishte i lir që të veproi, ta ndihmoi popullin, ai ja ktheu shpinen Atdheut dhe Popullit dhe vajti drejt luksit personal.
    Kadare kërkon azil, skandal,përulje, nënqmim, zhgënjim, për Popullin. Të lash Atdheun dhe të kërkosh mëshir gjetiu(azi) të përulesh para Francezve që na e ndan veriun e Kosovës, a është kjo burrëri, trimni, patriotizëm. Shota me të plagosur, fmij e pleq, dimrit shkonin në Shqipri dhe në pranver prap në luft me shkja në Kosovë. Gjev Lladrofci ishte në perendim (në lluks) por ju bashkua burrit në luft në Kosov ku dhe së basku ran DESHMOR. Donika Kada Bujupi pranoj të prangoset dhe nuk kërkoi azil kërkund, Heroin. Po Kadareja qbëri. Tani na shitet si mbrojts i kulturës dhe interesave të popullit. Ju kujtohet filmi i Avni Rrustemit, kur e pyt Avokati ministrin e Toptanit ku i keni zyret.
    Shkrimtar, letrar, kalemgji, piktor, valltar, këngtar, kpucagji, berber, aktor, salepgji, bozagji, janë Profesione, kurse Burrëria dhe Patriotizmi jan veti (karakter). Po kur shkruan Kadare për Skenderbeun, a nuk ja vran ndërgjegjen, Skenderbeu e bëri të kundërten. Kur Kadare ja ktheu shpinen kulturës, Popullit, Atdheut, siq thet një fjal popullore, duel me thes në ktrah, Akademik Rexhep Qosja dhe Baca Adem Demaçi e kritikuan me plot të drejt, ai si tekanjoz u hidhrua pa të drejt, dhe harroi se UDB-a e burgosi Bacën Adem se në romanin e tij kishte shkruar, “atij që shtrin doren e pajtimit, jo atij që ngr gishtin e krimit”. Baca Adem 28 vite burg por nuk ja ktheu shpinen Popullit, as Atdheut. Qosiqi armikun ma të madh e kishte Qosjen. Ju kujtohet që në një rast u detyrua të thot Qosiqi që Qosja është shkrimtar i rangut jugoslav, që për ne domethën i rangut Europian. Në Kosov është vrejt, dhe është fol se Gjakovarët gjithmon kan qen kundër Rexhep Qosjes, është nëpyetje gjelozia apo….. Poashtu UDB-ashët kan qen dhe jan kundër Akademik Rexhep Qosja.

  2. Ajrullah Sherifi, ne radhe te pare te keshilloj te rikthehesh ne klasen e dyte fillore, shqipja qe shkruan ti eshte e mjere, per te thene nje fjale te embel.
    E dyta, Kadareja ka kontribuar aq shume per çeshtjen shqiptare, sa qe ti nuk e ke fare idene, por kapesh me ca budalliqe, jo qe Kadareja kishte 4 femra ne Rusi, jo qe pas renies se komunizmit shkoi ne Paris per te bere jete luksoze, e budalliqe te tilla. Kadareja ka qene i vetmi intelektual qe i ka shkruar leter autoriteteve me te larta boterore, si per shembull, presidentit te Amerikes, presidentit te Frances, etj etj, duke u bere thirrje per ndihme per Kosoven, gje qe nuk i ka shkuar ndermend jo vetem Qoses, por asnje politikani apo figure letrare te botes shqiptare. Kadareja eshte ai qe ka shkruar shume libre dhe “ese” per çeshtjen shqiptare, sidomos per Kosoven, po ju aq dini dhe aq flisni.Per fat te keq disa shqiptare nuk shohin pertej hundes se tyre.

  3. Një mendim, lidhur me shkrimin e
    Fahri Xharrës me titull:
    „Qosja do pajtim me Kadarenë . Jo , kurrë !“
    publikuar më,2016-01-19 në revisten pamore Bashkimi i Shqipërisë
    Nga : Nga: Abas Fejzullahi

    Po më duhet shpeshëherë, t`i përsëriti e shkruaj fjalët e Dr.Ibrahim Rugovës, nga një ndeje me te, në vitet 1990-ta. Në mes tjerash nga biseda që rridhte ngadal, qetë, thjeshtë e lirshëme dhe shumë njerëzore, pasi që vet natyra dhe kultura e bashkëbiseduesit ishte ajo, që i jepte bisedës, jo vetem përmbajtjen, drejtimin dhe qëllimin në përputhje me rrjedhatë nevojatë e përditshmërisë jetësore, fjala ra edhe për DEMOKRACINË, ku në mes tje- rash, Dr. Ibrahim Rugova dha disa shpjegime shumë me vlerë, ku me këtë rast, po e shkëpusim vetem një pjesë nga thënia e tij gjatë bisedës:

    “…Në demokraci s`ke nevojë me ja kërkuar askujt letërnjoftimin, me pa se kush është… sepse secili e tregon vet veten se kush është, çfarë është e ç`ka don…” Dr. Ibrahim Rugova

    Kjo thënie, që nga vitet e 1990-ta e deri me sot, kur po e shkruaj këtë mendim, lidhur me analizën e shkruar nga Fahri Xharra me titull:“ Qosja do pajtim me Kadarenë . Jo , kurrë !, në vazhdimsi në kohë dhe hapësirë, mi ka vërtetuar fjalët e Dr. Ibrahim Rugovës, kryetar i parë Shtetit të Kosovës

    (se, Republikën e shpallur për herën e dytë me 2008-02-17 në Kuvendin e Kosovës, pasi që priten, si duket vendor e ndërkombëtar, deri sa Rugova të ndroj jetë, në bisedimet e bëra në Bruxel me Serbinë me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, me kërkesën e Sërbisë me FUSNOTËN që e pranuan dhe nënshkruan përfaqësuesit e Kosovës, Hashim Thaçi si kryeministër, që jashta Kosova të mos përfaqësohet si Republika e Kosovës, por vetem si Kosovë, e që i njeti s`bashku me sejmenët dhe këshillëtarët e tij me za e me namë që dihen, si kundërshtar e urrejtës të Dr. Ibrahim Rugovës, në vitin 2000 e mohuan Pavarësin e Republikës së Kosovës të shpallur sipas Kushtetutes së njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, më 1990-09-07, kërkuan zhbërjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës prej administratorit ndërkombëtar aso kohe z. Bernard Kouchner, që me urdhërin e tij dhënë kryetarit Dr. Ibrahim Rugovës që brenda një muaj të shuaj Kuvendin e Kosovës dhe gjitha institucionet që vepruan me pushtet paralel gati për 10 vite, u shuan dhe u ba e pa qenë Republika e Kosovës… dhe u plotësua dëshira dhe kërkesa e pushtetarëve të tashëm… )!

    Secili, me veprimet e tyre (qoft hapur apo fshehurazi për një kohë të caktuar), të veshur me kravat, rroba kat e të shtrenjta, gjithnjë në hallë e mund për t`ja përshtatur trupit dhe fytyrës (që shpeshëherë populli sipas veprimeve i quan edhe të pa fytyrë), me qëllimin kryesor për të qenë ma bindës në fjalët që thonë, me dredhi e dhelpëri të përkryer për ti fshehur veprimet e tyre tinzare lakminë për pozitë e pushtet, me dhënien e premtimeve të rrejshme, mashtruese, për ta rritur besimin tek masa edhe përmes propogandës e sejmenve te tyre mirë të paguar, por, pa e bërë, mend se kravata, jo vetem që nuk ua fshehu lakmin për pozitë e për pushtet, asnjëhere, por edhe ua zbuloj me themel urrejtjen dhe shpirtngushtësin e fhsehur thell në brendin e tyre fizike e shpirtërore, me veprimet e liga të cilat s`kanë asnjë element njerëzor, ndaj kundërshtarëve të cilët kanë vlera njerëzore e kombëtare siç ishte Dr.Ibrahim Rugova, apo, Kadareja për veprimtarin e tij të begat e plotë thesar të çmuar kombëtar, në drejtimin e krijimtarisë letërare etj, aq më tepër ua zbuloj fytyrën e tyre të kallaisur sikur plaka kur mundohet me i mbulua rrudhat e pleqërisë me lyemje e ngjyemje , qoft edhe për një për pak kohë, të duket më e re në mos si nuse, që po sa të hiqet lyemja e ngjyemja, del fytyra e vërtetë, njashtu edhe këtyre kravata ua zbuloj me kohë jo vetem fytyren e tyre të vërtetë, por edhe veprimet e shëmtuara me pasoja afatgjata për populle e atdhe..!

    Sot, më nuk është ma fshehtësi, siç thot një fjalë e urtë popullore:
    “Mos e vet se të kallxon vet“, në Kosovë na treguan vet me veprimet e tyre se kush ishte e kush mbeti Dr.Ibraim Rugova, kryetar i parë i Shtetit të Kosovës, kush ishte e kush mbeti Akademik Mark Krasniqi, Fehmi Agani dhe kush është Isamil Kadareja, dhe kush është Rexhep Qosja, Adem Demaqi dhe veprimtaria e tyre dhe pushtetarëve të Kosovës: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, si dhe opozita e bashkuar Visar Imeri, Albin Kurti, Fatmir Lima, Ramush Haradinaj, pensio- nisti Jakup Krasniqi e disa Bilalla e telalla të tjerë, të cilët me veprimet e tyre në pozita apo (opozitë) dhe pushtet që kanë pasur e kanë e sollën Kosovën në gjendjen që po shihet e po flitet për çdo ditë, për rrezikun e zhbërjes apo edhe deri tek rreziku i gjakderdhjes vllavrasëse nga thirrjet dhe çirrjet në emër të atdhedashurisë dhe ruajtjen e Republikës së Kosovës, që disa prej tyre se kanë njohur kurrë bile edhe sot e kësaj dite se njohin njohin edhe ashtu siç është tani, por dojnë ta shpallin edhe për heren e tretë një Republikë të Kosovës, ndersa ne miesin e tyre e disa te tjerë gjëja te pa varur e që rrinë anash dhënë kishilla ku fsheht e ku hapur që këto këshilla e kanë burimin në urrejtje, në kerrjerizem te pa merituar në shpifje kurthe edhe ndërskamca nga më të ndryshmet si deri më tani, vazhdojnë të bëjnë thirrje , për rrëzimin e pushtetarëve të të tashem e që janë të njejtit qe i kanë përkrahur ardhjen e tyre në pushtet dhe ikanë gëzuar fitoret e premtuara të tyre, dhe tani po ashtu me këshillime të ndërsjellta me të njejtit që ekanë sjellur gjendjen ekzistuese të mjerë në Kosovë në të gjitha drejtimet, për t`i shpëtuar ndëshkimimeve që meritojnë rastësisht nga Gjykata Speciale nese vepron drejtë…?! Vazhdojnë të bëjnë thirrje sipas planeve dhe ndërskamcave të kurdisura, gjëja për përmbysjen e qevritarëve të sotem (të tyre) për të krijuar kushtet dhe rrethanat për zbatimin e një revolucioni të vonuar Demokratikë si në Shqipërinë politike të vitit 1997, per të penguar veprimin e Gjykatës Speciale, dhe të ketë luftë qytetare vllavrasëse siç ndoshi në Shqipëri ku vllavrasja ndershqiptarë shkojë me mija viktima..!
    Të nejtit pastaj të dalin përseri si ndërmjetësues e shpëtues, siç kanë prrallisur vazhdimisht…!

    Si përfundim:
    Në popull në kohë dhe hapesirë, janë të njohur pajtimet e karaktereve të ndryshme, në kushte dhe rrethana të caktuara me qëllim e rëndësi të caktuara, nga veprimtarë e pajtimtar të ndryshëm e në përmasa të ndry- shme qofshin ato, vetanake, familjare, farefisnore dhe kombëtare.

    Jetëgjatësia e pajtimeve, çfardo lloj qofshin ato dhe përmasat e tyre, si në të shkuarën, sipas nevojës edhe në kohën e tashme apo edhe të ardhme, janë vruar dhe varen nga kushtet dhe rrethanata ekzistuese, si dhe në çfarë përmasash kërkohet pajtimi mes palëve, nga kush kërkohet pajtimi dhe nga ndermjetsuesit apo pajtimtarët, si dhe analiza e duhur e të gjitha rrethanave dhe burimet kryesore të shkaktarëve të mospajtimeve apo grindjeve mes palëve si dhe në çfarë mase dhe karaktri janë ato mospajtime…!

    Shpeshëhere kanë ndoshur pajtesa sa për sy e faqe, apo për të arrijtur deri tek një qëllim i caktuar, ngatrrestarët e të pashpirtët, tregohen forma- lisht të penduar apo urtë e të butë, por prapa shpinës në momentet kur ia arrijnë qëllimit, ata vazhdojnë me të tyren dhe ka ndodhur që janë edhe më hakëmarrës ndaj palës që ka qenë ndoshta viktim dhe ka treguar mirëkuptim për pajtesë…! Kjo sidomos ka ndoshur e ndodh tek lakmuesit për pozita e pushtet, që u dëshmua e mund të dëshmohet me shum shembuj e raste në Kosovë..!

    Është e njohur nga jeta dhe përvoja jetësore, se dikush në popull edhe pse ndrron jetë, eshtë i pavdekshëm, pasi që, veprimtaria e tij, për qëllime të mira njerëzore, ate e bënë të pa vdekshëm, pasi që emri dhe vepra e tij edhe për së vdekuri ka ndikim për të mirë, për afrim, bashkim e pajtim njerëzor e kombëtar.
    Poashtu, është e njohur nga përvoja jetësore, se dikush është i vdekur për së gjalli, në mendjen dhe mesin e populli , sepse veprimtaria e tij e shëmtuar ngatrrestare, përçarëse, e dëmshme dhe me pasoja e bënë të vdekkur edhe për së gjalli, e që u dëshmua poashtu që edhe pas vdekjes fizike, përkrahësit e tij si ai vet kanë sjellur e sjellin përçarje dhe grindje ne mesin e të gjallëve në vazhdimsi.

    Populli për të tillët jep gjithnjë vlerësimet e merituar:
     „ Të mirit , populli ja sheh hajrin edhe për së vdekuri, po, edhe te keqit ja sheh sherrin edhe për së gjalli edhe për së vdekuri ..“

    Kosova hallemadhe është mbushur tash e sa kohë, për fatin e keq të saj me kategorin e njerëzve lakmitar për pozita, pushtet e pasuri, që po ua sheh sherrin vazhdimisht, qysh se kanë ardhur në pushtet dhe do të ua sheh sherrin edhe pas shkuarjes nga pushteti apo edhe pas vdekjes së tyre fizike…!

    E të tillet dihen dhe si u pajtove si nuk u pajtove me ta, pasojatë po i vuajm dhe kemi me i vuajt edhe ne te ardhmen qenë gjallë apo s`qenë gjallë këta horra…!

  4. Me sa di, sherri midis Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes u shkaktua për çështje historike, i pari duke mbrojtur tezën evropiane të shqiptarëve, kurse i dyti atë orientale të tyre. Prandaj diskutimet duhet të zhvillohen rreth këtyre argumenteve dhe jo se çfarë karakteri vetjek ka I. Kadareja dhe çfarë karakteri vetak ka R. Qosja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.