Z.QERIQI, ILIRËT JANË PASARDHËS TË PELLAZGËVE!

Herodoti_pellazget_para_grekeve

luftulla_peza_2015

PROF.DR.LUFTULLA PEZA
Tiranë, 13. 01. 2016

Ahmet Qeriqi boton shkrimin plot mllef “Kristo Frashëri ju dha një grusht të fortë pseudoshkenctarëve dhe sharlatanëve”. Qeriqi del në mbrojtje të thënies së prof. Frashërit “Ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve”. Sikur z.Qeriqi të ishte një njohtës i historisë së lashtë dhe të sillte fakte dhe prova në mbështetje të thënies së profesor K. Frashërit, asgjë të keqe nuk do të kishte, sepse jemi të lirë të shprehim lirshëm mendimet në shoqërinë e lirë. Por asnjë provë nuk sillet nga Qeriqi, në mbështetje të asaj për të cilën shkruan. Siç duket vetëm se i shkon për shtat thënia e mësipërme. Ndërkaq është e patolerueshme përdorimi i shprehjeve fyese dhe denigruese në adresë të dijetarëve, që studiojnë lashtësinë e kombit tonë dhe duan të nxjerrin nga errësira të rejat e shkencës për historinë dhe gjuhën e tij. Këta studiues meritojnë mbështetje, lavdërime, mirnjohje dhe të mbrohen nga shoqëria dhe jo tu adresohen sharje dhe fyerje nga më poshtërueset.

Profesor K. Frashëri është padyshim një zë i fortë në historinë tonë të dekadës së fundit dhe jep tonin për sa i përketë historisë së mesjetës dhe historisë së re të shqiptarëve. Prandaj për te kemi respektin më të madh dhe i urojmë shendet të plotë. Mendimin e profesor Frashrit na e sjell një farë D.B., që ka përgatitur faqen përmbledhëse nga libri i tij dhe nuk e di se në ç’rrethana është thënë shprehja e më sipërme. 

Për historinë e lashtë të popullit tonë dhe të gjuhës shqipe profesori Frashëri, nuk ka ndërmarrë ndonjë studim në këtë drejtim, prandaj edhe nuk duhet besuar verbërisht thënia e tij. Profesori duhet vetë ta sqarojë se si është puna me këtë thënie, që përbën një largim të madh nga e vërteta shkencore. Besoj se është një lapsus ose keq interpretim.
Herodoti_pellazgetProfesori shkruan se “Grekët bashkëjetuan për shekuj me pellazgët, morën prej tyre elementët e qytetërimit pellazgjik, deri sa i asimiluan. …Grekët nuk qenë si etni identike me pellazgët, por pasardhës fizik të tyre”. “Edhe ilirët trashëguan shumë nga pellazgët, edhe ata nuk janë pasardhës gjenetikë të pellazgëve”. Ai shton njëkohësisht se qendra kryesore shpirtërore e pellazgëve ka qenë Dodona në Epir, banorët e faltores qenë “barbarë” pra jo grekë, praktikat e pagëzimit grekët i morën nga pellazgët, që banonin në Epir.

Për të hedhur dritë mbi problemin, që ngrihen, parashtoj mendimet si më poshtë, të cilat janë vjelë nga libri “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”.
Luftulla - liljana peza drite e re mbi  pellazget
Të gjithë duhet të interesohen për historinë e popullit dhe të gjuhës së vet amtare. Libra në treg ka dhe ato duhen lexuar nga të gjithë që të mësojnë për vete dhe të mësojnë edhe fëmijët e tyre. Këto libra duhet të mos mungojnë në asnjë shtëpi dhe sa herë është nevoja ti hapim dhe të informohemi për problemet që dalin në shtyp.

PELLAZGËT BANORËT MË TË VJETËR TË BALLKANIT DHE MESDHEUT

Tre gjëra janë të sigurta dhe mbështeten si nga autorët antikë dhe shumica e autorëve të tjerë. Nga të gjithë autorët e vjetër dhe të ri pranohet se:
Herodoti_pellazget_para_grekeve
1 – Banorët më të vjetër të njohur historikisht në Ballkan dhe Mesdhe janë pellazgët, të cilët pranohen të jenë autoktonë d.m.th. vendas. Ata ndërtuan qytetërimin e parë europian dhe perëndimor.

2 – Grekët janë popullsi e ardhur në rajonin e Egjeut, sipas dokumenteve më të reja, gjatë shekullit 6 p.e.s., si fise baritore dhe pa nivel kulture.

3 – Gjuha pellazge nga grekët e lashtë është pranuar si gjuhë barbare, pra ndryshe nga gjuha greke.

Në dy veprat e para të letërsisë perëndimore Iliada dhe Odisea përshkruhen pellazgët, perënditë e tyre dhe Lufta e Trojës midis fiseve pellazge. Homeri i përmend pellazgët në Iliadë dhe Odise, ai përmend edhe Zeusin Pellazg, që jeton dhe mbretëron në Dodonë (Çamëri) dhe perënditë pellazge në malin e Olimpit (Thesali). Edhe Hesiodi i përmend pellazgët dhe Zeusin Pelazgjik. Më pas shumë autorë të tjerë të vjetër dhe modern i përshkruajnë pellazgët si populli i parë i identifikuar në Europë dhe Mesdhe.

Në Iliadë dhe Odise ende sot ndodhen qindra fjalë të gjuhës origjinale të lashtë pellazge, në të cilën u shkrua. Shembuj janë titujt dhe fjalët e para të këngëve të para të Iliadës dhe Odisesë:

E njëjta gjë është edhe në poemën tjetër Odisea:

Siç shihet titulli dhe fjalët e fillimit të këngës së parë të Iliadës dhe Odisesë së Homerit janë në gjuhën pellazge dhe janë shkruar me abecedarin pellazg, i vetmi i njohur në atë kohë. Nga studiues të tjerë në këto vepra janë gjetur edhe shumë fjalë të tjera të gjuhës pellazge.

Shihni sa bukur! Homeri vetë në “Iliada” dhe “Odisea” të çon tek gjuha shqipe, sepse gjuha e lashtë pellazge, që ai ka njohur dhe përdorur të çon tek gjuha shqipe, që është vazhdim i gjuhës së Homerit. Kjo vërteton se gjuha pellazge ka vazhduar gjatë mijëra vjetëve dhe mbijeton në gjuhën e sotme shqipe. Më vonë organizimi shoqëror i shoqërisë pellazge u përsos dhe kaloi nga shtet-qytetet në formën e re më të organizuar mbretëri të mëdha dhe perandori. Kështu lindën shtetet e Ilirisë, Dardanisë, Maqedonisë, Epirit, Thrakës etj. Edhe gjuha, që në lashtësi e flitnin pellazgët, u trashëgua tek ilirët dhe të gjithë popujt që lindën nga pellazgët.

Kështu në të dy poemat e Homerit fjalët e para janë të gjuhës origjinale me të cilën ato janë shkruar të gjuhës pellazge. Këto fjalë janë njësoj edhe në gjuhën ilire ashtu edhe në gjuhën shqipe. Këto vërtetojnë mendimin e shumë dijetarëve, që Iliada dhe Odisea janë shkruar fillimisht në gjuhën pellazge. Nga gjuha e përbashkët vërtetohet plotësisht lidhja farefisnore e pellazgeve me ilirët dhe më pas e këtyre me shqiptarët e sotëm, të cilët pranohen të vetmit pasardhës nga pellazgët e lashtë.

Me të drejtë në enciklopedinë Wikipedia shkruhet:

“Fjala helenë, që do të përkthehej si grekë, nuk është përdorur nga Homeri”. Homeri dhe Hesiodi, dy poetët me të cilët fillon letërsia europiane, nuk i kanë njohur grekët, sepse gjatë shekullit 8 p.e.s., kur ata kanë jetuar dhe u formulua Iliada, Odisea dhe veprat e tjera nga gojdhënat popullore, fiset greke ende nuk kishin ardhur në rajonin e Egjeut. Një gjë të tillë e mbështet edhe Thusididi (469-395 p.e.s.), i cili në librin “Lufta e Peloponezit” shkruan: “…prova ime më e madhe për këtë është vetë Homeri, i cili edhe përse ishte i kohëve shumë më të vona se Lufta e Trojës, ai sërisht nuk e përmendi emrin grekë në veprën e tij”.

Por autorët e vjetër bëjnë me dije edhe se “gjuha pellazge është gjuhë barbare”, sepse ndryshonte nga gjuha greke.

Këto të dhëna të rëndësishme tregojnë se grekët nuk kanë qenë pjesmarrës në Luftën e Trojës. Falsifikatorët i kthyen akejtë në grekë dhe kështu grekët i paraqesin si pjesmarrës në Luftën e Trojës, kohë ku ata ende nuk kishin ardhur në rajonin e Egjeut.

Të gjitha perënditë e lashta me Zeusin pellazg në krye janë pellazge dhe nuk kanë asnjë lidhje me grekët. Falsifikatorët shpesh i paraqesin ato si perëndi greke.

Kërkimet arkeologjike në Trojë, Mikenë, Tirins, të ndërmarra nga H. Shliman dhe A. Evans dhe arkeologë të tjerë më pas, në Kretë, në ishullin e Lemnit etj., kanë vërtetuar se të gjitha qytetërimet e lashta të Trojës, Mikenës, Tirinsit, Knosit në Kretë etj., janë paragreke dhe nuk kanë asnjë lidhje me grekët ose helenët, popullsi e ardhur më vonë.

Në Trojë, ku është përpunuar mjaft imët stratigrafia e qytetërimeve të lashta, është kjo vijushmeri, filluar nga lashtësia:

– Troja-I deri Troja VII (vitiet 3500-deri 600 p.e.s.) përbën Qytetërimin Pellazg,

-Troja VIII (vitet 600 p.e.s.- 85 p.e.s.) përbën Trojën gjatë kohës helene (greke), ndërsa

-Troja IX (85 p.e.s.-500 era jonë), përbën Trojën gjatë kohës Romake. Nuk ka asnjë dokument që të vëretojë praninë e grekëve (helenëve) para shekullit 5 p.e.s. në Trojë, është konkluzioni i Shlimanit dhe arkeologëve të tjerë, që zbuluan Trojën.

Në mbështetje të kësaj çeshtje është edhe fakti i njohur se në historinë e Greqisë është një periudhë kohore që quhet “Greek Dark Ages” / Koha e Errët e Greqisë/, gjatë shekujve 11 deri 5 p.e.s. Është quajtur kështu, sepse gjatë kësaj periudhe nuk ka dokumente historike greke në rajonin e Egjeut, që do të thotë se grekët gjatë kësaj kohe ende nuk kishin ardhur në këtë rajon.

Grekët pranohet nga të gjithë që nuk janë popullsi autoktone në rajonin e Egjeut, por të ardhur. Nuk dihet se nga kanë ardhë, sepse nuk sollën asnjë dokument kur erdhën dhe nuk kanë lënë asnjë dokument në vendin e origjinës. Kanë ardhë si barinj, me kope bagëtish, pa asnjë nivel kulturor, edhe emrin helenë e morën nga banorët e qytetit Hellada, që ka qenë në Etoli, banorët e të cilit dhe të rrethinave quheshin helenë, që përmenden në Iliadë.

Herodoti_pellazgetSipas Herodotit, grekët huazuan gjithshka nga pellazgët, përfshirë edhe perënditë.

Pelllazgët janë popullsia më e lashtë e identifikuar në Europë, rajonin e Egjeut dhe më gjerë qysh gjatë mijëvjeçarit të dhjetë p.e.s. Ata janë autoktonë d.m.th. vendas në truallin e tyre dhe nuk përmenden të kenë ardhur nga diku. Kultura pellazge e Vinkës e mijëvjeçarit 6 p.e.s., në rajoni e Dardanisë së hershme (Kosovë, Serbia, Shqipëri, Hungari, Rumani, Greqia e veriut, Kroaci etj.) tregon arritjet e mëdha të tyre. Njerëzit e kësaj kulture filluan mbjelljen e arave dhe ndërtimin e farmave (fermave) me të cilat fillon bujqësia. Shihni si shfaqen emërtimet: ARA, fjalë pellazge, që ruhet sot në gjuhën shqipe dhe ka hyrë edhe në gjuhët e huaja p.sh. në anglisht si “arableland” dhe fjala FARA, nga vjen fjala FARMA, janë fjalë pellazge të trashëguara njësoj në gjuhën shqipe.

Pellazgët e Vinkës ndërtuan kasollet dhe shtëpitë e para, njihen edhe për përpunimin e baltës dhe poçerisë, qumshtit, veshjet prej leshi, gërmuan minierat e para dhe shkrinë mineralin dhe prodhuan bakrin, me të cilin prodhuan vegla dhe armë. Ata shpikën edhe shkrimin e parë në botë, ku në poçeri ruhen fjalët e para të shkruara nga gjuha e tyre: VIJV = UJI dhe DOR= DORA, që janë fjalët e para të shkruara në botë, fjalë që më pas ndeshen tek ilirët dhe janë sot në gjuhën shqipe.

Qytetërimi pellazg u zhvilluar shumë gjatë kohës së bronzit: formohen qytet-shtetet, mbretëritë dhe perandoritë e para: mbretëria Mikenë, Tirins, Pylos, Sparta, Trojë, Knos, Trojë etj.

Mbishkrime të gjuhës pellazge janë ndeshur në Kretë, Trojë, Mikenë, Lemn etj.

Nga studimi i gjuhës pellazge dhe të mbishkrimeve të saj, ruhen shumë fjalë, që tregojnë se këto fjalë të njejta janë edhe në gjuhën shqipe.

Fjalë nga gjuha pellazge: Uj, Dora, Fis, Zi Asht Zi, Maraz, Madh, Ron, ili-ylli, as-asht, meni-mëri, mysc-mish, crye-krye, me diegune- me djegur, me ditun-me ditë, me ndez, bist-bisht, ziarm-zjarm, zjarr, scop-shkop, vent-vend, pyel-pyll, plot, me preem-me pre, grua, sisa, hund-hunda, camb-kamba, mir, drith, buca-buka, byk, mol-moll, lule, drapn-drapër etj.

ILIRËT JANË PASARDHËS TË PELLAZGËVE

Gjuha është elementi bazë për të dalluar afërsinë ose largësinë e popujve të lashtë me popujt e sotëm. Afërsia e gjuhës pellazge me gjuhën ilire vërtetohet pikërisht nga gjuha: me ndryshime të vogla gjuha pellazge vazhdon në gjuhë ilire, maqedone, thrake etj.

Gjuha e njejtë vërteton se pellazgët dhe ilirët janë të një gjaku dhe të një fisi dhe kanë folur një gjuhë. Mjaft autorë e vërtetojnë këtë, por kjo vërtetohet nga mjaft mbishkrime pellazge dhe ilire, që ruhen në Durrës, Apolloni, Butrint etj.

Nga fundi i kohës së bronzit, si pasojë e ndryshimeve cilësore në shoqërinë pellazge, prej saj ndahen fise të mëdha, me një gjak dhe gjuhë, që formuan mbretëri dhe perandori të vetat. Kështu në fillim të mijëvjeçarit të parë p.e.s. shfaqen ilirët, maqedonët, dardanët, epirotët, thrakët, dakët etj.

Nga pellazgët këta trashëguan gjuhën dhe shkrimin, fenë pagane dhe perënditë, kulturën dhe mënyrat ekonomike. Gjuha ilire ka qenë shkruar me alfabetin pellazg, e cila ka mbishkrime deri në shekullin e 6 e.s., (mbishkrimi i Mesaplikut). Shumë mbishkrime të gjuhës ilire ndodhen në muzetë e Durrësit, Apollonisë, Butrintit dhe presin të studiohen, sepse deri tani gjuhtarët shqiptarë i kanë abandonuar padrejtësisht dhe disa prej tyre i kanë falsifikuar si mbishkrime greke.

Me lindjen e kristianizmit në fillim të erës sonë dhe më pas të fesë islame nga ilirët dhe pellazgët u huazua e gjitha mënyra e ndërtimit dhe e veprimit nëpër institucionet e reja fetare. Nën shembullin e faltoreve pellazge u ndërtuan kishat dhe xhamitë dhe Pythitë, të dërguarit e zotit në këto faltore të besimit pagan pellazg, u zëvëndësuan me priftërinjtë dhe hoxhallarët. Edhe kryqi i krishterë është simbol i njohur ndër pellazgët, që më pas u bë simboli i ilirëve dhe u huazua si simbol i krishterëve.

Themeluesi i fesë kristiane Jezusi e ka marrë emrin e vet pikërisht nga ilirët dhe ja se si:

JEZUS = JE ZEUS = JEZ(e)US = JEZUS, pra emri JEZUS është formuar nga emri ZEUS, por duke i hequr germë “e” dhe duke shtuar “JE” përpara.

Edhe Selia e Shenjtë kristiane VATIKAN është fjalë e formuar nga bashkimi i fjalëve të gjuhës etruske/ilire/shqipe: VATIKAN (VATICAN) = U ATI KAN, pra TEK ATI KAN

Disa fjalë nga gjuha ilire: fimia-fëmia, hyjneron- hyjneron, në yje ron, ka lin-ka lind, leon-luan, te is-të është, te is toc-ti je në tokë, te is mad-ti je i madh, noc-not,natë, ast-asht, pak, ke, ac-haç, bilia-bija, bur-burri, cuza-cuca, daya-dita, datan-vendi, delme-dele, frim-frym, hyll-yll, las-lesh, ma, ra, vasa-vasha, uja-uji, xaire (haire)-haire, hajër etj.

Nga krahasimi i fjalëve të gjuhës pellazge vihet re se janë njësoj si fjalët në gjuhën ilire . Nga krahasimi i fjalëve të gjuhëve pellazge dhe ilire me ato në gjuhën shqipe vërtetohet se janë po ato fjalë me po atë kuptim. Prandaj themi se gjuha pellazge e kohës së bronzit me riorganizimin e shoqërisë pellazge në shtete të mëdha dhe krijimin prej saj të popujve ilir, maqedonas, epirotë, dardan, thrakë etj., kaloi si gjuhë e folur dhe e shkruar tek këta popuj të rinj. Nga gjuha e përbashkët e këtyre popujve vërtetohet se ilirët dhe popujt e tjerë rrjedhin nga pellazgët dhe flasin, me ndryshime të vogla, atë gjuhë që kanë folur pellazgët.

Herodoti_pellazget01Gjuha ilire ruhet në shumë mbishkrime, që janë zbardhur, por që kuptohen lehtë.

Kështu vërtetohet plotësisht se: Ilirët janë pasardhës të pellazgëve të lashtë.

Më pas nga ilirët – shqiptarët shqiptarë, nga dardanët kosovarë, nga maqedonët shqiptarët e sotëm të Maqedonisë dhe nga epirotët rrjedhin çamët, arvanitët (arbanitët) dhe arbëreshët, të cilët trashëgojnë gjuhën e lashtë të trashëguar nga pellazgët tek ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët etj., që është gjuha e përbashkët shqipe.

Shkurtimisht kjo është përgjigja e pyetjes : a janë apo jo ilirët pasardhës të pellazgëve dhe shqiptarët pasardhës të ilirëve? Të gjitha dokumentet vërtetojnë se ilirët janë pasardhës të pellazgëve dhe shiqptarët pasardhës të ilirëve. Kjo temë është e vërtetuar plotësisht sot, por kush nuk studion studimet e botuara për te, sigurisht që ka vështirësi ta kuptojë dhe pranojë atë.

Kush nga lexuesit kërkon të dijë më shumë për këtë problem, drejtohuni tek libri: DRITË E RE MBI PELLAZGËT DHE GJUHË E TYRE me autor L. dhe L. Peza, Tiranë 2013 dhe tek mjaft autorë të tjerë, që e kanë studiuar dhe kanë shkruar për këtë temë. /Luftulla Peza – Pragë, 2 dhjetor 2015/

Shperndaje ne

The Author

PROF.DR.LUFTULLA PEZA

1 Comment

Add a Comment
  1. Eshte detyra e te gjithe historianeve dhe arkeologeve tane qe ne base te gjitha zbulimeve arkeologjike dhe gjuhesore,ne baze te shkrimeve historike nga autoret e lashtesise, te krijojne nje teori te vetme te prejardhjes tone si popull shqiptar,qe te njihet nga mbare bota edhe pse shume prej historianeve me fame boterore pranohet qe historia e ballkanit dhe evropes eshte e falsifikuar. Ka ardhur koha qe te perballemi sa me shume me kete teme dhe te krijohet nje linje e vetme e pasqyruar me shume detaje te besueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.