Vjedhja e së kaluarës parahistorike shqiptare nga serbët – Shën Marku i Korishes

shpella_parahistorike_prizren

“Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.” Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.(At Gjergj Fishta ,1919 në Konferencën e Paqes në Paris).

Përputhja e trojeve që flisnin dikur e që edhe sot flasin shqip me kufinjt etnikë të ilirëve të jugut e të epirotëve të lashtë mbrenda e jashtë Shqipërisë mund të shpjegohet vetëm me autoktoninë e shqiptarve në këto troje. “Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore.(Fxh. “ Jemi të vjetër sa stalaktitet e shpellave te maleve tona “

Shqiptarë u bënë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Pra dhe jemi .

Hyrja_ne_kishen_korishebrendia_kishes_korishe

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Nga krahinat serbe te cilat ishin edhe ne shek. 19-të ndër Turqi , me rëndësi të posaçme për ne ( për serbët pra .fxh) ishte edhe Kosova dhe Metohia. Pozita e saj gjeostrategjike i jepte këtyre anëve një rol të madh . Kjo luginë , e Kosovës dhe e Metohisë e kishte një rëndësi të madhe për lidhshmërinë e Adriatikut   me vendet e Evropës Jugore dhe vendet tjera të Ballkanit” -shkruan në shkrimet kishtare serbe .” Ajo është e rëndësishme sepse ishte çelësi i Luginës së Moravës dhe Vardarit por e kishin edhe rëndësinë e madhe për historinë e vjetër të Serbisë”

“Kosova banohet me shqiptarë musliman dhe të krishterë që kishin zbritur nga Veriu i Shqipërisë ; ku në fillim e pushtuan Dukagjinin që në shek. e 13-të e pastaj më vonë fiset shqiptare e pushtuan edhe Kosovën, Rashkën e Vjetër ( Rasi ) e deri në Jablanicë , Toplicë , Kkosanicë , Moravicë të Preshevës si dhe krahinen e Vranjes Pomoravljes. Kolonistet shqiptar pastaj e vazhduan kolonizimin e tyre dhe arritën deri në Nish “- E shihni pra , ne “ishim kolonizatorë “ të tokave “serbe”????

( Literatura për të interesuarit : “ Радомир Николић, Ширење Арнаута у српске земље, Београд 1914, 124‒126. 14 Бранислав Нушић, Са Косова на сиње море, Београд 2005, 202‒204. 15 Ђоко Слијепчевић, Српско-арбанашки односи кроз векове са посебним освртом на новије време, Хилместир 1983, 118‒122. 16 Гастон Гравије, наведено дело, 19. 17 Димитрије Богдановић, Књига о Косову, Београд 1990, )

Nga këto pushtime dhe kolonizime ishte edhe Korisha e Prizrenit në Kosovë; ku është Kisha e Shën Pjetrit ( shek.13 ). Kisha në shpellë përmendet shumë herët në dokumentet serbe.

(Свети Петар Коришки је умро у дубокој старости, а житије о њему је написао, око 1310. године, Теодосије Хиландарац. У науци фигурирају две различите године када су његове мошти пренете у пећинску цркву Манастира Црна Река, код Рибарића – 1572. и 1753. Зна се, међутим, да је манастир Св. Петра Коришког постојао све до 1760. године. Његов последњи игуман Нићифор сведочи да су, ферманом султана Мустафе III, преостале манастирске земље пренете у метох Манастира Светог Марка Коришког. )

Po kush ishte ky Shën Pjetri serb ? (Свети Петар Коришки ) .
A nuk ka metoda dhe ekspert të fushave relevante në nivelet botërore që do të na e zbërthenin këtë mashtrim serb ? Ky farë Sveti Petar i Korishës së Prizrenit qenka shenjtor i krishterë serb , i lindur në Korishë ?

Pra miq . edhe në shpellat e Kosovës , serbët ishin të parët që e filluan krishterimin .

Literatura , për te lexuar më shumë nga burimet serbe , të cilave duhet dhënë një përgjegje shqiptare:

-Иван Степанович Јастребов: Манастир Св. Марка, у Иван Степанович Јастребов: Стара Србија, Српска краљевска академија, Споменик XLI, други разред, 36, Београд 1904; Исто: И. С. Јастребов: Стара Србија, НИП “Нови свет” – Народна и универзитетска библиотека, Приштина, 1995, стр. 158 – 166; -Милан Ивановић: Црквени споменици XIII – XX века, Задужбине Косова, Призрен – Београд, 1987, 462 – 463; Радосав Стојановић: Свети Марко Коришки, путопис, Јединство, Приштина, 25 – 26. јул 1992, 8; Исти: Видовдански гласник, Грачаница, 2, 1993, 34 – 35; )

fahriu_shumemire

Fahri Xharra,15.03.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 15 Mars, 2016 — 21:02

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.