Haga pranoi Dosjen e Çamërisë

ZeriCam2

Lajm i mirë për Kombin! Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, sot e pranoi Dosjen e Çamërisë, për rikthimin e Çamëve në Trojet e tyre! Është një ditë e mbarë, dhe një çast historik, tha kryetari i Shoqatës Demokratike “Çamëria”, qendra në Hollandë, Festim Lato.

cameriajoneNë këtë çast historik për kombin dhe atdheun, Foli edhe Koço Danaj, një emër i nderuar i kombit, duke e cilësuar ditën e sotme, si ditën ma të bukur në jetën e tij, dhe një fillim të mbarë, për zgjidhjen e çështjes çame. Në këtë akt historik, të dorëzimit të Dosjes Çame, në tre gjuhë, Anglisht, Gjermanisht, dhe Frengjisht, dosja brenda ka gjenocidinn grek kundër shqiptarëve etnik të Çamërisë, të pranishëm në këtë akt historik, qenë patriotë të shquar çamë, si dhe shqiptar nga Presheva, Medvegja, Prishtina, Shkupi, Ohri, Tetova, Vlora, Tirana, Ulqini, Prizreni e Arta dhe Janina.

Këtë akt historik të dorëzimit, dhe të pranimit nga Prokuroria ndërkombëtare e Hagës, e Uruan dhe e përqafuan, politolog, historianë, Shkrimtarë nga Çamëria, Shqipëria edhe Kosova, si dhe patriotë të kësaj nisme të madhe historike.

Jam e përlotur sot nga gëzimi, u shpreh një nënë çame e ardhur nga Janina, s´e pas 72 vjet gjenocidi mbi çamët, po zbardhet drita e diellit shqiptarë! Uroj u shpreh Qemal Kryeziu, mësues në Hagen, që Gjygji Ndërkombëtar i Hagës, të jetë në dobinë historike, të bashkimit të Çamarisë me Shqipërinë, ndërsa në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, këtë akt historik, e përshëndeti, Rrustem Geci, nga Dortmundi. Urime Çamëri, dhe dhe urime Shqipëri qenë të gjitha brohoritjet.

RrustemGeci

Rrustem Geci – 11 Shkurt, Hagë

mapcameria03

 

 

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

2 Comments

Add a Comment
  1. URIME KOMBIT DHE ATDHEUT!

    GJAKU I SHQIPTARËVE NUK BËHET UJË!

    ÇAMËRIA SHQIPTARE, PËRJETOI GJENOCIDIN MË TË TMERRSHËM
    NGA SHTETI I HUAJ GREK!
    DREJETËSI PËR POPULLIN VËLLA ÇAMRIOT!
    12 Shkurt, 2016

  2. Rroft shqiperia etnike… Ishalla na plotesohet endrraa per bashkim kombtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.