SUNDIMTARË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS KOHA JUAJ KA MBARUAR

protesta_17_02

Avdi_ibrahimiQeverit përparimtare e progresiste nga mbarë bota duhet ta kuptojnë e ta ndihmojnë popullin e Kosovës, të cilëve u ka ardhur në maje të hundës kjo klik e papërgjegjshme sundimtare. Ndaj të flaken njëherë e përgjithmonë nga pushteti këta sundimtar kuisling, ngase koha e tyre qysh moti ka mbaruar!

Ç’ka na duhen këta sundimtarë llomotitës që i kanë lënë pa punë e në mjerim mbi gjysmën e popullit dhe “shokët” e tyre të luftës çlirimtare?!… Ç’ka na duhen këta sundimtarë llomotitës e grykës të pangopur që kanë rrëmbyer gjthçka nga pasuria jonë kombëtare duke e lënë popullin në varfëri, por duke u pasuruar për vetën e tyre?!…

Ç’ka na duhën këta njerëz që nuk po arrijnë assesi ta ndërtojnë shtetin, por për kundrazi po e rrënojnë me dofar ZAJEDNICA e duke u faluar TROJET TONA fqinjeve grabitçar sllav, dhe kështu shkatërrojnë ekonominë e vendit tone?!…

Ç’ka na duhen këta njerëz që me politikat e tyre nuk po punojnë në shtetndërtim, por punojnë në shtetrrënim duke e vjedhur shtetin ata vazhdimisht llomotisin kinse po bëjnë gjëra të mira për shtetin dhe popullin?!…

Kështu, nga mospuna e këtyre sundimtarëve politikan të korruptuar e të servilosur ndaj të huajit ata po ndërtojnë kulla në ajër për atdheun, por kanë ndërtuar dhe ngritur kulla super luksoze për vetën dhe tarafet e tyre.

A, thua është aftësi kjo? A, thua është serioze kjo? Ata nuk janë aspak serioz në premtimet e tyre… ata po argëtohen me ne, me poullin e varfër dhe na kanë bërë lodër neve shumicën popullore në duart e tyre të pista!

Po, po, – lodër dhe asgjë tjetër. Prandaj edhe unë, ti, ai, ajo, ata, ato të bëhemi bashkë, të organizohemi si popull, si shqiptarë, t´i ndëshkojmë duke protestuar paqësisht e dinjitetshëm deri në largimin nga pushteti i këtyre përfituesve të pazareve politike për interesat e tyre personale të këtij grupimi sundimtarësh, PDK-LDK-LISTASERBE, që abuzuan dhe po abuzojnë me pushtetin.

MJAFTË MË POULLI I VARFËR I PAPUNË E KA HUMBUR DURIMIN,

17 SHKURTI TË JETË FUNDI I TYRE!

Shperndaje ne
Updated: 31 Janar, 2016 — 12:27

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.