Nuk gjetëm asgjë… na lini, t’ju lëmë të tjerëve dicka…

Lulzim-Cuka

Nga: Lulëzim Cuka

Nuk gjetëm asgjë… na lini, t’ju lëmë të tjerëve dicka…

PSE? mbyllen dyert ku të rinjtë trokasin, mos valle kombi nuk hap dyert e tij?

Apo mos vallë rojtari i ka kyçur dyert vetëm e vetëm nga egoizmi i pamoral i tij, për të gllabëruar gjithçka në interes të vet. Nuk jemi të rinj pa aspirata, ndaj mos ki frik. Ne kemi një ideal për jetën, thjesht duam të projektojm të ardhmen tone. Nëse nuk mund te na thuash nje fjalë të mirë, ska gjë, ti thjesht hesht. Nëse nuk mund të na ndihmosh, ska gjë ti thjesht qëndro, ne do kujdesemi edhe për ty.

Ne thjesht duam të vrapojmë në rrugën tonë të shpresës për të vazhduar deri në fundin e saj, nëse nuk ke fuqinë të na ndjekësh, ska gjë, ne do ju mbajm në krah që të ecim sëbashku. Nëse ju janë mbaruar armët për betejën, qendro, ne do bëjm kraharorin tonë si mburoje për ju, mendjen dhe penën, si armët më të forta për të ndryshuar gjendjen e KOMBIT tonë, s’kërkojm asgjë por të paktën na lini t’ju lëmë të tjerëve dicka…

Sot të rinjtë, kanë ambicie, forcë, ide, talent, rinia është sateliti i dëshirave dhe kënaqësive por fatkeqësisht këto mrekulli që personalizojnë të rinjtë përdoren në rrugë boshe të mjedisit ku ata edukohen, jo për shkak të tyre, por për shkakun e keqmenaxhimit të politikave të arsimit të ndjekura kohët e fundit dhe mungesës së një programi për ta, që ka paralizuar të rinjtë duke i bllokuar rrugët e zhvillimit dhe edukimit.

Shtetet që duan të garantojnë të ardhmen, nuk mund të jenë indiferent për edukimin e shtetasve të tyre. Institucionet arsimore ka një rëndësi jetike për rritjen e një brezi të ri të shëndetshëm dhe sigurimin e një sistemi shoqërorë të shëndoshë. Kombi po ecën në rrugën pa orjentim duke u rrotulluar rreth vetes sikur ka bërë një përshkrim të gjatë duke u rikthyer serish në fillim.

Por të rinjtë duhet të jenë ata “therorët e dijes dhe orjentimit” të gatshëm të rimarrin dhe rikthejnë atë që u është rrëmbyer nga duart. A mund të themi se ata të cilët pretendojnë se mund ta përfaqësojnë kombin në një periudhe kaq fatkeqe,ku edhe ata kanë rënë, mund të ringrihen?

A mund të themi se ata që përfaqësojnë kombin tonë mund të lënë menjëanë dëshirat e tyre personale, dhe të paisen me dëshirën e tyre për të ringritur të rënët në rrugën e shkatërrimit,drejt një shprese për të ardhmen?

Sa njerëz mund të jenë të cilët ndjehen të ndërgjegjshëm?

Sa njerëz të sinqertë mund të përmendim se shërbejnë kësaj rruge me nder?

Sa shpirtra të ndritur mund të përmendim, të cilët kanë pëlqyer ti shërbejnë të tjerëve, por jo ti shtypnin?

E vërteta është se ne kemi bërë gabime të pafalshëm duke i ushqyer ndjenjat tona, për të ngritur botën tonë materiale, duke adoptuar një sistem mendimi duke bërë botën e të tjerëve më të pajetueshme. Por kjo s’do thotë se marrëzia që ka pushtuar ndjenjat tona për vite me rradhë nuk mund të ç’rrënjoset.

Sigurisht që Po!

Ç’rrënjoset!

Ç’rrënjose! nërastëse ne largohemi dhe e largojmë popullin tonë nga veset si: lakmia, dembelizmi, ambicia për post ,lakmia për fame, egoizmi dhe mendjemadhësia, duke atribuar tek ta ndjenjen e virtyteve: kuraja, modestia,përulësia, mëshira dhe mirësia të cilat janë virtyte që e ngrenë kombin.

Por gjithkush mund ti ketë drejtuar vetes pyetjen “Ç’farë kemi bërë”, Ç’po bejme, Ç’duhet të bëjmë”, por nërastëse ne presim që përgjigjen të na e japin te tjerët, kemi humbur pa filluar ende, kemi humbur mundësinë e një përpjekje për tu ringritur, dhe ndërtuar atë se çfarë duhet të ideojmë dhe projektojmë, duke i dhënë dorën njëri-tjetrit që të ringrihet, e nërastëse edhe këte nuk mund ta bëjme sigurisht që kemi humbur epokën tonë ashtu siç kanë humbur të tjerët epoken e tyre.

Të të angazhohemi për të hedhur themelet më të fortë, të hedhura deri më sot, themelet duhet të qëndroje mbi të gjitha themelet tona personale dhe individuale, që përbën një besim të fuqishëm, dhe të pashtershëm, që rrjedh mbi kohën e paçmueshme në shërbim të nje ideali: “idealin e përbashkët për kombin tonë”. Të rinjtë duhet të gjejnë rrugën e së ardhmes, atë rrugë që dita ditës e nëpërkëmbim si dicka kalimtare dhe të parëndësishme, madje edhe duke u larguar dhe e braktisur atë,me shpresën se diku do gjejm një rrugë tjetër.

Gabohemi! Kur mendojmë,se do gjejm një rrugë të mbushur me petale trëndafilash e të zbukuruar me ngjyra prej zmeraldi, por ne nuk duam, as nuk duhet ta pranojmë që dikush të ndërtoj rrugët tona, Ne duhet të jemi arkitektët e së ardhmes për ti ndërtuar ata, si fortesa shkëmbore ku të gjith të ecin mbi to pa frike dhe kush mendon se mund ti shemb ato gabohen. Në këtë kontekst brenda ingranazheve të kohës, mbi të cilat nuk kemi kontroll, njeriu ka kërkuar gjithmonë një shkëndi të re të jetes, një ere të fresket si flad i agimit, dhe ka shpresuar dhe dëshiruar të hedh nje hap në dritë duke lënë pas erresirën, sikur të ishte duke kapërcyer një prag.

Për të çrrënjosur këtë lloje devijimi e cila është mbjellur vite më parë, nevoitet një përpjekje e gjallë e një zelli të vazhdueshëm, dëshirë të pathyeshëm, kohë e mjaftueshme , durim i parreshtur në një rrugë të pakthyeshme. Ne duhet të vendosim fuqinë e dijes dhe të përparimit në thelb për ti dhënë fund epokës së errësirës dhe mosarritjeve në dekadat e fundit.

Shperndaje ne

The Author

Lulëzim CUKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.