Mari Magdalena ishte gruaja e Jezusi, ata kishin një fëmijë.

Terrence McCoy
The Washington Post

wow_sa_mirLibri që pretendon se Jezusi kishte një bashkëshorte dhe fëmijë – dhe autori i tij shumë i sulmuar. “Tashmë ka prova të shkruara se Jezusi ishte i martuar me Mari Magdalenën dhe ata kishin fëmijë së bashku… I mbuluar me pluhur në Librarinë Britanike është një dokument që na con neve në vitet e munguar të Jezu Krishtit… Sipas dokumentit që ne kemi zbuluar, diku gjatë kësaj periudhe ai u fejua, u martua, pati marrëdhënie dhe fëmijë. Përpara se ndokush të “armatoset” teologjikisht, mbani parasysh që nuk po sulmojmë fenë e askujt. Thjeshtë po raportojmë bazuar mbi një tekst”

jezus and maryAutorët duan të flasin për Krishtin. Ata duan që ju të dini se, groposur poshtë shekujve të tërë keqinformim dhe komplote, Jezusi kishte një bashkëshorte të fshehtë, me emrin Mari Magdalenë, dhe kishte dy fëmijë me të. Dhe ata duan që të dini se libri i tyre në lidhje me këtë temë, “Ungjilli i humbur”, do të dalë shpejt në shitje. “Nëse është e vërtetë”, shkruante Daily Mail, “ky do të jetë zbulimi më i madh për jetën e Jezusit në mbi 2 mijë vite”.
Pikërisht. Nëse është e vërtetë. Po a mos është kjo teoria më e fundit e një kërkuesi shumë të sulmuar?
Duke ringjallur një prej mistereve më të mëdhenj për Jezusin, “alla Kodi i Da Vincit”, libri i ri merr shtytjen nga një dorëshkrim mbi 1500-vjecar në gjuhën Aramaike, i gjetur në brendësi të Librarisë Britanike. Aty, thonë autorët, sekretet e jetës së Jezusit janë ekspozuar prej më shumë se një shekulli.
“Ajo të cilës Vatikani i druhej – dhe që Dan Brauni i Kodit të Da Vincit thjeshtë e dyshonte – është e vërtetë”, fillon libri, me autor profesorin e York University të Kanadasë, Barrie Wilson dhe autorin e dokumentarëve, Simcha Jacobovici.
“Tashmë ka prova të shkruara se Jezusi ishte i martuar me Mari Magdalenën dhe ata kishin fëmijë së bashku… I mbuluar me pluhur në Librarinë Britanike është një dokument që na con neve në vitet e munguar të Jezu Krishtit… Sipas dokumentit që ne kemi zbuluar, diku gjatë kësaj periudhe ai u fejua, u martua, pati marrëdhënie dhe fëmijë. Përpara se ndokush të “armatoset” teologjikisht, mbani parasysh që nuk po sulmojmë fenë e askujt. Thjeshtë po raportojmë bazuar mbi një tekst”.
Teksti në fjalë titullohet “Historia Eklesiastike e Zakaria Retorit”, i shkruajtur mbi një lëkurë kafshe dhe që u soll në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1847, kur Muzeu Britanik e bleu nga një manastir egjiptian. Studiuesit e këqyrën me kujdes dokumentin dhe më pas e lanë mënjanë si të parëndësishëm.
Më pas, para disa vitesh, Wilson dhe Jacobovici i hodhën një sy dhe nisën të dyshojnë. Sunday Times citonte Wilsonin teksa e përshkruante si “një dorëshkrim të lashtë siriak që ndodhet në Muzeun Britanik… Akademikët ka 200 vite që kanë dijeni për ekzistencën e tij, por nuk kanë ditur c’të bëjnë me të”.
Por këta autorë, që pritet t’u përgjigjen pyetjeve të mërkurën në Librarinë Britanike dijnë. Ata pretendojnë se kuptimi i tekstit është paraqitur në mënyrë të koduar. Ai flet për një person me emrin Jozef, i cili sipas tyre ka ngjashmëri të mëdha me Jezusin. Ai përshkruhet si një “figurë shpëtimtari”, thuhet në libër. “Jozefi, ashtu si Jezusi, u mendua i vdekur por u shfaq i gjallë; edhe ai kishte një fillim modest dhe përfundoi si një mbret më vete”. Kështu që ata pretendojnë se Jozefi në tekst është në të vërtetë Jezusi.
Dhe ky Jozef, thonë ata, kishte një bashkëshorte me emerin Aseneth, që sipas tyre përfaqëson Mari Magdalenën. “Thënë thjeshtë, me qëllim që të përcillte staturën e Asenethit – ndoshta Mari Magdalena – tek audienca e tij, autori i panjohur i dorëshkrimit përzgjodhi një imazh dominues… ai ishte i sigurtë që lexuesit e tij do e kuptonin”.
Megjithatë, gjetjet e librit thonë vetëm një pjesë të historisë. Jacobovici, gjerësisht i njohur në komunitetin teologjik, është gjendur tashmë nën një rrebësh kritikash për faktin që ka ndjekur teori të krishtërimit të hershëm, që shumë studiues i kanë hedhur poshtë.
Në vitin 2002, Jacobovici, një regjisor kanadez që studion arkeologjinë biblike, nxorri një dokumentar ku flitej për një relike që sipas tij do të shënonte një pikë kthese, quajtur Urna e Xhejmsit, që sipas tij tregonte se Jezusi kishte një familje. Më vonë, Time shkruajti se ky qe një prej rrengjeve më të mëdhenj të të gjithë kohërave nga Discovery Channel dhe pronari u akuzua për falsifikim. Arkeologët nga Izraeli në SHBA e denoncuan.
“Ishte një marifet për reklamë dhe do i bëjë shumë të pasur këta persona”, tha atëherë për ëashington post arkeologu i Universitetit të Arizonës, William Dever. “Dhe do të mërzisë miliona njerëz të pafajshëm sepse ata nuk dinë mjaftueshëm për të ndarë faktet nga sajesat”.
SHQIPERUAR NGA www.bota.al

Shperndaje ne
Updated: 22 Dhjetor, 2014 — 20:15

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.