RIPËRTËRITJA SHQIPTARE E KOTORRIT

kotorri_shqipja

(Shpërndarja nën kujdesin e Fahri Xharrës)

Boka e Kotorrit ishte iliro-arbëro-shqiptare, që më vonë u sllavizua, por që gjithmonë në te kishte shqiptarë. Në këto pjesë edhe sot gjallërojnë antroponimet dhe toponimet që kanë prejardhje shqipe. Në Kotorr u lind edhe ipeshkvi tashmë i ndjerë i Kosovës, imzot Nikë Prela, që kishte prejardhje shkodrane.

Shkrimtarët dhe gjeografrroku11fët antikë e romakë shumë herët e përmendin Bokën e Kotorrit. Atë, sipas gjuhëve ilire e romake, e quajnë Sinus Rhisonicus. Dëshmi të shkruara lidhur me këtë gjejmë sidomos te Skilaksi (gjysma e shekullit IV para kohës së re), pastaj te Probi, Straboni, Ptolemeu, Livi e Plini plak.

Gjatë kohës së dhënies së të drejtave romake, nëpër lokalitetet e brigjeve të Adriatikut, kishin filluar të dalin disa qytete të rëndësishme, si Acrujum (Ascrivijum), të cilin krahas Plinit plak e përmend edhe Klaudie Ptolemeu.

Kah shekulli VII (sipas anonimit të Ravenës) Kotorri ishte quajtur Dacaderan apo Dacadon. Në shekullin X te Porfirogjeneti e gjejmë Dacatera apo Decatora, kurse në analet e priftit nga Dioklea (shekulli XII) e hasim si Decatorum apo Catharus. Pra, emri i Kotorrit është para sllav. Në anën tjetër, sipas Skënder Rizajt, toponimi Kotorr ka etimologji shqipe kotorr-i, që do të thotë i vogli i buallicës deri në një vjeç – njëvjeçar. Këtë e përforcon edhe e dhëna se në Kotorr gjatë mesjetës ka jetuar një familje fisnike shqiptare, familja Bolica, e cila në stemën e vetë e kishte figurën e buallicës.

Ekzistojnë legjenda për themelimin e Kotorrit. Njëra prej tyre flet për kohën e prosperitetit të familjes së Nikollë Buçës, tjetra për kohën e Don Vita Kuqit, ndërtues i Manastirit të Deçanit, pra për kohën e rindërtimit të Kotorrit e jo të themelimit. Kotorri njihet edhe për punimin e armëve.

kotorri_shqipjaNë Kotorr flitej edhe gjuha shqipe

Plini plak përmend edhe emra ilirë, për të cilët thotë se vështirë shqiptohen (fliten). Kjo më së miri dëshmon se ilirët kishin gjuhën e tyre, që bile ishte e veçantë në krahasim me atë romake (latine), apo helene (greke).

Sipas B. Hrabak del se numri i shqiptarëve në Bokë të Kotorrit ishte aq i madh sa që mund të thuhet se ata e përbënin elementin themelor të ripërtritjes demografike dhe se ishin pjesë përbërëse e etnogjenezës së popullatës së Kotorrit… Prania e tyre kolektive gjatë mesjetës ishte mjaft e madhe… Për praninë shqiptare në këto treva flet fakti se në Kotorr përdorej gjuha latine, italiane, shqipe dhe sllave.

Gjatë mesjetës shpirti arbëresh jetonte në trupin kotorras. Bile, në Kotorr ka vdekur mjeku Gjergj Spani (nga Lezha) në prill të vitit 1439, që kishte shërbyer mbi dhjetë vjet në Raguzë (Dubrovnikun e sotëm). Në shekullin XIV në Kotorr gjenden edhe pjesëtarët e familjes së humanistit të madh Gjin Gazulit.

Në viset e sotme të Malit të Zi, përkatësisht në hapësirat e Bokës së Kotorrit, por edhe më gjerë në Dalmaci, Istër e vende të tjera, krishterimi kishte filluar të përhapej qysh kah fundi i shekullit të parë dhe në fillim të të dytit të kohës së re.

Boka e Kotorrit dikur kishte rreth 140 objekte kulturore – kishtare, pastaj 30 kisha me arkiva të pasura, një bibliotekë me mbi 20 mijë tituj librash (në Kuvendin Françeskan), Katedralën e Shën Tripunit (e vitit 1166), Ipeshkvinë e Kotorrit, që daton nga shekulli V (“Zani i Shën Ndout”, viti III, nr. 25, kallnuer 2002, faqe 6-8), Ishullin e Zojes së Shkërpelit (Shkrepit e mund të jetë edhe e Shkrelit). Në Kotorr lindën edhe i lumi Ozan, i lumi Gracia (u lind në vitin 1438 në fshatin Muo, ku edhe i ka eshtrat), pastaj shën Leopol Mandiqin (i lindur në Hercegnovi në vitin 1866), si dhe i lumi Adam Françeskani. Ndërkaq, në Perast të Bokës së Kotorrit kishte lindur edhe imzot Vick (Vinçenc) Zmajeviku (1670-1745), arqipeshkv i Tivarit e njëhersh edhe themelues i arqipeshkvisë së Zarës, si dhe figura kryesore e Kuvendit të Arbënit (Mërqijë afër Lezhës në vitin 1703).

Po ashtu, në ato hapësira edhe sot gjallërojnë antroponimet e toponimet që kanë prejardhje shqipe, si Zanoni, Albini, Arbanasi, Paolina, Vapori, Justina (Gjystina), Marta, Modesta, Cuca, Palikuqa, Leka, Gjini, Andrea Spani, Ducaguin (Dukagjini), Scutari (Shkodra), Gjon Albanezi, Çelesha, Bogdani, Pagani, Buttimuri (muratori), Culo (kulla), Gamba (këmba), Mulinari (mullisi), Gorakuqi (Gurakuqi), Toccaferi (toka e ferrit apo toka me ferra) e shumë të tjera.

Të përmendim edhe faktin tjetër që është me shumë interes se në tokat e sotme të Malit të Zi, ku dikur jetonin fiset e ndryshme iliro – arbëro – shqiptare, u lindën dhe vepruan edhe tre mbretër ilirë: mbretëresha Teuta (Risan), mbreti Ardian Genti dhe mbreti Batua, gjurmët e të cilëve (si nëpër kështjella e po ashtu edhe në literaturë) edhe sot janë të pashlyeshme.

Plini plak thotë se në tokat e mbretit Ardian, që përfshinin territorët nga Neretva e deri në Shkodër, kishte këto qendra: Risiniumi (Risani), Acroviumi (Kotorri), Budua (Budva e sotme), Ulciniumi (Ulqini), Scodrea (Shkodra), Lissos (Lezha) e shumë qendra të tjera të mëdha.

Do përmendur se në këto vise kryesisht jetonin pjesëtarët e fisit ilir të dokleatëve me qendrën e tyre kryesore Doklenë, të cilës presioni sllav ia ndërroi emrin në Zeta. Presioni sllav bartët në tërë territorin e Zetës, mirëpo vetëdija qytetare bëri që edhe për një kohë Kotorri të mos i dorëzohet sllavizmit. Kësaj më së shumti i bëri ballë numri i shqiptarëve.

kotorri_satelitNjë pjesë e fëmijëve të familjes Prela u linden në Kotorr

Nga ana tjetër, shqiptarët përmenden qysh në analet e moçme të Malit të Zi, ndërsa gjurmë të tyre gjuhësore ka në të gjitha fiset e vjetra malaziase. Të origjinës së tillë janë mbiemrat (llagapët) e këtyre klaneve dhe vëllazërive malaziase: Gjonoviqët (Gjon) në Cërmiq, Gjinoviqët (Gjin) në Kosieret, Lumoviqët (nga shqipja lum) në Bratonozhiq, Shtekoviqët (nga shqipja shtek apo shteg) në Pjeshivce, Zogoviqët (zog) në Vasojeviq, Cërnogllaviqët (Kryezitë), Zonjiqët (zonjë), Zotoviqët (Zot), Drekalloviqët (Ndreka apo Ndrea – Andrea) e Kuqit, Leshoviqët (Lesh apo Llesh, një variant i emrit Aleks) e shumë e shumë të tjerë. Madje, edhe vetë emri i Malit të Zi, i cili shfaqet si përkthim më i moçm josllav – Zeta, e i cili sipas interpretimeve të autorëve antikë do të thoshte gjak, i kuq, i zi, që ka paralele në gjuhën shqipe në të cilën mbiemri “crna” emërtohet me fjalën e vendit të zi, e zezë. Një kombinim i së kuqes dhe i së zezës, ngjyra këto që edhe sot i ka flamuri kombëtar shqiptar, e të cilat ngjyra do t’i gjejmë edhe në veshjen popullore malaziase, por edhe te serbët, sidomos në kapelën e malaziasëve.

Edhe shumë toponime janë përkthyer. Bie fjala, toponimi Podgorica, që kur përkthehet në gjuhën shqipe do të thotë nënkodër, apo siç i thotë populli shkodër, që praktikisht do të thotë se Liqeni i Shkodrës i ka pasur dy qytete – vendbanime në jug e në veri me të njëjtët emërvende, Shkodër – Shkodër, që do të thotë nënkodra, në mes të të cilave gjendet edhe Liqeni i Shkodrës.

Kotorri kishte qenë shumë kohë edhe nën sundimin e Balshajve, si dhe përherë kjo qendër ka qenë e lidhur me Arqipeshkvinë e Tivarit. Në Kotorr përherë ka pasur lëvizje – migrime nga viset e Shqipërisë së Veriut, e sidomos popullata e Shkodrës mjaft shpesh kishte migruar në Kotorr, ku edhe një pjesë e madhe e tyre mbeti për të jetuar.

Ndër familjet, që nga Shkodra kishin migruar në Kotorr, ishte edhe familja Prela. Kësaj familje një pjesë e fëmijëve u lindi në Kotorr. Njëri nga ata fëmijë ishte edhe Nikolla, apo siç e quanin prindërit Nikë. Më vonë edhe u afirmua me këtë emër: Nikë Prela.
( Vazhdon nesër )

Shperndaje ne

The Author

Frrok KRISTAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.