Nëna e Madhe Perëndeshë

Perendesha_statujaSa , me krenari sllavët e Makedonisë shkruajnë nëpër botë :” Makedonia është toka e Nënës së Madhe Perëndeshë ( Magna Mater) . Nëna e tokë , Perëndesha e Plleshmërisë , Nëna e Lindjeve , Gaia “.

Por a themi edhe ne shqiptarët të njëjtën ?

Kulti i Nënës së Madhe si duket është më i vjetri se të gjitha religjionet. Skulpturat më të vjetra të Neolitit për Nëne e Madhe datojnë 6500-3500 vjet prKr. Ishte kjo koha e matriarkatit në të gjithë Mesdheun ashtu edhe në Lindje e lidhur me parimet e plleshmërisë, lindjes dhe krijimit. Në atë kohë të Neolitit (gur-riut ) , Nëna e Madhe do të bëhet lidhëse e shpirtit me njeriun e Neolitit në Maqedoni , e cila kohë ka lënë gjurmë të mëdha në këto toka. Sot jemi dëshmitar të një shënimi të madh që e kemi trashëguar nga koha e matriarkatit për kulturën,besimet indigjene të cilat janë ruajtur në Maqedoni .

E shihni se sa të vjetër që jemi ne shqiptarët?

Kisha dashur ta di se ku ishin në atë kohë sllavet e me ta edhe turkikët?

Kronologjia e Neolitit Makedon ndahet në tri faza ( I hershmi, I mesmi, dhe i vonshmi ) në bashkërenditje me periodizimin e Neolitit në Europën Juglindore. Kjo kronologji është e përgjithësuar dhe e shikuar në mënyrë makroskopike nga vjetërsia e poçerisë dhe të njëjtën kohë me kulturat paralele .

Maqedonia ishte një udhëkryq i madh i shumë rrugëve dhe shumë civilizimeve . Ndikimet e ndryshme këtu hasnin ne rezistencë , këtu thyheshin dhe këtu shkatërroheshin.
statuja_perdesha_02Po mirë , edhe një herë sa e gjejmë veten ne shqiptarët në këtë thellësi kohore të lashtësisë ?

Zonja Fatbardha Demi pyetet: Një trashëgimi kaq e pasur e Lashtësisë europiane, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore (4) nuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë, që fillon me shk 6 pk me botimin e poemave të Homerit. Nga shtjellimi i fakteve, autori pohon se “Gabimi më i madh i kryer, ka qënë sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, (5) megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si Popull apo si Komb ». (6) Ky është thelbi i punimit prej 798 faqesh duke shfrytëzuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitur nga historiani Arif Mati.

Referencat për dashamirët e lashtësisë së mohuar për ne dhe nga ne:

https://www.flickr.com/photos/128709685@N04/15394721268
https://www.pinterest.com/pin/558798266234957006/
http://arheoblog.blogspot.com/2010_07_01_archive.html
https://www.academia.edu/2624040/Proto-Indo-European_Aryan_Homeland_of_the_Great_Mother_Goddess_Neolithic
http://www.worldphoto.org/images/image/345895/

Fahri Xharra

Fahri Xharra,09.03.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 9 Mars, 2016 — 21:50

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.