Vendosja e pushtetit fashist italian dhe fillimet e luftës antifashiste në Shqipëri

invazioni_italian_ne_shqiperi_01

Invazioni italian ne Shqiperi 1939                     

12342574_582804735200631_3031144433704580826_nShqipëria për katër ditë u pushtua nga Italia fashiste kurse Fuqitë Perëndimore me heshtjen e tyre miratuan pushtimin bashkë me vendet fqinje .
 
Fashistët italian me anë të një “Asambleje Kushtetuese” shpallën bashkimin e Shqipërisë me Italinë më 12 prill 1939 . U vendos që Viktor Emanuelit III t’i jepej kurora mbretërore e Shqipërisë , dhe me këtë akt , Shqipëria humbi pavarsinë .
Shkruan : Brilant Gashi 
 
Në qershor të vitit 1939 pushtuesit formuan Partinë Fashiste Shqiptare , si pjesë e asaj italiane me udhëheqës Musolinin . U nxor dekreti për ç’armatimin e popullsisë brenda 30 ditësh dhe dekreti që i detyronte nëpunësit të bënin betimin për besnikëri ndaj mbretit . Flamurit shqiptar iu vunë shenjat e Liktorit , u morën masa për fashizmin e shkollave shqipe etj .
 
Pas vendosjes së pushtetit fashist , u bënë ndërtime rrugësh e objektesh ushtarake , të cilat do t’i shërbenin makinerisë ushtarake fashiste për të sulmuar Greqinë . Në tetor të vitit 1940 , Italia fashiste sulmoi Greqinë dhe Italia këtë sulm e nisi në fillim të tokave shqiptare të Çamërisë me pretekstin se kriminelët kolaboracionistë kishin vrarë nacionalistin shqiptar Daut Hoxha . Gjatë kësaj lufte , në tokat e bekuara shqiptare pati shkatërrime të mëdha .
 
Në prill të vitit 1941 , nga trevat nazifashiste gjermane e italiane u sulmua dhe u pushtua Jugosllavia .
 
Shqiptarët e filluan luftën antifashiste në prill të vitit 1939 . Ata e kundërshtuan pushtimin dhe organizuan në forma të ndryshme pushtimin ndaj vendit .
 
Qëndresa shqiptare në fillim karakterizohej me protesta , greva , sabotime e demostrata , aksione të armatosura , atentate etj . Këtu vlen të përmendet greva e punëtorëve të ngarkim-shkarkimit në Vlorë , të cilët penguan shkarkimin e armatimeve dhe si pasojë shumë prej tyre u dënuan nga gjyqi fashist italian .
 
Këto veprime të antifashistëve bënë jehon në tërë Shqipërinë dhe nxitën edhe më tej lëvizjen antifashiste në Shqipëri . Në ditën e shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë , më 28 nëntor 1939 , nga të rinjtë e Tiranës u bënë demostrata të fuqishme kundër pushtuesve italian . Edhe pse demostrata u shtyp ajo pati jehonë në të gjithë Shqipërinë .
 
Në bazë të dekretit të 11 prillit 1940 , parashikoheshin dënime të rënda deri në pushkatim për pjesëmarrësit në protesta dhe në demostrata kundër fashistëve italianë .
 
Më 28 nëntor 1941 , në përvjetorin e marshimit fashist në Romë u organizua një demostratë antifashiste në Tiranë , e cila u shndërrua në përleshje me fashistët ndërsa më 8 nëntor në demostratën në Korçë pati të vrarë . Këto incidente ngritën edhe më shumë disponimin antifashist , rezistenca e të cilëve fuqizohet më tej me formimin e brigadave të luftës .
Shperndaje ne
Updated: 15 Maj, 2017 — 14:43

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

4 Comments

Add a Comment
  1. Lindita Rustem Macuku

    Ducja, Partia e tij fashiste dhe oficeret e Ushtrise Italiane ne kete periudhe kane qene magjup fashiste Greke te fshehur pas popullit alegro Italian. Ushtaret e kesaj ushtrie kane qene Italian. Nazis kane qene magjup racist, gjithashtu. Ata nuk kane patur lidhje me popullin e kulturuar Gjerman. Magjupet mendojne si t’ua hedhin te tjereve por, ata mund t’ia hedhin dhe njeri-tjetrit sic bene ne Luften e 2-te Botetore.

    1. Zonje,nuk mund te kuptoj pse keni keto mendime dhe shprehje “magjup” Si e mendoni dhe cfare mendoni ju me fjalen magjup. Mendoj eshte ofenim per nje popull..

    2. Kujt I thu ti moj “popull I nderuar gjerman?” A je normal, ke tere boten qe njeh Hitlerin per BABAIN e fashizmit, dhe tere gjermanine per popullin me racist e sadist, e ti flet per nderim te ketij kombi? A ke gjak shqiptari a ca je?

  2. Më 6 prill 1939 një grup pezakësh, në mes të cilëve edhe babai im, nuk e donin pushtimin fashisht dhe marrin pushkët dhe shkojnë në Durrës për ta pritur ushtrinë fashiste. Më pas rill 1939 në Pezë u mblodhën mjaft luftëtarë nën drejtimin e Myslim Pezës për të organizuar rezistencën e armatosur. Formohet Çeta e Pezës, i pari formacion luftarak antifashisht në Europë, që luftoi fashizmin deri në çlirimin e vendit. Më 16 mars 1941 fashisëtt i bien Pezëa për të asgjësuar çetën e saj. Lanë në Pezë 84 oficerë dhe ushtarë të vrarë, por mbetën e dhe 5 dëshmorët e parë të luftës çlirimtare, mes të cilëve edhe babai im. Çdo vit shkoj nëPezë në përkujtim të kësaj lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.