KISHA SËRBE NË MAJË TË RUMISË, FAQJA E ZEZË E SHQIPTARËVET!

Gjoke_Dabaj_01

GJOKË DABAJ
Durrës, 09. 03. 2016

UNË, shqiptari që mbeta shqiptar, që nuk u sllavizova, bëra projekte për ta rivitalizuar krahinën time, tashmë pothuaj të boshatisur, AI, shqiptari i sllavizuar, po predikon përditë urrejtje ndaj shqiptarëvet, po vjen edhe në Shkodër e po i paraqet sërbët si çlirues të Shkodrës.

Përfundimisht, a do të mund ta kuptojnë bashkëkombësit e mi që ne shqiptarët e kemi të domosdoshme ta krijojmë INSTITUCIONIN tonë KOMBËTAR, pra, PËRKUJDESJEN GJITHSHQIPTARE, përndryshe, jemi të humbur, sepse po shkërmoqemi çdo ditë?! A do ta kuptojnë dot shqiptarët këtë nevojë të tyre tepër të ngutshme?!

Po rrëfej këtu një ngjarje që lidhet me jetën time. UNË, jam një shqiptar që nuk e kam braktisur kombin tim dhe shkrova një libër për shqiptarët rreth Rumisë. AI, është një shqiptar i sllavizuar dhe ngriti një kishë sërbe në Majë të Rumisë. UNË, që mbeta shqiptar, që nuk u sllavizova, po i paguaj ende shtypshkronjës për librin që e botova, AI, shqiptari i sllavizuar, i gjeti paratë (me vlerën e nja 20 mijë librave si imi), bleu me to parafabrikatet e kishës sërbe, i çoi me helikopter ata parafabrikate dhe i montoi në majën e atij mali shqiptar pa paguar as edhe 1 euro nga xhepi i vet.

UNË, shqiptari që mbeta shqiptar, që nuk u sllavizova, bëra projekte për ta rivitalizuar krahinën time, tashmë pothuaj të boshatisur, AI, shqiptari i sllavizuar, po predikon përditë urrejtje ndaj shqiptarëvet, po vjen edhe në Shkodër e po i paraqet sërbët si çlirues të Shkodrës.

Kisha ne Rumisë

UNË, që e ruajta përkatësinë time kombëtare, nuk po arrij të hap as edhe 1 shkollë shqipe midis 30 mijë shqiptarëvet që rrojnë në Tivar e rrethinë e që po sllavizohen nga dita në ditë. AI, një shqiptar i sllavizuar, po ia del, po arrin, që gjysmës së malazezëvet t’ua mbushë mendjen se nuk janë malazezë, por janë sërbë.

UNË, shqiptari që e ruajta shqiptarësinë time, kam të drejtë. AI, shqiptari që e ka humbur shqiptarësinë vet dhe është kthyer në sërb, nuk ka të drejtë. Megjithkëtë, unë po humb në kauzën time të drejtë, ai po fiton në kauzën e tij të shtrembër.

Unë jam GJOKË DABAJ, autor i nja 10 librave dhe i nja 220 studimeve e artikujve, që synojnë për ta mbrojtur e ruajtur kombin shqiptar, pa urrejtur e pa diskriminuar askënd, ai është AMVILLOHIJE RADOVIQI, kryepeshkop i së quajturës “Kishë Sërbe” në Mal të Zi.

Që, ky farë kryepeshkopi “sërb” është një shqiptar i sërbizuar, me prejardhje nga Hoti i Malësisë së Mbishkodrës, mund ta lexoni në librin “Shenjtorë të rremë të Kishës Sërbe” (“Bizarni sveci Srpske Crkve”, Cetinjë, 2014, f.287-288.)

Por unë po shtroj këtu një pyetje tejet të rëndësishme: Si arrin, ky shqiptar i sërbizuar, të ketë sukses në punët e tija të mbrapshta, e unë të mos kem as shpresa për ta hequr një ditë atë kishë që e ka montuar Amfillohija në Majë të Rumisë?!

Dikush nga të afërmit e mi më thotë: “Ti që po na shitesh si trim i madh, pse s’po shkon ta shembësh atë kish?!”

Ky është thelbi i “përkrahjes” që po e “shijojmë”, unë dhe të gjithë shqiptarët e tjerë kombdashës dhe atdhedashës. “Pse s’po i vret ti armiqtë?” “Pse s’po e çliron ti Shqipërinë?” “Pse s’po e përparon ti ekonominë?”

Kur ndodh që ndonjëri prej nesh të shfaqë keqardhje që shqiptarët po e braktisin vendin e vet, reagimi “inkurajues” i bashkëbiseduesvet, të cilët nuk i njohin turpin as ndërgjegjen, është ky: “Po ti, shko e ndali, de! A s’po sheh se nuk jetohet në këtë vend të mallkuar?!” Thonë kështu, kur sërbët e Amfillohijes mesi presin t’i lëshojmë ne këto toka e t’i zaptojnë ATA! Pse s’qenka i mallkuar ky vend për ATA?!

Janë përjetime nga më të hidhurit që mund të përjetojë një shqiptar, i cili përpiqet të jetë serioz në jetë. Megjithatë, jemi të detyruar, jemi të thirrur prej ndërgjegjes sonë, të kërkojmë rrugë ndryshimesh dhe të shpresojmë që një ditë, herëdokurdo, do të dalim faqebardhë. Të hyjë edhe kombi ynë në rrugën, jo të kërkimit me qiri të krenarisë, por në rrugën të qenit realisht krenar. Të mos mund të na i përdhosë askush, as Ruminë, as Tomorrin, as Dodonën!

Shkaku që Amfillohija, antipodi im, po ka sukses në punët e tija të mbrapshta, është se ai vepron si predikues LEGJITIM, se mban mbi shpinë një qyrk prej kleriku, se mban në kokë një kamillaf kleriku dhe se e mbulon fytyrën me një mjekërr kleriku. Ka sukses në punët e tija të mbrapshta, sepse ka nën juridiksion një numër jo të vogël kishash dhe se idetë e tija djallëzore i perhap me anë të priftërinjvet të shumtë. Atij askush nuk i thoëtë: “Bëji ti këto punë, meqë po na shitesh trim i madh!”

Amfillohuje Radoviqi

Amfillohuje Radoviqi, pra, ka INSTITUCIONIN e vet, me anën e të cilit i REALIZON qëllimet, qoftë edhe antinjerëzorë, në një kohë kur unë, antipodi i tij, nuk po realizoj dot asnjë qëllim, sado që qëllimet e mi janë thellësisht njerëzorë.

Amfillohije Radoviqi është edhe produkt i atij INSTITUCIONI që quhet Kisha Sërbe, sepse, të parët e tij, nëse nuk do të ekzistonte ajo që quhet Kisha Sërbe dhe të cilën e ka themeluar Sava Nemanjiqi në vitin 1219, as që do të ishin sllavizuar. Nëse të parët e Amfillohije Radoviqit do ta kishin pasur INSTITUCIONIN e vet në gjuhën arbërishte, gjegjësisht shqipe, ata NUK DO TË ISHIN SLLAVIZUAR KURRË, por do të kishin mbetur ARBËR e sot do të ishin SHQIPTARË.

Përfundimisht, a do të mund ta kuptojnë bashkëkombësit e mi që ne shqiptarët e kemi të domosdoshme ta krijojmë INSTITUCIONIN tonë KOMBËTAR, pra, PËRKUJDESJEN GJITHSHQIPTARE, përndryshe, jemi të humbur, sepse po shkërmoqemi çdo ditë?! A do ta kuptojnë dot shqiptarët këtë nevojë të tyre tepër të ngutshme?!/ Pashtriku.org

Gjokë Dabaj, 09. 03. 2016

Shperndaje ne

The Author

GJOKË DABAJ

11 Comments

Add a Comment
  1. Eh i nderuem Gjok Dabaj, ksaj i thone me ba vrima ne uje…
    …na na Shqipni, por edhe ne Kosove i kena tana instuticionet shtetnore kombetare, por asgja nuk i pengoi turqit te ngrejme me mija xhamia aqe sa nuk pate mujte me i ngrite per 500 vjet pushtimin…
    …i bjen atdheut ne kater ane dhe nuk ndie gja tjeter vec arabishtes dite e nate…
    …po na i ofendojne simbolet dhe figurat tone te ndritun perdite dhe askush nuk i ndalon…
    …po na shajne Heroin tone Kombetare, nane Terezen. Flamurin, Idriz Seferin, Isa Boletinin, Ibrahim Rugoven dhe askush nuk i ndale….e pra i kena tana instuticionet shtetnore e jena demek shtet shqiptare…
    …askush nuk po ja nale turrin arabizimit te shqiptarve…leni pra edhe serbet ti ndertojme kishat e tyne se bela po jua ndalojne sadopak doren turko-arabeve…se sa per shqiptare na jena te maruem gjithsesi.

    1. Sa i përket një shqiptari mysliman, nëse nuk mundet me e mirëmbajt ose me e ba përkushtimin si duhet ma para e humbë fenë se sa e pranon fenë e shkjaut me kryq kurse sa i përket xhamia_ve të ndërtuara në Kosovë! Ne nuk mundemi ti huazojmë kishat dhe ti kryejmë ritet tona fetare.
      Ai i cili e shanë ” filanin apo fistekun ” ai ose i përket injorantëve të pa njohur ose pro serbëve, për arsye se myslimani i duhur ose i mençur kur nuk e shanë askënd por frikohet se mos po e bënë ndonjë gabim në raport me ligjshmërinë të cilën e ka dhënë Krijuesi ynë! Dhe në fund: përcaktimi dhe formulimi i fesë Islame është bërë në gjuhën arabe dhe mu për këtë myslimanët e përdorin gjuhën arabe për të bërë përkushtimin e fesë e jo gjuhet italo,greko,sllave! E sa i përket shqiptarëve nuk kanë mundur me na përça asnjë okupatorë e nuk kan me mundur as serbofile sepse përshëndetjet dhe shprehjet mirëdashëse tonat i shprehim shqip në mes veti!

    2. I nderuar Elej, me mirëkuptim të thellë për vajin e të nderuarit Gjokë, dhe për qellim të mirë që ke ti në koment tëndin, më lejo të të them se gjerat nuk janë gjith aq zi si të dukën. Nuk ndëgjohet “gjithandej arabishtja” as nuk është shqiptaria gjithandej në defanzive. Pak më shumë optimizëm dhe moral do ti ndihmonte shqiptarisë shumë më shumë se defetizma që duket se ka marrë përmasa brengoset e.
      Gjith të mirat, Ragip Rugova – Prishtinë

    3. Nje nga ata qe shan herojnte tane eshte Isa Mulaj, I shitur per nje rroge turke.

  2. I nderuar, shqiptaret e kane si domosdoshmeri urgjente formimin e nje kongresi pan-shqiptare per te hartua platformen kombetare apo pan-shqiptare ku do te spikaten intereset madhore jetike te shqiptareve ne kontekstin historik, te trashegimise se tyre dhe perspektiven shqiptare ne nenqielline e tyre historik te trasheguar ne hapsiren ballkanike. Eshte gjuha shqipe argumenti me i fuqishem qe shpalose historine tane karshi fqinjeve tane sllavo-helen te cilet po punojne me tere fuqine e mekanizmave shtetrore per te dobesua faktorin shqiptare ne hapsiren e tyre etnike me shtrirje maksime ballkanike.Fqinjet tane e bejne punen e tyre anti shqiptare pa problem pasi qe puna e tyre mbeshtetet nga shtetet e tyre perderi sa shqiptaret nuk mbeshtesin projekte te veçanta per te ardhmen e tyre karshi fqinjeve duke u perballur me mekanizmin mbeshtetes anti shqiptare i trilluar me “histori” genjeshtrash qe sukseseshem realizojne platformat e tyre anti shqiptare. Nje dite me sjelljen tane idiote karshi interesit madhor kombetare armiqet tane do te ulen kembekryq ne Prishtine, Tirane e Shkoder ashti sikur se jan ulur ne Shkup, Nish, e Janine. me sjelljet tana idiote po i bejme deme vetes tane por edhe historise dhe trashegimise evropiane bazamenti i te ciles evrope eshte ne gjakun tane shqiptare ne gjuhen tane, gjuhe e cila po shtyhet nga injoranca e ashper “patriotike” . Kombi yne kete katrahure nuk e meritone dhe detyrimishte duhet te ndryshojme qasjen tane karshi vetit tane dhe brezerive te cilet mbase nuk do te jene ma ne te ardhmen e afert apo te larget.

  3. I ndruri Gjoke Dabaj. Pajtohem me ju plotesisht. Dhe une jame i mendimit qe duhete ndermarr dicka ne menyre te organizuar gjitheshqiptare per mbrojtjen e popullit tone.

  4. “UNË, shqiptari që mbeta shqiptar, që nuk u sllavizova” dhe “AI (Mitropoliti i Kishës Ortodokse Sërbe të Cërna Gorës dr. Amfillohije Radoviq!), shqiptari i sllavizuar” – siç shihni – janë fjalët e para, me të cilat e fillon dhe, pasi e përsërit edhe 4-5 herë të tjera, edhe e mbaron artikullin e tij Gjokë Dabaj.
    Që Zotëri Amfillohije Radoviq është shqiptar i sllavizuar, Gj. Dabaj (shqiptari që mbeti shqiptar, pra – sipas tij – nuk u sllavizua!), nuk na e vërteton me asgjë, në një kohë që mbiemri i këtij “shqiptari të sllavizuar” – RADOVIQ – na sugjeron nji sllav më të mirfilltë.
    Jo – nga Hoti, por edhe nga Tirana n’e pastë origjinën, kjo nuk do të thotë se është edhe me origjinë kombëtare shqiptar, se në Tiranë e anë e kënd Shqipërisë, sot e kësaj dite, veç shqiptarëve, jetojnë edhe pjestarët e kombësive të tjera, pra edhe ata të kombësisë sllave.
    E në qoftë se ndokush, në ndonji shkrim, ka thënë për të se është me origjinë shqiptare, kjo nuk do të thotë edhe se e ka vërtetuar atë gjë. Tjetër është E THËNA dhe krejtësisht tjetër E VËRTETA. Kanë thënë edhe për shqiptarët, bile firma të shquara të shkencës evropianë, se janë fis sërb, kurse njeri prej tyre na tha se janë edhe “bastardha sërbë”, po askush nga njerëzit me mend në kokë nuk u bazua në ato thanie për shqiptarët. Përkundrazi, sërbo-cërnagorasit janë të parët që edhe i kanë demantuar.
    Po edhe sikur të jetë Mitropoliti me origjinë shqiptare, sërbo-cërnagorasit – që zdhodhën shqiptarin Sinan Hasani për president të Jugosllavisë – aspak nuk i shqetëson në qoftë se është edhe dr. Afillohije Radoviq me origjinë shqiptare, bile – edhe në qoftë, si Sinan Hasani, shqiptar më i mirfilltë. N’e past merituar atë post – i lumtë dhe e gëzoftë! Na mnogaja let!- se ndoshta shqipen nuk e kupton.
    Tashti të kthehemi tek ky shqiptar që mbeti shqiptar, që nuk u sllavizua, e që veten na e quan me krenari ekstreme nacionaliste Gjokë Dabaj.
    Mbiemri i tij DABAJ ç’do të thonë në gjuhën shqipe? Më kot do ta kërkoni në FJALORIN E GJUHËS SË SOTME SHQIPE të Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë, se nuk do ta gjeni askund dhe në asnji formë. Por, po ta kërkoni në FJALORIN SERBO-KROATISHT – SHQIP të Institutir Albanologjik të Prishtinës, tek apelativi DABAR do të gjeni përkthimin shqip KASTOR (lat. Castor fiber).
    Pra, ndërsa mbiemri i Mitropolitit në fjalë nuk na sugjeron ndonjë shqiptar, mbiemri i Gjokë Dabajt na sugjeron sllavin, sërbo-cërnagorasin, që na është shqiptarizuar.
    Pa të shohim edhe emrin e tij GJOKË.
    A ka mundësi të na thotë nga e ka atë emër? Në FJALORIN e cituar të Akademis së Shkencave të Shqipërisë apelativi GJOK,-u do të thotë “Kalë me qime të bardha” (Më falni që po e korigjoj Akademinë tuaj, o shqiptarë, se shqip nuk thuhet “me qime të bardhë”, por ashtu siç e shkrova unë!). Megjithqë tek shqiptarët ndeshim edhe emrat si Dash, Krokodil, Luftanije, nuk besoj që t’ia ketë vënë kush djalit të vet emrin GJOKË (Me –O– të gjatë!), sipas kalit gjok, se atëherë do të shpitohej e skruhej GJOK – pa – Ë dhe me –O– të shkurtë. Dhe trajtën e shqueme nuk do ta bënte GJOKA, por GJOKU.
    Antroponimi GJOKË tek shqiptarët e ka origjinën nga antroponimi sërbo-cërnagoras GJOKO dhe këtu nga greqishtja JORGOS (Γεώργιος), që në gjuhën sërbe ka dhanë ÐORÐE (shqiptohet GJORGJE), kurse shqip ka dhanë GJERGJ. Sërbishta GJORGJE shkurtohet në GJOKO-GJOLE-GJONO. Nga këto shkurtica kanë dalë patronimet sllave: Gjokoviq, Gjokiq, Gjoleviq, Gjoletic, Gjonoviq, Gjoniq e tj.
    Shqiptarët e sllavët (Sërbët, cërnagorasit e makedonët) gjat kanë jetuar në simbiozë, deri me ardhjen e turqëve dhe muslimanizimit në masë të shqiptarëve, që i veçoi shqiptarët nga sllavët dhe popujt e tjerë të krishterë në përgjithësi e të Ballkanit në veçanti.
    Po në qoftë se dr. Amfillohije Radoviq nuk është me origjinë shqiptare, kjo nuk do të thotë se jo pak të tjerë, që në mes të Podgoricës e të Beogradit na rrahin gjoksin për gjakun e tyre të pastër sllav, të jenë me origjinë shqiptare.
    Qysh me kohë e kam theksuar se askush nuk rreh gjoksin për shqiptrizëm (gjegjësisht – për sërbizëm!) më shumë se ata që janë të ndërgjegjshëm për origjinën e tyre joshqiptare (gjegjësisht josllave!). Duke rrahur gjoksin për shqiptarizëm (gjegjësisht – për sllavizëm!) dhe duke bërë edhe krime mbi kokën e të tjerëve, sidomos mbi kokën e sllavëve (Ata që janë me origjinë sllave!), gjegjësisht mbi kokën e shqiptarëve (Ata që janë me origjinë shqiptare!), përpiqen të maskohen dhe t’i bindin të tjerët se e kanë harruar origjinën e vet dhe se tani ndihen ashtu siç deklarohen.
    Apo jo, o shqiptar që nuk qenkët sllavizuar ?!

    1. Cili je ti? Se ke bërë shumë emra dhe identitete… Sdq. kundërmimi pas teje ngelë i njejtë. Fujjjj

    2. O Burović,

      Po bëre njëherë testin gjenetik të kromozomit Y apo si quhet në Amerikë Y-DNA o trushpërlarë. Bëre njëherë ma dëshmo se nuk i takon linjave EV13, R1B apo J2B2 (Arbëro-Shqiptare). Këtyre linjave Arbëro-Shqiptare u takojnë gjysma e Serbëve kokëzbrazëtia juaj. Emri Gioce (mesjetar) vje nga nga dy format latine Giacomo dhe Giakob o kokëzbrazëtia juaj Kaplan Resuli. Po ua bë nga një test gjenetik edhe këtyre Đokovićëve shihe dhe vet se janë me origjinë Arbënore. Se ajo trajte Đoko ajo është Shqip o Burović.

  5. FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË VETËM SHQIPTARIA;REJA E SHKRIPFARIT
    ËSHTË VETËM SHKRIPKA VËRRIA;KY NA ËSHTTË AMANETI,TESTAMENTI I
    RILINDARSVE,RINGRITASVE TANË,PARA SHEKUJ O TEMPUJ;DHE,POPULL
    KOMBI MBARË SHQIPTARË,ROPULL GLOBI FARË SHKRIP-ZARË;E SHËNJTA
    MË TË SHTRËNJTA,QE PARAHISTORIKE,GARA HISTORIKE,ARGUMENTË,ORE,
    DOKUMENTE,ARTEFAKTE,AKTE-LARTË;NËNTOKE OJ NENËLOKË,MBI TOKE OJ
    VRI BOKE,KOKE;NEPËR VARRE MASIVE,ZJARRE MAFIVE,QENDRESA EDHE
    KRENBESA,DUKE RIGUFUAR,TRIUMFUAR,QENDRUAR,TRENDUAR;ME SHEKUJ
    O TEMPUJ,O,NGA KATËR ANET,TATËR-NGRANËT,ARMIKUN QE T’NA FIKUN,
    TË NA ÇFARROSIN,ÇVARROSIN;POR,GJENË GJENIE GJAKU GJENIALE,ORE,
    KRENE KRENIE PRAGU KRENIFALË;DUKE FALNDERUAR KRYLEGJENDA O,MË
    KRYLEGJËNDARE;HY-EGJENDA MË HY-EGJËNDARE,DUKE KTHYER,SHPËBLYER
    PRAP O RRAP,VLERËN,NDERËN,MË TË LARTËN,MË T’ZJARTËN,KRYR TERË
    BOTËS MË REVOLUCIONARE,EVOCIONARE;QENDRESA TITANIKE,KRENBESA O
    PRI KRASHNIKE;QE MË TË BASHKUAR,TRASHËGUAR,BESËN,SHPRESËN,MOR,
    QENDRESËN,MË BURRËRORE,MË GURRËRORE,KURRËPRORE,ASNJË ARMIK AH,
    TI MIK;EDHE PËRMASAVE BOTËRORE,KOTËHORE,DUKE LËNË,ZENË,RASHTA
    O DRASHTA,NË KËTO TROJE-HOJE TONA,ZONA MË TË LASHTA,STËRLASHTA
    QE RIGJINDEJ,RINGRITEJ,RILINDEJ;NJË KRYLEGJËNDAR,O,HY-EGJNDAR
    QE RIGUFON,TRIUMFON DHE,NA BASHKON,TRASHËGON,SI PËRJETË MOT O
    QE GJEGJI EDHE SOT I TERË ATDHEU,SIKUR,DIKUR GJEGJI-KASTRIOT-
    SKENDËRBEU,BASHKA KRY UÇK.HY-EGJNDARIN,OU,ADEM KRYLEGJNDARIN!
    TË FALA NJË REFUGJAT LUFTË NGA KOSOVA NË USA.VETËM NJËRI NGA
    DHJETA MILIONË GADI TERË SHQIPTARIA,OR,KËSO,PËSO,BANDA,TRANDA
    NA PËRZUNË,ME DHUNË,FURTUNË;PA KTHIM,PËR AMSHIM;PORSE,ARRITËM
    NA MBËRRITËM;MOMENTËT MË DEMOKRATIKE;KONTINENTËT MËMO-ANTIKE,O
    PËR RINGRITJE,RILINDJE;MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPATRE!!

  6. Mos merri me probleme teokrate apo te religjionit.Ne jemi keta qe jemi, sepse ketu ne kete vende kush ka ardhe na ka “kercy” si ka dashte, Nese ne mislimant jemi muslimanizu nga ndikimey apo konvertimet shqiptar ne “turk”po keta katoliket nga kush u ndikuan , sigurishte nga roma ne katolik, andaj rrini dhe merri me punet e tjera qe e qojn shoqrin perpara. Merri seriozishte me tema serioze dhe jop me mediokritete, qe nuk qojn askund. Lufta serbo_shqiptare emkjosoves1999 nuk ishte large dhe duhet te merremi me shume me Sidat serbe qe aq forte e demtauan shqiptare.

Lini një Përgjigje te Kapllan RESULI Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.