Ç`më tha Ermira Babamusta për Presidentin Obama ?

Ermira_babmusta

fahriu_fo_re_023

Nga: Fahri Xharra

Është kënaqësi jetësore atëherë kur njerëzit që i njeh të arrijnë shkallë të lartë të mirënjohjes ndërkombëtare e posaçërisht mirënjohje dhe falënderim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjalën e kam për miken e nderuar Ermira Babamusta më të cilën njihesha si bashkëpunëtorë i rregullt i portalit të saj Prishtinapress ; me të cilën kisha shkëmbim mendimesh për çështjen shqiptare dhe për përkrahjen amerikane dhënë Kosovës . Shkurt ; me njerëz të mëdhenj je edhe vet i madh !

Bisedën virtuale me të nderuarën Ermira Babamusta e bëra mu për shkak që ka fituar çmimin nga Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Obama – medalja e artë “President’s Volunteer Service Award”. Një çmim i lartë për një shqiptar por edhe më i lartë për një femër shqiptare; nëse populli ynë ka dhënë teuta na është më lehtë të kuptojmë që nga gjiri ynë ka lindur edhe Ermira.

– Ermira mike më trego pak më shumë për këtë çmim, si arrite të marrish çmimin e lartë nga Presidenti Amerikan?

“E falënderoj Shtëpinë e Bardhë, Presidentin Obama dhe shtetin amerikan për nderin dhe vlerësimin që më dhanë. Në 2014 pata mundësinë të jem pjesë e programit të Shërbimit Kombëtar të Presidentit, program krijuar më 2003 nga Këshilli i Presidentit për Shërbim dhe Pjesëmarrje Civile. Gjatë “Javës Kombëtare të Vullnetarëve”, Shtëpia e Bardhë nderon me medalje bronzi, argjendi dhe floriri qytetarët amerikanë që kanë treguar një jetë të jashtëzakonshme në shërbim të të tjerëve dhe inspirim të ndryshimit pozitiv në vend dhe botë. “

-Po , ti ?
“Në 2014, punova në mënyrë vullnetare si drejtoreshë rajonale për Projektin “Borgen” që lufton kundër varfërisë në botë. Bashkëpunova dhe me “Charity Miles”, “Ëounded Ëarrior Project” dhe me Fondacionin e Kombeve të Bashkuara – “Girl Up” për të rritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar për edukimin dhe mirëqenien e vajzave të reja nëpër botë. Përveç kësaj kam qenë dhe pjesë e programit “AmeriCorps” si dhe kam udhëhequr projektin tim dyvjeçar “Aksion për Paqe” për të përkrahur komunitetin amerikan, sidomos të rinjtë dhe familjet e veteranëve. “

– Poeti Agim Gashi edhe pse vetë i sëmurë nga spitali i shkroi këto vargje për ty :

 

Ashtë nji vashë në Amerikë  

Ma të bukur se ban nana,

Me medaljen shkelqim nga ari

E nderon President Obama.

Moj Ermira Babamusta

Krenari e grave shqiptare,

Hije t´paska Ty medalja

Zambak i krenarisë kombtare.

 

Na beso se tërë bota shqiptare iu është gëzuar këtij suksesi ; na thuaj pak nga jeta e jote.?

“Jam eksperte e punëve të jashtme, humanitare, kam lindur në Shqipëri, prindërit e mi quhen Neki dhe Suzana Babamusta. U largova nga Tirana, në vitin 1998, si një nga studentet më të mira të shkollës së mesme profesionale të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” (dega anglisht) dhe pastaj ndjeka studimet nëpërmjet programit “Student Cultural Exchange” në SHBA. Programin studentor e mbarova shkëlqyeshëm me mesataren më të lartë të sistemit shkollor amerikan .”

Ermira Babamusta ka punuar si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale të Presidentit Obama në 2008 dhe 2012. Në Senatin dhe Kongresin Amerikan ka punuar si eksperte e punëve të jashtme. Ka punuar edhe në Departamentin e Paqes të OKBsë në New York. Në 2013-n Ermira bëhet pjesë e programit vullnetar për shërbim publik, me mbikëqyrje nga zyra e Presidentit, ku shërben si drejtoreshë rajonale për organizata bamirësie, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ermira Babamusta është shpallur “Gruaja e Vitit”, “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” nga Instituti i Paqes Kessel dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kryetari i Mazhorancës të Senatit Amerikan, Harry Reid, Kongresi Amerikan. Ndërsa babai i saj, Profesor Neki Babamusta (Mësues i Merituar) u emërua “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë” nga Kongresi Amerikan për forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. Në 2007 dhe 2012-13 Ermira ka kryer dy misione diplomatike-kulturore në Kosovë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe lobimin e integrimit evropian të Kosovës. Ka punuar si drejtoreshë për fushatën presidenciale të Presidentit Obama në zgjedhjet e 2008 dhe 2012; në Departamentin e Paqes të OKB-së në New York dhe në Kongresin Amerikan në Washington DC.
Unë e kam pas nderin të kisha korrespondencë edhe Profesorin Neki Babamusta .

-Më thuaj të lutem edhe diçka më shumë për familjen Babamusta ?
“Dashurinë për edukim, kulturë dhe njohuri m’i kanë dhënë të dy prindërit e mi të mrekullueshëm Neki dhe Suzana, të cilët janë arsimtarë. Familja ime janë me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova. Si fis (Babamusta dhe Cani) e kemi pasur traditë shkollimin jashtë shtetit dhe shkollimin e lartë. Ibrahim Babamusta, nipi i gjyshit tim, mori Medaljen e Artë nga Perandori Franc Ferdinand i Austrisë. Babai im, Neki Babamusta, “Mësues i Merituar” ka zhvilluar lëvizjen arsimore në Shqipërinë e Mesme dhe Kosovë, ka mbajtur shumë kumtesa historike në Durrës dhe Tiranë tek Ministria e Arsimit, ka dërguar materiale historike tek Instituti i Historisë në Tiranë, të cilat janë vlerësuar. Gjithmonë e kam patur synim doktoraturën dhe tani kam edhe fatin të shtoj Harvardin në rezumenë time. Krenohem që përfaqësova Shqipërinë dhe Kosovën në programin e shkëlqyer të Harvardit,”- tha Ermira

Krenari kombëtare me një femër shqiptare e cila shkëlqen edhe në lartësitë më të mëdha të politikës botërore.   Femra shqiptare si thotë edhe Agim Gashi : “Me vasha t´bukra e puntore N´histori krenare Arbnia, Si Ermira e vasha tjera N´flamur valon krenaria.” është pra pjesa merituar e kombit .

– Ermira,më thuaj edhe diçka më shumë

“Sipas filozofit të njohur anglez Thomas Hobbes, njeriu i nënshtrohet një kontrate shoqërore ku i jep të drejtën e tij dhe fuqinë e tij shtetit apo politikanit, për të pasur një jetë më të mirë. Njeriu duke pasur veti si interes për vetvete dhe logjikë, nëpërmjet kontratës shoqërore, heq dorë nga të drejtat e tij, duke pasur besim se shteti do të veprojë më mirë në emër të tij, nëpërmjet obligimit politik, argumenton Hobbes. Në Amerikë kjo marrëdhënie popull-shtet vihet re shumë qartë dhe respektohet nga të dyja palët: njeriu zbaton ligjin dhe shteti mbron interesat e njeriut. Vlerësoj dhe kam besim te diplomacia dhe lidershipi amerikan dhe respektoj përkrahjen e jashtëzakonshme që kanë treguar ndaj shqiptarëve, Kosovës dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre. “

Ermira_medaljet

Medalja e Ermira Babamustes

Urime Ermirës dhe të gjitha femrave shqiptare që e ndjekin shembullin e saj në botë . Jemi krenar.!

Për bisedën virtuale me Ermira Babamustën dhe me lejen e saj i ç’frytëzova këto burime:

-http://www.akllapi.net/t30590-agim-gashi-urime-ermira-babamusta#46401

http://www.ata.gov.al/ermira-babamusta-nderohet-me-medaljen-e-arte-nga-presidenti-obama-371296.html

http://zeri.info/femrat/65264/shqiptarja-e-pare-qe-u-nderua-nga-presidenti-obama-per-punen-e-saj-humanitare-foto/

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ermira_Babamusta

Fahri Xharra,11.02.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.