Organizimi ushtarak kundër pushtuesit nazifashist në Shqipëri 1941 – 1943

images

12342574_582804735200631_3031144433704580826_n

Shkruan : Brilant Gashi


Më 16 shtator të vitit 1942 u mbajt Konferenca e Pezës , që njihet si Konferencë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar .
 
Në këtë konferencë morën pjesë 20 delegatë që perfaqësonin rrymat politike të vendit . Ajo synonte bashkimin e popullit shqiptar rreth një fronti të përbashkët anti-fashist si dhe krijimin e këshillave nacionalçlirimtare në fshtara e qytete .
 
Në Pezë morën pjesë : Myslim Peza , Haxhi Lleshi , Abaz Kupi , Mustafa Gjinishi , Ndue Çoba , Skender Jegeni dhe Kamber Qafmolla – nga “nacionalistët”. Enver Hoxha , Ymer Dishnica , Mustafa Gjinishi , Koço Pashko , Nexhmije Hoxha dhe Nako Spiro – nga njerëzit në anën e komunizmit .
 
Kryetari i Konferencës u zgjodh Ndue Coba dhe sekretar Mustafa Gjinishi . Në konferencë u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm si organ drejtues i Frontit Antifashist nacionalçlirimtar në përbërje : Kamber Qafmolla – kryetar Mustafa Gjinishi – sekretar , Enver Hoxha , Myslim Peza , Ndue Çoba , Ymer Dishnica dhe Abaz Kupi – anëtarë .
 
Si rezultat i zhvillimit të Luftës Antifashiste në Shqipëri , më 8 shtator 1943 , kapitulloi Italia fashiste . Armata XI italiane , që ndodhej në Shqipëri u detyrua t’i dorëzohej me të gjitha armatimet UNÇSH-së . Një pjesë e ushtarëve italian , që u shpërndanë nëpër fshatra , u strehuan e u ushqyen nga populli .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.