Ç`më tha Fatbardha Demi për historinë shqiptare ?

fatbardhadhehistoriaFbBiseda e sotme është me të vërtetë virtuale sepse është bazuar në shkrimet e zonjës së nderuar, shkrime të cilat me vite radhazi i lexoj dhe që më japin një forcë të madhe të pasjegueshme, që të jem në shkrimet e mia shumë i drejt , i hapur dhe sulmues i së keqes kombëtare.

fatbardha_demi_01Fatbardha Demi është shembull i një historianeje e cila nuk bën kompromis me historinë shqipatre; çdo gjë, datë,   ndodhi dhe epokë e së kaluarës sonë është e faktuar dhe nuk i jep rast asnjë sabotatori shqiptar apo të huaj të historisë sonë që të manipulon me të kaluarën tonë.

Fatbardha është omniprezente në faqet e shtypit ditor apo periodik por shumë pak e njohur në mediumet pamore. Profesoresha Demi është arti i së vërtetës shqiptare, është thelbi i shkrimit të vërtetës historik dhe mu për këtë është therr në sy për qarqet antishqiptare. E nxora vetëm një kritikë nga shumë kritika të ardhura nga qarqet serbe kundër saj “ ALBANCI NASTAVLJAJU SA SVOJIM ISTORIJSKIM FALSIFIKATIMA– Profesorka Universiteta u Tirani Fatbardha Demi falsifikuje istoriju –“ të cilën e ka shkruar Prof. Dr Kaplan BUROVIĆ, akademik.

Ai zë ne thua mu aty ku i dhemb : Gjuha shqipe nën inkvizicionin mesjetar (Albanski jezik pod srednjevekovnom inkvizicijom).   Si shqiptar i serbizuar që është -Buroviqi pra, ai e flet gjuhën shqipe dhe artikullin e Zonjës Demi e paska gjetur ne LAJME.gen.al, od 27.VI.2011. Por atij i dhemb që të njëjtin shkrim e paska hasur edhe në gjuhët e huaja të botës. Vetëm pak nga reagimi i Buroviqit :” Autotoktonia e popullit shqiptar në vendbanimet e sotme është dokumentuar sipas vazhdimësisë së emrave të vendeve që janë të njëjtë që nga antika e deri më sot(F.D) , Pra , këtu iu dhemb serbëve, iu dhemb kontinuiteti pellazg -dardan-ilir-shqiptar !!! Këtu edhe Oliver J. Scmitti gozhdohej para hisrtorisë.

Me zonjën Fatbardha Demi bisedova virtualisht mu për këtë problem me falsifikatoret serb e të huaj të historisë sonë , por kësaj radhe edhe për sabotatorët shqiptar.

-“Është vënë re, në harkun e viteve të fundit, mbi bazën e metodës «moderne» të shtjellimit të Historisë dhe në emër të “së vërtetës historike”, në fakt lexojmë shpalosjen e tezave anti-shqiptare të dy shekujve të fundit (19-20) mbi historinë e popullit, figurat e shquara dhe Shtetin Shqipëtar.” më thot ajo. dhe vazhdon “Boshti rreth së cilës shtjellohen këto shkrime është: Shqiptarët janë fajtorë për copëtimin e trevave të tyre, për urrejtjen, shovinizmin dhe genocidin e ushtruar nga fqinjët e tyre, se Shteti shqiptar po bën një luftë të fshehtë ndaj komunitetit fetar ortodoks, dhe «politika bizantine shqiptare… ka reminishencat raciste, osmane në kuptimin e drejtimit të vendit dhe të marrëdhënieve me jashtë » )

-Përse duhet t’iu kushtojmë vëmendje shkrimeve që haptas janë sajesa dhe s’kanë asnjë mbështetje të fakteve historike ?

“Siç shprehej studiuesi i metodës historike Marc Bloch, edhe në shkrimet ku shtrembërohet historia, studiuesi mund të gjej fakte që plotësojnë pasqyrimin e realitetit të kohës. Në këtë kënd-vështrim, dobia e trajtimit të këtyre shkrimeve, është se këto ide, vërehen edhe në disa shkrime, debate televizive dhe media elektronike të autorëve të tjerë shqiptarë dhe të huaj. Pra është një realitet i sotëm i medias dhe ideve që qarkullojnë në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë. Sikurse edhe në shkrimet e lartpërmendura, ato shpesh trazohen, si kashta me grurin, me data dhe ngjarje historike (shpesh jo të sakta), por të shkëputura nga zhvillimet politike ndërkombëtare dhe të vendit, të kohës në fjalë dhe të komentuara së prapthi.”

Çdokush që do të kërkonte në materialet që trajtojnë termin “genocid”, “etnocid”, “spastrim etnik”, “racizëm”, “krime kundër njerëzimit”, “shkelje të të drejtave të njeriut” apo kronikat historike që përfaqësojnë këto emërtime, përveç veprimeve çfarosëse të kryera nga shteti serb i Milosheviçit, asnjë emërtim i sipër-përmendur nuk përfshin ndonjë ngjarje të Kombit tonë gjatë shk 19-20. E në fakt, mbi Kombin shqiptar është ushtruar genocid i pandërprerë. Apo jo ?

-“Mjafton të kujtojmë dëbimin masiv të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës,( 1878-1912), për të parafytyruar këtë genocid kolektiv kundër shqiptarëve në Ballkan. “Serbia, përmes dhunës dhe terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid dhe spastrim etnik mbi 700 vendbanime dhe mbi 300.000 shqiptarë, të cilët asokohe jetonin në trojet e veta etnike, apo në një hapësirë sa territori aktual i Kosovës. Vetëm në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe u vranë dhe u masakruan 35.000 shqiptarë. Kjo u arit me përkrahjen morale, politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë Cariste e të Evropës. Burimet e kohës flasin për rreth 70.000 shqiptarë të therur, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarr vetëm më 1877/1878.” (17) Fundi i këtyre masakrave u shënua në Kosovën e vitit 1999. Nuk ka Shtet në Europë, që të ketë mbritur në shk 21 , i rrethuar me bashkë-kombësit e tij (kjo dukuri edhe për shtetin shqipëtar të Kosovës) dhe të jetë tkurur nga ana territoriale në 1/5 e hapsirës së tij natyrale. Nuk ka popull ballkanik, që duke qenë historikisht në numër, më i madhi në rajon, të vijojë të tjetërsohet edhe në ditët tona. (“Në vitin 1844 – Shqipëtarët populli më i madh në Ballkan me 3 900 000 banorë!” www.pashtriku.org) ‘- e thot zonja Demi

– “«Sllavët, thotë një gazetë shqiptare, janë një popull trim; ata mund të kenë shumë cilësi të mira. Shkaku është diçka tjetër. Urrejtja jonë nuk shtrihet në individë, as në grupe nacionale, por tek shpirti i agresionit, në fanatizmin fetar dhe dredhive të ulta politike, të njohura me emrin e Pan’Sllavizmit » (Edith Durham f72, « Brenga e ballkanasve » v.2000 ) ?

– “Shqiptarët historikisht kanë qenë paqe-dashes dhe nuk kanë patur shprehje raciste ndaj popullsive të tjera, brenda dhe jashtë kufijve të tyre shtetëror. Këtë e kanë dëshmuar edhe të huajt.

Burimi i kërkesës së shqiptarëve, mbështetet tek fakti historik, se në Kuvëndin e Vlorës më 28 Nëntor 1912, Shqipëria Natyrale u shpall me vullnetin e të gjithë krahinave, por në mbledhjen e ambasadorëve në Londër në vitet 1912-1913, u trajtua si kërkesë e një populli kolonial.” Popullsia e shteteve fqinj, ushqehet psikollogjikisht në shkolla, media dhe shpesh nga personalitetet shtetërore, me ndjenjën e agresionit racist ndaj shqiptarëve autoktonë, fakte të ndodhura në vënde anëtare dhe pretendente për tu anëtarsuar në BE.”

-Pra, riciklimin e tezave anti-shqiptare të shek 19 në masmedian shqip-shkruese si shpjegoni?

“Mjer’ ai që i jep puthjen e tradhtis’ kombit të vet, Mëmëdheut dhe të birit të të lartit Zot në qiell! (nga Naim Frashëri) “ ishte përgjigja e saj me vendosmëri .

Fahri Xharra

Fahri Xharra, 20.02.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.