Reagim: SHABAN PALLUZHA NUK KA LUFTUAR KUNDËR REGJIMIT, POR KUNDËR PUSHTUESIT JUGOSLLAV

 (Përgjigje Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili përmes një shkrimi në facebook përkujtoi Shaban Palluzhën si luftëtar heroik kundër regjimit komunist jugosllav, më 21. 02. 20016)
shaban_polluzha_tribuni
Zotëri Isa Mustafa, tribuni shqiptar – Shaban Palluzha, nuk ka luftuar kundër sistemit komunist, qoftë edhe sistemit borgjez të Jugosllavisë, në krye me renegatin Josip Broz Tito, por ka luftuar kundër hordhive fashiste pushtuese të Jugosllavisë për mbrojtjen kombëtare të Kosovës, siç kanë luftuar të parët tanë kundër gjithë pushtuesve, dhe atij të fundit që konkretisht ishte më dinak dhe më fashist se dy të parët, dhe kjo ishte Jugosllavia Socialiste në krye me J. B. Titon.
 
Prandaj nuk ka rëndësi nëse Armata Jugosllave ishte komuniste apo kapitaliste, me rëndësi është që ky vend ballkanik ishte pushtues fashist, ashtu siç ka qenë Gjermania e Hitlerit dhe Italia Musolinit.

Të thuhet që Shaban Palluzha ka luftuar kundër regjimit komunist jugosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të thotë sikur Heroi Kombëtar Shqiptar, Shaban Palluzha, ka përkrahur sistemin borgjez të Drazha Mihaloviqit, kur dihet që si njëri ashtu edhe tjetri kanë punuar sipas Elaboratit fashist të Vasa Cubrilloviqit dhe Ivo Andriqit për shfarosjen e popullit shqiptar; siç thotë populli të jesh në mes murtajës dhe kolerës. Tekembramja, mllefin e tij kundër regjimit komunist jugosllav mund ta bëjnë demokratët e sotëm të Serbisë, Kroacisë e të Sllovenisë, republikat të cilat kishin privilegje të mëdha në ish-Jugosllavi, jo shqiptarët e robëruar e të vrarë në të gjitha sistemet shtetërore të Jugosllavisë.

luftetareteshabanitNë ish-Jugosllavi ka pasur me qindra kundërshtarë serbë që ishin kundër regjimit komunist, mirëpo ata nuk ishin për shkatërrimin e shtetit të tyre, gjithashtu nuk hiqnin dorë nga pushtimi i Kosovës. Prandaj dallimi në mes serbit, kroatit dhe shqiptarit të burgosur ishte se i pari kërkonte kthimin e monarkisë që kishte para Luftës së Dytë Botërore, i dyti kërkonte shkëputjen dhe pavarësinë e Kroacisë prej njësisë federale të Jugosllavisë, i treti kërkonte çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me shtetin amë Shqipërinë. Dhe njëri ndër ta ishte kryengritës Adem Demaçi, i cili nuk luftoi kundër regjimit komunist, por kundër pushtuesit jugosllav me kërkesën e qartë, që nëse duam të mos derdhet gjaku dhe të ruhet paqja, Kosova duhet urgjentisht të shkëputet nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohet me nënën e vet – Shqipërinë! Prandaj të gjithë popujt në vendet e pushtuara, siç janë shqiptarët në tri republika sllave, irlandezët, baskët, kurdët, palestinezët dhe çeçenet nuk luftojnë për ndërrimin e sistemit shtetëror të kolonizatorit, por për pavarësinë dhe bashkimin e tyre kombëtar sipas të drjetës për vetëvendosje.

Jo vetëm që këto republika jugosllave kishin privilegje shtetërore, por kishin edhe universitete dhe fabrika të mëdha, si dhe transportin hekurudhor dhe ajror me tradita borgjeze në Zagreb, në Beograd, në Novi Sad dhe në Lubjan, veprimtarinë e të cilave e vazhdoi dhe e përforcoi socializmi jugosllav prej Titos deri te pasardhësi i tij – S. Millosheviqi. Prandaj komandanti ynë, Shaban Palluzha, ka luftuar kundër pushtuesit jugosllav, ashtu siç kanë luftuar të parët tanë: Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Azem Bejta, Shote Galica, kundër pushtuesit turk, austro-hungarez, italian dhe gjerman, pa marrë parasysh sistemet dhe reformat e tyre shtetërore të pushtuesit borgjez, fashist, kundërpopullor, reaksionar e despotik. Prandaj, atë që bëri me pushkë i madhi Shaban Palluzha në Luftën e Dytë Botërore për mbrojtjen e Kosovës nga ushtria jugosllave, duhej ta bënte Isa Mustafa me penë në Bruksel, për të mos e nënshkruar Asocaicionin e Komunave Serbe (zajednicën serbe) në dëm të Kosovës së Pavarur dhe Sovrane.

HAVELI_ishkomunisti

Pikërisht z. Musta nuk akuzohet pse ke qenë komunist, por sepse me bashkëpunëtorët e tij ka qenë në shërbim të pushtuesit jugosllav në ditët më të vështira të Rinisë Shqiptare që kërkonte të drejta të barabarta në Jugosllavi, që për fat të keq ende vazhdon t’i shërbejë diplomacisë serbe në dëm të Kosovës. Sipas vlerësimit të tij “kundër regjimit komunist jugosllav” do të thotë që Serbia e sotme kapitaliste ka të drejtë të ushtrojë diplomacinë ndaj Qeverisë së Kosovës, duke u deklaruar se tashmë komunizmi jugosllav ka vdekur, prandaj Kosova të rikthehet në koshin e Serbisë Kapitaliste. Më mirë do të ishte po shkruante “Shaban Palluzha, luftëtar heroik kundër pushtuesit të egër jugosllav (i bardhë apo i zi qoftë), siç thotë populli të dy ishin arusha karpatiane, edhe Titoja edhe Drazha. Mirëpo populli shqiptar e ka parasysh se këtë deklaratë titiste, po e jep një ish-kuadër i PKJ-së, si anëtar, por edhe si nostalgjik i flaktë për ruajtjen e vëllazërim-bashkimit jugosllav. Prandaj tribunin tonë popullor e përgëzojmë me madhështi kombëtare shqiptare:

LAVDI E PËRJETSHME LUFTËTARIT, SHABAN PALLUZHA, KUNDËR PUSHTUESIT JUGOSLLAV PËR ÇLIRIMIN DHE BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE!

Beqir_elshani

Beqir Elshani
Suedi, 22. 02. 2016

Shperndaje ne

The Author

Beqir Elshani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.