TREPÇA ILIRIANE
Në Trepçë është palca e Atdheut
qenia që t´adhmen ma përcakton
le të çmenden gjitha perënditë
Trepça Iliriane mua s´më mohon!..
Në të dielat e arit dhe të argjendit
në të hënat e shiut dhe metaleve
u vetëlindën zinku, plumbi, dhe ari
dhe kristalet me flori të Trepçës
Hapeni ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet,…manganin
në të reshurat…mes vullkaneve
u vetëlindë Trepça me gjithë arin
Qahen thëngjillet, floriret e tokës
qahet humusi..dhe molibdeni blu
me gjunj të natës m´i bien tokës
qahen pemët për degëtkërcu!..
Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke
Trepça e Kosovës prindin e di
Në Trepçë Kosova ka një emër
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!..