Shqiptarët nuk janë drakula, që të frikohen nga kryqi !

drakulla_01

Isha duke e lexuar një studim : “ Mitologjia e Vampirëve “ (Vampiric Mythology nga Hugo Pecos & Robert Lomax ) ku thuhej : Mitet e shumta të vampirëve mbërritën tek ne nga shekulli i mesëm i errësirës ( Dark Ages ) kur shkenca ishte në foshnjërinë e saj dhe popujt e ndryshëm e shpjegonin botën e dhe rreth botes me besime të kota. Disa mite vampiri kanë bazën e tyre në Krishterimin Ortodoks dhe romantizimin Viktorian, të tjerat janë interpretime të imagjinatës për sjelljet dhe vetitë vampirike.

Në besimin e krishterë vampirët janë demonët , djajtë , dreqërit dhe armiqtë e Zotit ; kështu paraqitja e Kryqit para syve të vampirëve i bënë ata edhe të digjen ose të ikin. (Source: Christian beliefs that vampires are demons and therefore enemies of God. During the Dark Ages, vampires were known to have been tortured by the church using superheated iron crosses to “burn the Holy Spirit into them” before execution. )

Por ne shqiptarët mysliman , pse kaq shumë i frikohemi kryqit ? Fjalën e kam për shqiptarët e Maqedonisë të cilët janë rrasur fundësisht në errësirën arabe dhe i “frikohen” kryqit edhe më shumë se Drakula.

“Shqiptarët në Maqedoni sot kanë dalë të protestojnë kundër ortodoksizmit të sforcuar në Maqedoni, nën presionin e policisë maqedonase. Qytetarët shqiptarë në Shkup u shprehën se falsifikimi i historisë me simbole të krijuara artificialisht është kundër çdo vlere europjane dhe kjo nuk e ndihmon fare krijimin e një shteti multietnik. Aksioni u rikuperua edhe nga partia politike në pushtet BDI, e cila çuditërisht është tërë këto vite në koalicion pikërisht me partinë e cila që nga fillimi i mandatit, ka intensifikuar sllavizimin e rrejshëm të Shkupit. “ ( nga shtypi )

Maqedonasit sllav e kanë ndërtuar një kryq me përmasa të mëdha në komunën Butel të Shkupit.

“Pa mos pasur guxim politik të përballen me problemin e kohës, si për shembull ikjen e rinisë nga vendi, gjendja e rënd ekonomike, problemet ndëretnike, problemi me emrin me Greqinë dhe shumë e shumë probleme të tjera që ka Maqedonia. Qeveritarët aktual të Maqedonisë u shndërruan në një grup cirku politik dy etnik, në të cilën pushtetarët shqiptar kanë rolin ta mbulojnë hutesën e kolegëve të tyre maqedonas.

Prandaj kur e shohin se s`kanë ku të shkojnë nga kjo krizë politike që ka kaplua vendin, dhe të manipulojnë me kërkesat e popullit të tyre, dalin pasdite pushtetarët shqiptarë dhe vendosin një shqiponjë ilegale në një lagje të Shkupit, dhe pas disa ditësh dalin edhe pushtetarët maqedon vendosin një kryq gjigant ilegal po në një lagje të Shkupit me popullatë shqiptare. –Shtrohet pyetja a është kjo një marrëveshje e fshehtë E shihni , që shqiptarët i kanë paratë e kanë shumicën por sllavët më të mençur iu tregojnë kryqin . mes VMROS-BDI-së..? ( shkruan Selim Iljazi )
Dhe kështu loja vazhdon e e gjithë kjo në dëm të shqiptarëve .

Pse shqiptarët i frikohen kryqit ? Po le ta vendosin .;sllavo maqedonët e kanë gjetur mënyrën se si ta trembin Drakullen, me kryq ,

Lexojeni këtë :“Todor Petrov, iniciatori për ndërtimin e Kryqit në Butel të Shkupit në shkrimin e tij të fundit në facebook pranon se iniciativën për ndërtimin e Kryqit në Butel e ka bërë me qëllim që të pengoje shqiptarizimin e Butelit, shkruan Zhurnal.
Petrov shkruan se shqiptarët janë në pushtet dhe se nuk po mundet që t`i bëjë askush asgjë. Ata po jetojnë të lirë si në shtetin e tyre dhe po blejnë Butelin duke i shpërngulur maqedonasit prej atje.

Sipas tij, iniciativa e shqiptarizimit të Butelit është bërë nga Çairi, ku janë shpërndarë billboarde të ndryshme në gjuhën shqipe me mbishkrime “E dua Butelin”. “Çairi publikoi drejtime të okupimit. Me muaj u shpërndan billboarde në gjuhën shqipe’ E dua Butelin’. Po blihen prona në Butel me çmime tejet të lira që maqedonasit të shpërngulen. Po ndërtojnë xhami pa leje, askush asgjë nuk po mundet t`i bëjë. Po ndërtojnë brenda natës shtëpi pa leje, kush do t`ia rrënoje, për to shteti nuk funksionon, ndërsa janë në pushtet, në shtet”, shkroi Todor Petrov, transmeton zhurnal. /albeu.com/. Kësaj ata i frikohen , ; rritjes shqiptare i frkohen

Gjergj Zefi në shkrimin e tij “Çfarë pune u prish “kryqi”, shqiptarëve të Maqedonisë?! “ ,shkruan : “Politika maqedone nuk shqetësohet aspak për shqiptarët e indoktrinuar që shkojnë në Siri, për kamikazët; nuk i shqetëson aspak Lavdrim Muhaxheri; jo, ata i shqetëson ai hoxha fisnik e i thjeshtë i fshatrave shqiptare që predikon paqen e civilizimin, që predikon harmoninë, për të cilën Europa na vlerëson aq shumë.”

Pse shqiptarët e Maqedonisë nuk ngrihen në protesta kundër politikës diskriminuese të shtetit maqedon, e cila e mbështetur edhe nga faktori politik shqiptar po i merr shpirtin shqiptarëve dhe idenditetit të tyre historik…

Pse shqiptarët bien në grackën maqedone e cila synon t’i tregojë Europës se shqiptarët janë alergjikë ndaj kryqit, simbolit historik të saj?!

“Për politikën maqedone nuk janë aspak shqetësim mjekrat arabike e as ferexhetë iraniane; për politikën maqedone problem janë plisat (qeleshet), veshjet tradicionale të shqiptarëve, simbolet e hershme të historisë së tyre. Për politikën maqedone nuk janë aspak problem xhamitë dhe simbolet islamike; ata i druhen shkollave , universiteteve, akademive mediave, librave, kulturës shqiptare. Ata i druhen kulturës tonë, lirisë tonë, mirëqenies tonë, kthimit tonë në identitetin e vjetër, afrimit tonë me Europën.” (Gjergj Zefi )

Kur të zgjohen shqiptarët e Maqedonisë do të kuptojnë se armiku i tyre nuk është “kryqi”, por politika e përgjumjes që kanë aplikuar liderët e tyre, do të kuptojnë se aleatët e tyre nuk janë arabët por Europa dhe qytetrimimi i vjetër i saj, së cilës i përkasim.

Fahri XharraFahri Xharra,28.02.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.