Jezusi ishte i martuar? (FOTO)

jezusi_bibla“Ungjilli i humbur” një libër i sapo botuar pretendon se një dorëshkrim 1500 vjeçar i ruajtur në Bibliotekën britanike ofron dëshmi se Jezusi ishte i martuar me Mari Magdalenen.

Çifti, siç raporton gazeta izraelite, Haaretz, transmeton Indeksonline, kishte dy djem.

Libri “Ungjilli i humbur” me autorë izraelito kanadezin, Simcha Jacobovici dhe Profesorin e Universitetit York, Barrie Wilson, mbështetë pretendimin e tij në dokumente që datojnë nga viti 570 para erës së re.

Dokumenti thuhet se është i shkruar në gjuhën aramaike.

Pas gjashtë vitesh të hulumtimit të dokumentit, autorët kanë arritur në përfundim se shkronjat e vëna aty e përshkruajnë “ungjillin e pestë”, Joseph dhe Aseneth, që në fakt janë kode për Jezusin dhe Maria Magdalenën.

Të dy janë martuar nga Faraoni i Egjiptit dhe kanë pasur dy fëmijë, Manasseh dhe Efraim.

“Një dokument që mblidhte pluhur në Bibliotekën britanike na sqaron vitet e humbura të jetës së Jezusit”, thuhet në librin e ri.

Teoria e tillë për martesën e Jezusit nuk është hera e parë që përmendet, por ajo është hedhur poshtë nga shumë ekspertë.

Kjo teori ishte përdorur edhe në librat me ngjarje fiktive të Nikos Kazantzakis, “Joshja e fundit e Krishtit” dhe librin e famshëm të Dan Brown, “Kodi i Da Vinçit”.

Në vitin 2012, një profesore e Universitetit të Harvardit e ka zbuluar një dorëshkrim nga një papirus që ajo thotë se është i vetmi tekst ekzistues ku Jezusi citohet duke iu referuar idesë së ka bashkëshorte.

Autorët e librit të ri do t’iu përgjigjen pyetjeve gjatë një konference me gazetarë në Bibliotekën britanike të mërkurën, por “Ungjilli i humbur” tashmë po përballet me skepticizëm.


Kopertina e librit

“Nuk mendoj se ka shumë kredibilitet në këto pretendime”, thotë Mark Goodacre, profesor i studimeve fetare në Universitetin Duke i ka thënë “ABC NEWS”.

Një nga autorët e librit të fundit mbi jetën e Jezusit, Simcha Jacobovici, kohëve të fundit njihet se e ka tronditur botën e arkeologjisë me teori provokative rreth krishterimit.

Në filmat e tij, ai pretendon se ka zbuluar vend-ndodhjen e varrit origjinal të Jezusit dhe familjes së tij në një lagje të Jerusalemit si dhe gozhdët me të cilat të krishterët pretendojnë se ai është kryqëzuar nga romakët.

Shperndaje ne
Updated: 22 Dhjetor, 2014 — 20:17

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.