Napoleon Bonaparta dhe etruskët “ishin” serb

Maska_napoleonit Maska_napoleonit_02

Kur Napoleoni paska pas “marrë vesh së ishte” serb; për këtë vonesë të zbulimit të identitetit të tij nacional paska pas deklaruar: “ Sikur ta dija se  se jam serb ,kisha për të qenë edhe më i madh! Në mënyrën më fëmijërore dhe aspak shkencore por qesharake ata dalin me një “zbulim” të tyre :” Napoleon je Srbin, dokazano! “ – “U vërtetua se Napoleoni është serb !”

Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të pa origjinë,prandaj edhe me instiktin e tyre prej mashtruesi i kanë veset e tyre shumë të këqija që e çorodisin historinë dhe origjinën e tyre e me këtë e njollosin atë të të tjerëve  e me këtë rast t`tonën.. Është për çudi që Perëndimi iu “hanë”rrenët e tyre; se ku e kanë qëllimin nuk e dijë.

Në takimin e Akademisë serbe ,në Valevë aty ku u promovua libri “Shqiptarët- Ilir të rrejshëm qenka diskutuar edhe më shumë për të “kaluarën historike “ serbe. Dr. Slobodan Jarçeviq ,thoshte se sa i përket Etruskëve ,e ëma e Napoleonit kur u zua pas një kryengritjet Korse kundër Francës,paska pas thënë:”Ne nuk jemi Italian edhe pse kemi ardhur nga Italia ,ne nuk jemi francez por jemi Etruskë.”Meqenëse shkencëtari Prof. Vukçeviq, në Amerikë ka zbuluar se Etruskët janë Serbë, atëherë vetvetiu kuptohet se Napoleoni ishte serb”.

Sipas serbëve  Napoleon Bonaparta ishte pra me origjinë etruske . Kur dr. Jarçeviqi , akademik, në kohën e tij  paska pas dale me tezën e tij se Napoleoni ishte me origjinë serbe paska pas qenë një guxim i madh i tij, dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napoleonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë : Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korzikë.  Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti Etrusk është “serb ,dhe se etruskët paskan pas folur serbisht. Sa krenari që të gjitha 22 shkronjat e çirilicës serbe të sotit  paskan qenë etruske.!!!

“Po serbët kush janë”?!  

Pyetej dr. Skender Rizaj dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.

Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia  etj., në përgjithësi te popujt etj.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”.  Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën  në krahun e djathtë  të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian. Prej tyre ishin pagëzuar me emrin “Serbezë, serbazë”, që do të thotë të lirë nga detyrimet (taksat) shtetërore për shkak të shërbimit që bënin në të mirë të shtetit. Ky status i këtyre kalorësve (avar-serbezë, në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. “

Serbët ankohen në qëndrimin perëndimor ndaj tyre dhe  që me marritë e tyre po e sillkan botën afër katastrofës:“nuk është e çuditshme që psikologu Richard Lin vjen në përfundim:” Serbët janë populli më pak intelegjent i Europës” si dhe Richard Holbruku i cili thoshte” “Ne spominjite mi to govno od srpske istorije”.  

Atëherë kur serbët “kanë luftuar” për ta mbrojtur Europën prej Azisë, e Europës nuk i hante palla që ta ndihmon Sërbinë në” Betejat e Dubravicës afër Paraqinit(1381). në ate të Ploçnikut me 1386, të Bileqës më 1388 të Kosovës me 1389, shkruan  Akademik Radovan Samarxhiq.

Në “Me  të vërtetën historike kundër jo të vërtetës” Prof. Nikola Kuliç shkruan :”Se mos të ishin turqit nuk do të kishim serb në Itali”. Sipas shënimeve shumë të vjetra ,serbët e Malit të Zi, të Dalmacisë serbe dhe vendeve tjera serbe dhe me një grusht shqiptarësh, pas Betejës së Kosovës nën udhëheqjen e Skënderbeut (???) u vendosën në krahinat e Molizes në Jugun e Italisë ,përballë për ballë ,si ç shkruante në te vjetra, “Dubrovnikut tonë Serb”. E kishin jetën ,i kishin tokat serbe dhe në netët e kthjella nga Italia shikonin në detit Adriatik të tyre. Edhe pse vetvetes  i thonin me krenari se janë serb,por edhe italianët s itë tillë i pranuan dhe i regjistruan.

Kanë filluar edhe gjetjet” gjenetike” të gjenit serb nëpër botë. Profesori shkruan se sa  herë  takon gjenin fisnor  të Sardenjës ,përqafohemi po si vëllau me vëlla. Gjeni i ynë(serb) u gjet në 70% të popullatës  se Jugut të Italisë.kurse në Hvar -66%,Braç-55%, por duke shkuar më lartë nga Kroacia veriore dhe Slovenia ,gjeni 12a2 nuk gjëndet..

Unë po vazhdoj të  e tregoj guximin paranoik serb në vjedhjen e fakteve historike ,lëvizjeve dhe pasionet e tyre. Ne krahinën e Molizes në shekullin XIV na paskan pas qenë nëntë vendbanime serbe. Deri në shek e XV paskan pas mundur të ruajnë ,përkundër ballafaqimeve të ashpra me rrethin dhe kohën ,të ruajnë ndjenjën e të qenit serb, të ruajnë gjuhën serbe dhe zakonet e tyre serbe. . Të gjashtë vendbanimet tjera përkundër asaj qe e paskan humbur gjuhën serbe ,por në mendjen e tyre ka mbetur e shkruar prejardhja e tyre Serbe. Vendet e banuara ishin Cerifelo,Palata, Tavena,Akvaviva, San Feliqe, montemiro, San Gjakomo dhe San Biazo. Sipas të dhënave të vitit 1885 gjuha serbe ruhej vetëm në Akuaviva Kolekroçe,San feliqe dhe në Montemirio.

… Me këta serb janë marrë studjues gjerman ,Italian dhe një studjues serb. Më të saktit ishin linguisti dhe këshilltari i Mbretërisë Italian z. Askoli ,pastaj shkrimtari Tomasso Vitale si dhe profesori me themel Risto Kvaqeviqi i cili studimet e ti për serbet e Italisë i ka botuar në    vitin 1885 në : “Glasniku Srpskoga učenog društva” (Libri 62; i shtypur në shtupshkronjën e Serbisë dhe shitur nëLibrarinë e V. Valozhiqit. Impresionuese !

Këshilltari  i Mbretërisë së Italisë Z. Askoli në “ Politecnico di Milano”( Shkurt 1867) shkruante: “ Gjuha sllave e   kolonive është gjuhë serbe, po e njejta gjuhë që flitet në Dalmaci, Mal të Zi , Serbi etj. Kolonitë Serbe e duanin shum regjionin e Molises, dhe me fanatizëm e ruanin gjuhë e tyre serbe ,por edhe atdheun e tyre italinë. Për lirinë e Italisë shkelqeu edhe serbo -italiani Nikola Neri  i cili paska pas vdekur me 1799 se bashku me Paganon, Karaçolin, Karafin. I njohur është Nikola Neri me atë që vendasve iu thoshte: “Mos e  harroni gjuhën tonë.” Dhe kur paska pas shkuar profesori i lartëpërmendur Risto ,në vitin 1864 e paska pas gjetë të vejën e Nikola Nerit duke e pritur në hyrje të shtëpisë dhe duke ia  rikujtuar legjendat serbe!  … Policia ,pse po vonoheni?

Miodrag  Mihajloviç:”përveq në provincën e Molises serbet kanë jetuar në Abrucio, Avelino, Puglia dhe Kalabri. Një vendbanin  i madh në Kijeto sipas serbëve është quajtur Schiavi d’ Abruzzo ( Abrushki Sërbi.) Sipas regjistrit të vitit 1591 Vendi Polcarino ishte i pastër  krejtësisht vetëm  me serbë”.

Në këtë hallakamë të vjedhjes së pafytyrë ,pa norma morale e as shkencore të historisë së huaj  e kisha historinë ,që të thotë të vërtetën  e historisë serbe.

XIR185934 Napoleon Bonaparte (1769-1821) 1796 (oil on canvas) by Lefevre, Robert (1755-1830) oil on canvas 62x52 Uppsala University Collection, Sweden Giraudon French, out of copyright

Napoleon Bonaparte (1769-1821)

Po a edhe Arbëreshët e Italisë paskan qenë serb?

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.