Ç`më tha Nikollë Loka për Cërnojeviqët – Gjurajt ?

Fahriu_nikolla

Nikolle_LokaMe studjuesin e historisë , shkrimtarin, poetin dhe mikun Nikollë Loka njihemi që moti . Eshtë Doktorant në historinë e arsimit shqiptar , Jeton në Tiranë , përndryshe mirdititor. Biseda e sotme është e gjallë ; u takuam në Gjakovë.
Zakonisht me Nikollën të mungon koha kur e bisedon një çështje; i merr spjegimet gjer e gjatë për ato që të interesojnë, të bindë me fakte dhe analizim shumë të sinqertë pa asnjë anim krahinor , fetar apo të çdo lloji tjetër që kishte me ia humbur vlerën studimit. E kam për krenari që e kam mik.

Biseda e sotme sillej rreth manipulimeve historike që janë bërë në lidhje me prejardhjen dhe krijimin e malazezëve si komb në veti . E vërteta është krejt ndryshe.

-Kur shkruhej historia për fisin shqiptar të Cërnojeviqëve ne nuk kishim gojë, ajo u shkrua dhe u përhap; ajo u besua , bile kohëve të fundit kishim edhe “shkrime” të reja nga vetë shqiptarët të cilët ngulmonin në prejardhjen sllave të shumicës së malazezve të sotëm ?

-“ Gjuraj – Cernojeviçët ishin një fis shqiptar dhe si i tillë, patën shumë familje e gjini që jetuan në mjedise të ndryshme historike dhe fetare, çfarë solli që një pjesë e tyre të mbeteshin ortodoksë, siç kishin qenë në origjinë dhe pjesa tjetër u konvertuan në katolikë. Por, meqenëse ortodoksia në trevat veriore dhe verilindore shqiptare u monopolizua nga kisha serbe që u ngrit deri në rangun e Patriarkatit, ortodoksët shqiptarë në veri nën presionin e kishës serbe dhe të sundimtarëve serbë u sllavizuan, shpëtuan vetëm ata që u konvertuan në katolikë. Kjo është arsyea që sot Gjurajt i kemi “sllavë” dhe shqiptarë. Burimet veneciane sugjerojnë se emri Cërnojeviç është përkthimi sllavisht i emrit shqiptar Gjuraj dhe shpesh u referohen me këtë emër. Këtë praktikë e kanë ndjekur dhe disa studiues malazezë. Njëri prej tyre thekson se “Jurasheviç nuk dëshironte t’i dorezohej Despotit serb dhe as venedikasve. (Glasnik 14, Miklosic, f.52). Po kështu, duke folur për Arqipeshkëvinë e Tivarit, ndër të tjera, autori Gjokë Dabaj citon një burim nga “Историја  Цернагорa 2“, sipas të cilit “një i deleguar i Kotorrit i quan Cërnojeviçët arbërorë, për t’i dalluar prej serbëve të Bosnjës dhe prej turqëve”.

– Si e spjegoni ?
“Gjatë periudhës së sundimit ortodoks pravosllav të Zetës ndodhi procesi i sllavizimit fetar onomastik të popullsisë shqiptare të besimit katolik dhe atij ortodoks bizantin të viseve veriore dhe verilindore, atje ku presioni i shtetit serb ishte më i fortë. Një pjesë e popullsisë shqiptare të këtyre trevave, nën presionin e dhunshëm “të pushtuesve “ serbë, gjendej në një fazë kalimtare të asimilimit kulturor dhe fetar. …Megjithatë, në një pjesë të territoreve në fjalë, sidomos në zona të veçanta të Gentës (Zetës), procesi i sllavizimit vazhdoi edhe më vonë, duke çuar gradualisht në asimilimin kulturor dhe etnik të bashkësive të tëra shqiptare. Në librin ” Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve”,

Edit Durham shkruan: “ Palabardhët (Bjelopavliçët), Piperët, Kuçët, Vasojeviçët e tjerë, ku të gjithë këta popuj e troje ishin safi shqiptarë, si dhe të besimit katolik, dalëngadalë, për të shpëtuar fenë e krishterë, kishin pranuar të kthehen në ortodoksë”. Dhe diku tjetër thotë:  “Rusia dhe Austria arritën njërën nga “marrëveshjet” e tyre të shumta dhe së bashku i shpallën luftë Turqisë me 1788, duke deklaruar se qëllimi i tyre ishte ti jepnin fund sundimit të Sulltanit. Së toku ata nxitën malazezët të krijonin incidente kufitare me Turqinë. Mirëpo, me që nuk u besonte malazezëve i dërguari austriak shkruante: “Ne mund të mbështetemi shumë më fort te besa dhe guximi i shqiptarëve katolikë të Bërdes, tek ata që janë të shumtë në numër, si Bjelopavliçët, Piperët, Kuçët, Vasojeviçët, si dhe te malësorët e Kelmendit, Hotit e tjerë, që mund të nxjerrin një forcë prej 20 mijë luftëtarë të fortë e shumë më trima se sa malazezët”. 

Edhe Nicola Jorga i përmend këto fise si shqiptare. Sipas tij “në shekullin XIV-XV në Zetën e Sipërme dhe atë të Poshtme ekzistonin disa fise të fuqishme, siç ishin Gjurash – Cernojeviqët, Hotët, Piprët, Tuzët, Shestanët, Kuçët, Grudët, Biellopavliqët, Kastratët, Bitidosët, Krajinët, Pastroviqët, etj, të cilët konsideroheshin në mënyrë eksplicite si fise shqiptare”. Të njëjtin mendim ka dhe historiani ynë Pëllumb Xhufi.”

– Gjithsesi, gjatë gjithë Mesjetës krahina e bashkësi të tëra, si Kuçi, Markajt (Markoviçët), Pastroviçët, Piprët, Gjurashët (Cërnojeviçët), etj., njihen si shqiptarë. Sipas Edit Durhamit: “E thëna e përsëritur shpesh sikur Mali i Zi është themeluar prej refugjatëve serbë të Kosovës, është me të vërtetë një mit, mbasi beteja e Kosovës u bë një shekull më parë dhe pikërisht më 1389. Pra ?

-“Mbështetur në burime serioze historike, historiografia shqiptare i ka trajtuar Gjuraj – Cërnojeviçët si shqiptarë dhe ka pasqyruar hollësisht veprimtarinë e tyre. Kështu, kur flitet për mosmarrëveshjet midis Balshajve dhe venedikasve, në librin “Historia e Popullit Shqiptar”, botim i Akademisë së Shkencave shkruhet: ”Republika e Shën Markut vazhdonte të ndiqte me mosbesim fuqizimin e zotërve shqiptarë të Gentës dhe u mundua të krijonte fshehurazi një grupim kundërshtar të Balshajve me krerët shqiptarë nga familjet Gjurashi (Cërnojeviçi), Dukagjini, Zaharia, Dushmani, Shestani, të cilët Balshajt i kishin privuar nga pushteti dhe nga privilegjet e dikurshme. (Skënder Anamali, etj. Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi i parë, botim i Akademisë së Shkencave, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2002, f.301). Po kështu, duke folur për luftën e dyerve të mëdha shqiptare kundër sundimit serb, po në këtë libër shkruhet: “Përballë fuqisë së papërballueshme osmane, një pjesë e fisnikëve shqiptarë ngurruan në fillim t’i rrëmbenin armët, kurse kundër pushtuesve serbë ata u ngritën të gjithë, Gjurashët në radhë të parë, zotërimet e të cilëve shtriheshin në rrethinat e Grykës së Kotorrit dhe në të gjithë Gentën, Zahariajt, Dukagjinët, Kastriotët, etj”. (Skënder Anamali, etj. Historia e Popullit Shqiptar, vëllimi i parë, botim i Akademisë së Shkencave, shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 2002, f.313). “

Mbetet ende shumë për t`u thënë , por do ti lexojmë pas publikimit të studimit tuaj mbi Cërnojeviqët, edhe diçka na thueni

-“ Gjuraj-Cërnojeviçët kanë bërë disa lidhje martesore me familjet tjera princërore shqiptare. Marrëdhëniet e Gjuraj – Cërnojeviçëve me princat e tjerë shqiptarë duhen parë si lidhje të natyrëshme që vijnë jo thjeshtë prej afërsisë gjeografike, pasi si faktor me rëndësi i këtyre lidhjeve ishte dhe përkatësia e përbashkët etnike e tyre.”

Te falemnderit miku Nikollë Loka !

Fahri XharraFahri Xharra,16.02.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. Kur kam qene i vogel kam degjuar (ne vitet 40 te shekullit te kaluar, kam degjuar nga pleqte se krajl Nikolla i Malit te Zi ka prejardhjen nga Berisha Argumenti i tyre ishte ky: Paria e Gashit dhe e Krasniqes, i kishin bere nje vizite krajl Nikolles , ne Cetine, kur ketij i kishte vdekur nena. Ne biseda, nder te tjera parise i ka thene: …Edhe une jam prej Berishe, por mbetem ortodoks dhe mesuam gjuhen e kishes dhe avash avash humbem gjuhen arbanase…. . Mark Milani ne kujtimet e tij (jane te shkruara e te botuara).Kur shkojme te arbanasit na flasim arbanase dhe ata flasin nashke… Te dyja jane gjuhe te miat… Tregimet e ndryshme na japin nje tabllo te perafert te shume tipareve psikologjike te njejta te malazezeve dhe shqiptareve, sic eshte psh. dashuria per armen, ose edhe disa tipare fizike te tyre pothuaj te njejta, si trupi i holle dhe disi i gjate, koka (forma e saj) eshte shume e ngjashme me tiparet e pergjithshme te mases e formes se kokave te njeri-tjetrit, jo me molleza te gjera si mongol, por koka dhe fytyra, zakonisht e gjate dhe disi e ngushte e tj e tj…Shkrimi me pelqeu. Zoti Fahri Xharra eshte nje historian shume ipelqyer nga ana ime per shkak se sjellshume fakte, te cilat une nuk i kam takuar nga historian te tjere, por edhe menyra, stili i tij eshte terheqes dhe fare i qarte. Ndersa Dr. Nikolle Loka, eshte nje historian qe studion dokumente dhe ben analiza serioze. Ne fushen e poezise eshte nje lirik i mrekullueshem, nder me te miret qe kam takuar gjate me se 60 vitesh.Ne te dy keto fusha te punes krijuese te tij, une gjej kenaqesi se mesoj gjera te reja dhe te argumentuar mire.

  2. Edhe mua me pelqen kjo Histori pasi qe edhe une e kam ndigjue si femi Babajn tim.Pasi qe Babj me ka lind ne Malsi te Gjakovës,ne fshatin Rodogosh,me kujtohet shum mir kur thojke se fiset,Vasojevicet,Kuqt,Krasniqet(krasa),jan Shqiptar,edhe per Krjal Nikollen thojke se e kemi Kusheri se asht me prejardhje nga Berisha.Thojke se Pleqt tan kur asht Ba Krajl jan shkue dhe ja kan urue,dhe me kujtohet kur thojke per ni kusheri tonin,se e qujke Axha Nikoll.E pershendes studjusin Nikoll Loka! dhe i uroj shendet,dhe gezona shum qe kemi kesi Intelektual qe e mbajin gjall Shqiptarin ju lumt edhe juve Profesor Fari Xharra.

  3. Malazezet ,po ishin te gjithe Katolike te ritit ortodoks ashtu sic jane sot nji pjese e arbereshve te Italise .Shqiptaret deri ne pushtimin turk ishin te gjithe pa perjashtim vetem Katolike te dy riteve Katolik Latin dhe Katolik Ortodoks dhe vetem mbas pushtimit turk u konvertuen ne musliman dhe ne ortodoks. Keshtu malcoret e Malit te Zi tue kene se ishin ne shumice Ktolike ortodoks prej dhunes se turkut dhe Patriarkanes se Kostantinopojes u kthyen ne ortodoks e ma vone ne sllav. Cernojevicet ishin Katolik ote ritit ortodoks se per ndryshe nuk do te martohej Stefani me motren e Skanderbegut katolik,Gjon Kastrioti Katolik nuk mund te martohej me Vojsava Triballen ne se ajo do te ishte ortodokse,por ato u martuen s te dy palet ishin Katolike Gjoni Latin dhe Vojsava Katolike e ritit ortodoks.,Gjergj Brankovici nuk u lejue te martohej me Angjelina Arianitin sepse ishin ai ortodoks ndersa Ajo ishte Katolike e ritit ortodoks.Mbasi Gjergj Brankovici u pagzue si katolik ne Kishen e Shen Shtjefnit ne Shkoder u pranue martesa e tyne.Suljotet refuzuen me ndrrue besim nga Katolik ortodoks ne ortodoks apo ne musliman nga dhuna e Ali Pashe Kriminel Tepelenes dhe mikut te tij Kozmai(Shen Kozmai) dhe pranuen me ike nga Suli dhe u vendosen ne Korfuz,aso kohe ishte Katolik se ishte nen pushtimin Venedikas.Ishte Ali Pshe Krimineli dhe Kisha Ortodokse greke qe konvertuen Himariotet e Bregut te Detit nga Katolik te ritit ortodoks ne ortodoks dhe ne grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.