Hedh një sy nga historia !

fahriu_shumemire

Fahri Xharra, 23.03.16
Gjakovë

Jam përëndi pëllazg, jam ilir.

Si yje zbritëm nga  qielli.

Nuk ka racë më hyjnore.

Këtë e dëshmon edhe dielli  por këtë se mohoj unë , e mohon ti!

A duhet të  japim një  “kontribut të madh për njohjen e historisë shqiptare, por edhe të Europës Juglindore në një dritë të re, prej nga del në pah një e vërtetë ndryshe nga ajo e deritanishmja, e cila kryesisht ka qenë e ndikuar nga historiografia serbe dhe ajo ruse, e cila të shumtën përjashton shqiptarët nga antikiteti dhe mesjeta pa përjashtuar këtu edhe minimizimin e madh të tyre në të gjitha rrjedhat historike “ , Kush , të vdekurit , të humburit në mbretërinë e mashtrimit ? 

“Mizoritë nuk u ndalen kurrë për ne Tym e flakë me gjak paguam Historinë e fshehëm nën dhe Gjarpinjve bota iu besoi E për ne spati drejtësi Se kush ishim njerëzimi harroi
Ishim te lashtë sa toka, ishim perëndi.”

“Hapi sytë se sot ka ardhur koha Që të del çdo gjë në dritë “ – nuk duam ti hapim, nuk  duam !

“Kur isha në Mal të Zi, kisha dëgjuar gjithfarë përrallash se të krishterët po rënkonin nën zgjedhën turke dhe i kisha marrë për të vërteta. Kur isha në Maqedoni, mësova një të vërtetë të çuditshme; përkundrazi, ishin pikërisht kishat e Ballkanit që e mbanin në këmbë turkun.

Grekët dhe serbët po organizonin banda komitësh dhe po i dërgonin në Maqedoni, jo për të “çliruar vëllezërit e tyre të krishterë”, kurrsesi. Kjo ishte dëshira e fundit e tyre. Këto banda ata i dërgonin për të ndihmuar turkun për të shtypur “vëllezërit e krishterë”. ( Edith Durham )

Prapë nuk duam se na janë mjegulluar sytë , na janë shurdhuar veshët ; nuk flasin shqiptarët por flet goja e tyre me  fjalët e qoft largut .

Mohim , vetëm mohim !

Dikur e kishim më mirë ,jo fort largë , atëherë kur nuk guxonim  të flisnim , por së paku e mendonim , dhe me “telepati “ i mësonim fëmijët se kush jemi .

“ Na ndanë na bënë copë-copë. Gjithçka kanë morrur nga ne. Edhe lashtësinë me Zot. Na i prenë rrënjet nën dhe.”  Sa keq , nuk kishim gojë , edhe nëse ekishim nuk guxonim ta hapnim . Vaj halli për ne !

Sot , po sot: “ Prof. Mary C. Brennan, shefe e Katedrës së Historisë, gjatë bisedës me historianin Buxhovi, theksoi mungesën e veprave të autorëve shqiptarë dhe pasojat për ndriçimin objektiv të pamjes historike të shqiptarëve në kuadër të studimeve të Europës Juglindore, e cila të shumtën formulohet nga sllavistët ose autorët me pikëpamje të ngjashme nga rajoni. “

Sot të jemi të varfër karshi botës? . Bë vend se të hapim sytë neve na errësohet ; me qëllim.

“Qeveria turke  e ndaloi botimin e librave shqip dhe mësimin e gjuhës shqipe, duke dhënë dënime nga më të rëndat. U hapën shkolla turke për shqiptarët myslimanë, u bënë lloj-lloj përpjekjesh që fëmijët të rriteshin me besimin se ishin turq. Në Shqipërinë e Jugut, ku të krishterët janë ortodoksë, grekët u inkurajuan që të hapnin shkolla dhe të bënin propagandë greke……….”

Gjëja se :  “U bëmë zotër toke aty ku ramë Zemër butë ashtu si ishim” por “Patriarku grek shkoi deri atje sa të kërcënonte me ç`kishërim cilindo shqiptar ortodoks që do të përdorte “gjuhën e mallkuar” në kishë ose në shkollë”. Mjerim për atë kohë . Mjerimi vazhdon .

“Prof. Brennan tha se disa herë u është drejtuar universiteteve në Tiranë dhe Prishtinë për literaturën përkatëse si dhe bashkëpunim të ndërjellë shkencor, por nuk ka marrë përgjigje. “Presim që Kosova në anglisht t’ua hapë rrugën veprave të autorëve shqiptarë në universitetin tonë, në mënyrë që të konkurrojnë me të ngjashmet që kemi”.

Në Qendrën për Studime Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Teksasit San Marcos, historiani Buxhovi u prit nga drejtori, historiani Denis J. Dunn. Edhe profesor Dunn, gjatë bisedës, ngriti çështjen e mospranisë së literaturës së autorëve shqiptarë në këtë institut edhe përkundër kërkesës që u është drejtuar Tiranës dhe Prishtinës për bashkëpunim profesional dhe shkëmbim të literaturës shkencore.”

Po sot : “Sulltani (Abdyl Hamidi),  i alarmuar nga suksesi i menjëhershëm i lëvizjes kombëtare, e ndaloi përsëri përdorimin e shqipes. Mësuesit u dënuan me burgime të gjata. Kushdo që kapej me ndonjë gazetë shqiptare në dorë, dënohej me 15 vjet burgim. Priftërinjtë grekë u përfshinë me entuziazëm në këto përndjekje”.: po sot kush është Sulltani që na e “ ndalon” shkollimin e drejt mendor.

Cili Sulltan na e turbullon mendjen ?

Nuk e di .

Është mjegull e madhe .

Se zemërgjerësi për armiq kishim Bukën, mjaltën dhe mirësinë. Për barkzbrazurit nuk kursyem Por kurrë nuk u ngopën këta gjarpinj   Nxorren dhëmbët për të na rrëmbyer.

Po sot , a nuk jemi zot të vetvetës ?

Kush po ma rrëmben mendjen që të flas atë që nuk duhet të flitet : : “Sulltani i alarmuar nga suksesi i menjëhershëm i ngritjes  kombëtare, e ndaloi përsëri përdorimin e  mendjes sonë .

Një pyetje simptomatike : “Kur u vu përsëri ligji i ndalimit të shqipes  lindi një pikëpyetje mjaft interesante: A gëzonte kjo shoqëri të drejtën të qarkullonte Biblën në gjuhën shqipe?

Qeveria turke nuk kishte as më të voglin kundërshtim ndaj Biblës në vetvete, mjafton që ajo të mos ishte shqip”. Mjafton që mos të jetë shqip. Vetëm t ë mos ishte shqip . Asgjë nuk guxon shqip .

 “Profesori Albritton bëri të ditur se në Institutin e tij janë të pranishëm autorë të ndryshëm nga Europa Juglindore me veprat e tyre, por edhe si ligjërues të herëpashershëm, të cilët prekin edhe problematikën e historisë shqiptare në përputhje me qasjet e tyre. Me këtë rast profesori Albritton theksoi nevojën që në këtë institut të përfaqësohet edhe mendësia e historiografisë shqiptare, gjë që kjo mund të bëhet me praninë e veprave të autorëve shqiptarë këtu (siç është rasti me “Kosovën” në anglishte), por edhe në të gjitha universitetet dhe bibliotekat universitare amerikane.” 

Po ku ishim deri tani ?

Ne e bënim Sulltanin dhe ia mbyllnim gojën atij që donte të fliste.

Nuk na mundësoi komunizmi me idiotësitë e vete ; nuk na lejonte serbi se shpalohej e vërteta ; e sot ? Sulltanin, kryepeshkopin , serbin , turkun  e bëjmë vet , nga njerëzit e zakonshëm , nga trushpërlarët , nga mercenaret e së keqes.

“Profesori i historisë së antikitetit Constantin Hadavas me origjinë nga Epiri , i cili pranoi se familja e tij “ka gjak shqiptar”, për librin “Kosova” tha se do të ketë vendin e merituar në konurencën e fortë me historianët grekë, sllavë dhe të tjerë, të cilët, deri më tash, në mungesë të autorëve shqiptarë, e kanë pasë fjalën kryesore edhe rreth pasqyrimit historik të tyre. “Presim që në bibliotekën tonë të kemi sa më shumë autorë shqiptarë në mënyrë që me librat e tyre t’i ndihmojnë historiografisë objektive”.”

O , miku  na  pret, armiku të furfullatë  !  Vetë e bëjmë armikun , vet e fikim zjarrin e nisur për ndriçimin e mendjeve tona.

“Na ndanë na bënë copë-copë. Gjithçka kanë morrun  nga ne. Edhe lashtësinë me Zot. Na i prenë rrënjët nën dhe.” Dhe kurrsesi të ringjallemi .

Vritmë or i mallkuar , bibliotekat e miqve do të mbushën me të vërtetën shqiptare.

Fahri Xharra,23.03.16
Gjakovë

Burimet e shkrimit

“Serbi,Turku dhe Greku nën kendveshtrimin e Edith Durhamit” ; Altin Kocaqi,Valter Koxhaj,Anisa Suti
“Hedh një sy nga historia” , poezi nga Nagi Husaj
“Kosova “ në Universitetet Amerikane ,  nga Jusuf Buxhovi

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.