Maqedonia, e vërteta dhe perënditë

Harta_maqedonise_01

Mitet e stërlashta të krijimit të botës, nga Perëndia i Madhërueshëm lindës i qiellit , nga Perëndesha e Madhërueshme – Nëna e Tokës, lindja e Diellit të ri- Zoti, mitet e Hënës e cila arriti në Tokë, koncepti i muajve si krijesë hyjnore dhe të tjera , na jep idenë e fillimit të epokës , ngutja për rend pas kaosit, e kanë rolin e tyre në çdo ndër dije kolektive të kombit.

Në atë epokë të pa njohur atëherë kur të stërlashtët e Makedonëve ishin të bashkuar me Pelazgët ( ishin pjellë e tyre ) , ishin adhuruesit e zotëve kryesor të natyrës, të shtazëve dhe të drunjve , anëtarët e Panteonit të vjetër arian. Këto mite të fillimit i kanë rrënjët e thella që në kohërat parahistorike. Ato u mbijetuan shumë sulmuesve të feve të ndryshme, duke e treguar një gjallëri të fortë dhe duke u gdhendur në mbamendjen e popullit si një nën dije kolektive.

Panteoni_maqedonise

Hyjnitë e para maqedone ishin: Krijuesi Kryesor – Zoti Goo ose Voo, i cili më vonë u bartë nga “helenistët “  si  Zoti Makedon – Dioni me epitetet tjera Hetaireios , Hyperberetas e pastaj Perëndesha e Madhe Nëna ose Maa ( ose Moo ) , gjithashtu e shkruar si Aithyia dhe Dionisi (.Dyausi Paion, lat. Dionysus, Bachus ; Frigji ( Frigasi )- Sabazius etj.

Ndër tjerash sipas Heisychius , Dionisi ishte i biri i Dionit dhe Aithyas ; sipas burimeve ishte i Cadmusit dhe Harmonisë dhe së fundit edhe Amon- Zeus, Adonis, Ilios dhe Osiris, si dhe Deuspater ( Jupiteri ) ose Liber Pater i romakëve.
Kulti i Dionysit dhe të birit të tij mitik Makedonit , të cilët kanë jetar 13 shekuj para Krishtit e të cilët janë mbretërit paraardhës dhe janë bërë perënditë Maqedonase dhe janë krijuesit e shteti të madh europian si dhe Perandorisë së Maqedonisë.
Dionisi_birin_maqedonia

Pos Dionisit dhe Makedonit , perëndesha kryesore ishte me origjinë Makedone dhe ishte Nëna e madhe Perëndesha Mo ose Ma, për të cilën nuk ka shumë shkrime apo trashëgimi të shkruara . Ajo ishte perëndeshë me veti diellore dhe ushtarake ( Kurora diellore, mburoja , shtiza dhe shpata ) Të gjitha këto që i folëm janë gjetur në dhe nëntokën e Maqedonisë së sotme.

Perendesha_ma_qe_donia

Miq të nderuar , për momentin nuk mund t`iu jap referencat ; por kjo nuk e zvogëlon mundësinë e debatit , kundër argumentimit dhe dhënies se fakteve të reja të pa njohura për ne, për këto që u shkrua më lartë.
Fahri XharraFahri Xharra,01.03.16
Gjakovë

 

 

 

 

 

Lejohet ripublikimi me burimin: www.ikvi.at

Shperndaje ne
Updated: 1 Mars, 2016 — 08:14

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.