Shqiptarët janë ilirët e vjetër

Dardania_ilire

Maurice Druon, sekretar i Akademisë Franceze: “Shqiptarët i përkasin njerëzve më të vjetër se vet historia e tyre shqiptare dhe gjyshërit e tyre kanë marrë pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hectori (në anën tjetër)”. (Maurico Druon, secretary of the French Academy: “Albanians belong to people older than his Albanian history and grandparents participated in the war of Troy, led by Achilles (on one side) and Hector (the other side)”.

Por, nuk po më shkruhet për një temë të cilën e përdhosim vetë dhe i thërrasim edhe të hujat që të na vërtetojnë mohimin tonë vetëshkatërrues; nuk e di se kush jep para për këto mohime me të cilat u ballafaquam në dhjetëvjetëshin e fundit . Thirrnim të gjallë e të vdekur që të na dalin krah , të na mbështesin që ta përçudnojmë , shtrembërojmë dhe falsifikojmë historinë tonë . Mjerimi intelektual nuk kishte kufi .

Ilirët ishin dhe shqiptarët janë, por ata nuk kanë lidhje ndër veti ; “ende nuk është gjetur ndonjë gjurmë e cila kishte me e lidhë të tashmen shqiptare me të kaluarën ilire “. Kështu flisnin shqiptarët , serbët , grekërit , turqit. Kështu fliste “historia drejt kallxuese” e mohuesve të apasionur , mohuesve të paguar, mohuesve të … e zoti i zhduktë ato egërsira “shkencore” !. I dhamë vend Schmiitit, i dhamë vend lubonjave , i dhamë vend spahijve, baletave dhe kujt s`i dhamë vend? I dhamë vend hoxhëve dhe akademikëve të krasniqëve , i dhamë vend kurvit shqiptar .

E çka ? pritnim që Shok-u të fitonte një çmim të madh ndërkombëtar ? Mos o zot , nuk qanë bota më për ne . Krimet që ishin në kujtesën e botës së civilizuar i shlyem vetë na , me instinktin tonë prej mohuesi ,prej mos falënderuesi dhe prej vetshkërdhyesi . Po apo jo?

Një popull që i thotë vetit , “ mos u merr me mua “ se unë jam rishtazi këndej pari, mua me kanë sjellë nga diku larg dhe nuk e di se nga më sollën, “unë nuk e flisja këtë gjuhë që sot e flas “ por mua atë ma mësuan “vendasit “ dhe ata që më “sollën “ shumë vonë këndej pari . “Unë nuk kam identitet !”

Këto shkarravitje vetëmohuese të vërtetuara edhe nga akademitë tona, nga bashkësitë tona islame , nga profesorët e fakulteteve tona , nga ministrat tonë të arsimit dhe të kulturës , nga …kaluan në veshët e botës së civilizuar dhe ja rezultati : filloi me mohimin e Shok-it dhe nuk dihet se ku do del maja; icebergu nuk e ka qitur kokën , i kemi radarët e dobët ( ose iu kemi ndaluar rrymën elektrike) që të mos shohin.

Kombi krijohet dhe shteti forcohet në ato vende ku dihet se çka duhet bërë, tek ata që e çmojnë rastin historik i cili vjen një herë në një mijë vjet; tek ata që nuk kan nevojë të pendohen për gabimet e bëra.

Sa e dhëmbshme ngjarja e trajtuar në filmin “ Shok” , por bota me këtë na dhanë të kuptojmë se “ Shock-u “ do të vjen edhe më i madh..

(Abbiamo incontrato Saverio Salomone, uno dei più appassionati studiosi delle origini della lingua e del popolo albanese e del mondo indo-europeo, profondo conoscitore dell’Illirico-albanese. Parlare con lui è stato come sentire su una fantastica macchina del tempo e galoppare indietro nei secoli, via via fino ai primordi della civiltà balcanica. “Albanesi più antichi degli Illiri” )

Fahri XharraFahri Xharra,29.02.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Αλή αλ-Γιουνάνι

    Is there this article in english?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.