Shqipërinë e shiti Esati, Zogu dhe ‘zoqtë’ e sotëm

pellumb_xhufi01Fb

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, ka komentuar publikimin e dokumenteve të Auron Tares në Gazetën Shqiptare, ku theksohet se Ahmet Zogu bisedoi me jugosllavët për rrëzimin e Enver Hoxhës.

“Është një kontribut për të shkundur kujtesën historike, për të demaskuar sjelljet antishqiptare të vetë shqiptarëve, që më në fund duhet të mësojnë njëherë e mirë se shumë shpesh ata kanë adhuruar, kanë ndjekur e votuar krerë injorantë, të korruptuar dhe të shitur, që i kanë prirë ata vetëm kundër atdheut e popullit të tyre. E ka bërë Esati, e ka bërë Zogu, po e bëjnë edhe ‘zoqtë’ e sotëm,” tha për GSH Xhufi.

“Në Stamboll, Kajro e gjetkë, ata (Musa Juka dhe Muharrem Bajraktari) biseduan për një rikthim në pushtet të Zogut me ndihmën e bajonetave jugosllave si në vitin 1924, dhe për krijimin e një lidhjeje federale midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe më kufij transparentë.

Po në këtë kohë, sivëllezërit e zogistëve, drejtuesit e Ballit Kombëtar, hynin në bisedim me të djathtën greke, me atë që masakroi popullsinë çame, me të cilën projektuan krijimin e një federate greko- shqiptare, ku ushtria do komandohej nga një shtab grek,” vijon më tej Xhufi.

Historiani thotë se dokumentet e arkivave janë tronditëse.

“Dokumentet e arkivave jugosllavë të viteve 1948-1953 të rrëqethin kur të mësojnë se i gjithë emigracioni politik “antikomunist” e “nacionalist” ishte krejtësisht nën kontrollin grek e jugosllav. Mithat Frashëri, Ernest Koliqi, Muharrem Bajraktari, Gjon Marka Gjoni, inkurajonin pushtimin e Shqipërisë nga Jugosllavia e nga Greqia,” shprehet Xhufi, që për ta mbyllur hedh akuza edhe mbi princin, Leka.

“Kujtoj kthimin e të ndjerit Leka Zogu në Shqipëri në prill 1997. Ju kujtohet se lëvizja e parë diplomatike që bëri ishte të takonte ambasadorin serb në Tiranë”./shkëputur: Shqipëria jonë

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.