Kush tha që nuk ka pasur tradhëtarë në historinë tonë ?

11951796_1477302479261371_432602485741821362_n

11811570_537716746376097_2058587429534981199_n

Shkruan : Brilant Gashi


Tani fillon edhe teza se në historinë e popullit tonë nuk ka pasur tradhëtarë , të cilët e kishin shitur Shqipërinë dje i’a kishin lënë atë armiqëve tanë shekullor .
Kjo nuk është fare e vërtet , pasi që shteti shqiptar në të kaluarën ka pasur shumë tradhëtarë dhe më kryesorët ishin : Esat Pasha dhe Ahmet Zogu .
 
Në këtë shkrim , do të flas vetëm për Ahmet Zogun dhe pretendimet e tij për t’a shitur Shqipërinë tek armiqët . Ahmet Zogu ishte tradhëtari më i madh i asaj kohe , që Shqipëria mund t’a kishte pasur ndonjëherë . Ai më së pari ishte Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Sylejman Delvinës dhe më pas u bë kryeministër dhe më pas Mbret i Shqipërisë . Në atë kohë Zogu pretendonte të bëhej edhe Skënderbeu i shekullit të XX .
 
Por a kishte ndonjë , që e mendonte se Ahmet Zogu është një tradhëtarë i kombit shqiptar ? Po sigurisht që ishte dikush . Ai ishte Fan Noli dhe opozita e tij që bëri përpjekje , për të përmbysur Ahmet Zogun nga pushteti dhe për fatin e tij e realizoi këtë qëllim , ku më 10 qershor 1924 kryengritësit hynë në Tiranë , dhe e përmbysën pushtetin . Ahmet Zogu u largua në drejtim të Jugosllavisë , Greqisë dhe Italisë .
 
Kështu edhe filloi Revolucioni i Qershorit të vitit 1924 i Fan Nolit dhe opozitës së tij . Mendja e këtij njeriu të madh ishte mendje e madhe patriotike dhe ai kishte një interesim të madh për të gjitha trevat shqiptare që gjendeshin jashtë kufijve etnik .
 
Zogu që ndodhej në Beograd , bisedoi me mbretin Aleksandër dhe me Kryeministrin e Serbisë Nikolla Pashiç për qëllimet e tij dhe i vuri në dijeni dhe ambasadorët e Britanisë , Francës dhe Italisë në beograd se do të hynte në Shqipëri .
 
Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiç .
 
(marreveshje e nenshkruar ne vitin 1924 ne kembim te ndihmes qe serbet i dhane Zogut per tu rikthyer ne Shqiperi duke luftuar qeverine e F. Nolit).
 
“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
 
2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.
 
3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
 
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
 
5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.
 
6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.
 
7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.
 
8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
 
9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.
 
10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.
 
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.
 
12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.
 
13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.
 
14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
 
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
 
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)
 
Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207.
 
Me urdhërin e Zogut , forcat zogiste vranë më 19 mars 1925 Bajram Currin në Dragobi dhe Luigj Gurakuqin më 2 mars 1925 në Bari të Italisë :
Te ura, te Ura ,
Vajtoni, o burra ,
Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë ,
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë ,
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne ,
Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe .
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

8 Comments

Add a Comment
  1. Rrofsh BRILANT per betimin qe ke ber. Per njeres si ti ka nevoj Atedheu.

  2. ish diplomaci nuk u zbatua asgje. ishte nje diplomaci ,per ti shpetuar rrezikut grek

  3. Asnjera nga keto nuk eshte realizuar krejt e kunderta ndodhi u krijua per here te pare shteti shqiptar dhe nje kryeqytet, monedha e shqiperise, baka e shqiperise, garda kombetare dhe ushtria, universitete, rruge dhe ura qe lidhnin shqiperine ishte fatekeqesi e lenja e tokave shqiptare jashte saj qe ne 1913 me traktatin e fshehte per kufinjt e ballkanit. Ajo me lart eshte thjesht DIPLOMACI qe zogu luante me te gjitha vendet e rajonit duke pasu objektiva te tjera ne formimin e shtetit shqiptar.
    Por ne Shqiptaret i urrejme dhe i perbaltim njerzit qe u munduan te ndertojne kete shtet pavarsisht kushteve dhe rrethanave qe ishin ne ate kohe…

    1. Bah cfare komenti te forte keni bere o alban.Po shen naumin dhe vermoshin jane akoma ne dore te serbit kete se marr vesh une? Po shteti i forte qe krijoj si u shkermoq ne 1939 po arin e bankes se shtetit ci duhesh ne mal se keshtu tha mreti do vesh opingat dhe do dal ne mal apo ngaterroirrugen dhe perfundoi refugjat neper evrope……

    2. O Alban mos ece aq shpejt merr me shume informacon kur u krijua shteti ,kryeqyteti,universiteti, pse mbeti Shen Naumi jashte kufijve etj etj pastaj shkruaj

  4. I ke buzet me qumesht akoma Brilant.
    Mos merr persiper barre burrash, se kalamajte nuk mbajne dot barre te tilla.
    Lexo Faik Konicen -bashkekohesin e Zogut – pastaj shkruaj hajvanlliqe sllavokomuniste per publikun.

    AHMED ZOGU – Nga FAIK KONICA

    « CA NJERËZ TË LODHUR, – CA TË TJERË TË TRASHË »
    Gazeta Dielli, 8 tetor 1925

    N’artikull kundrë Vatrës të botuar te « Liria Kombëtare », Nr. 8, Fan Noli thotë se ca njerës, që kishin lëftuar gjer dje, sot të lodhur dhe i hodhnë armët. Mundet. Po ka dhe ca të tjerë truri i të cilëve është trashur dhe s’janë të zotërit të kuptojnë kur një lodrë merr funt : Më kujtojnë fjalën e filozofit gjerman Schopenhauer për ata që vazhdojnë së lojturi pasi ka rënë perdja.

    Unë i lodhur s’jam aspakë, dhe do t’isha gati të vazhdoja luftën me forcë të papakësuar, – po të kish lufta nonjë qëllim. Po qëllim lufta s’ka dhe s’munt të ketë. Fan Noli dhe unë kemi lëftuar disa vjet që t’i japm Shqipërisë një guvernë të një tipi të përparuar.
    Ahmed Zogu ka lëftuar për një guvernë të një tipi më konservativ.
    Ahmed Zogu na mundi, dhe na mundi me themel.
    Ndryshimi në mes të Fan Nolit dhe meje është që unë e di se jemi të mundur dhe të mundur paq, kurse shoku im s’ka haber që hëngrëm dru.

    Ahmed Zogu na ka mundur në çdo shesh. Ahmed Zogu dhe ne duallmë përpara popullit për votë. Ahmed Zogu mori kurdoherë shumicën dhe kurdoherë na mundi.

    Ahmed Zogu me ca bashibozukë dhe me 104 Rusë (një qint e katër – fakt nga burim dipllomatik i huaj) na mundi në shesh të luftës, ndonëse ne kishim një « ushtëri » dhe përmbi 20.000 vullnetarë gati. Ikmë duke britur se ordit’ e Serbisë shkelnë Shqipërinë, kur dijim shumë mirë se ishin vetëm një grusht Rusësh.

    Deshmë të tregojmë se të pakën në sheshin e diplomatisë kemi më tepër zotësi se Ahmed Zogu. Po dhe në këtë shesh maloku genial na mundi. Ne çfaqmë zotësinë që kemi duke mos e bërë dot guvernën t’onë të pranohet dhe të njihet nga bota e qytetëruar, duke çkënaqur me talljet t’ona në Genevë ata të cilët ka nevojë Shteti ynë, dhe duke vënë në dyshim Fuqit’ e Perëndimit me intrigat t’ona me Bolshevikët. Ahmed Zogu, nga ana tjatër, qe i zoti të fitojë besimin e Evropës dhe t’Amerikës në pakë kohë, e bëri guvernën e tij të pranohet e të njihet zyrtarisht ; ngren kreditin e Shtetit jashtë, dhe të fitoj në sy të botës emërin e një udhëheqësi të vërtetë.

    Ne me frazët t’ona bombastike kallmë anarqinë anë e mba’anë Shqipërisë, kurse stërvitja jonë intellektuale duhej të na kish bërë të zotët, të pakën në theori, t’i jipnim popullit një frymë rregulle. Ahmed Zogu, nga ana tjatër, me instiktin genial të tij e vuri turmën nën një disiplinë e cila, sado e mërzitshme, është me e dobishme se anarqia jonë. Edhe në këtë shesh na mundi Ahmed Zogu. I mir a i lik Ahmed Zogu është mundës. Ne, më të mirë se ay, jemi të mundur.

    I mir a i lik, Ahmed Zogu ka fituar brenda besimin e popullit shqipëtar dhe jashtë besimin e Fuqive të Mëdha. Ne, më të mirë se ay, s’kemi ditur të fitojmë besimin e kërrkujt. Munt t’a urrejmë Ahmed Zogun po duhet të njohim se është më i zoti, shumë më i zoti se ne. N’Amerikë kanë një zakon që i munduri i shtrëngon dorën mundësit. Po ne s’jemi Amerikanë.

    « Battus et pas contents », si thotë Frëngu me ironi, – të rrahur dhe jo të kënaqur, – neve s’na pëlqen të heshtim po duam të dalim në marketë dhe të zëmë vajtimet. Po të kishim prova se populli është i helmuar nga ndodhja e sotme dhe pret shpëtim prej nesh, vazhdimi i kundërshtimit do të kish një kuptim. Po populli është i kënaqur, dhe pozita e Ahmed Zogut është e patundëshme. E vetëmja mënyrë që të përmbyset Ahmed Zogu, është një kompllot kundrë jetës së tij, dhe e di që këtë mendim e ushqejnë shumë. Po unë në kompllote s’bëhem shok i kërkujt ; se përveç principeve që ma ndalojnë e di që fundi do të jetë çkatërrimi i Shtetit

    Unë me budallallëkun t’im thomë se kemi arrijtur në një fazë kritike të jetës së Shqipërisë : dhe besoj se e vetmja mënyrë për të shpëtuar shtetin është një pajtim i ndershëm i të mundurve me Mundësin. Për ne që diç e dimë veten është një çap i hidhur. Ata që s’duan ta bëjnë le të vazhdojnë së gdhënduri pishë e së gatituri teneqe vaj-guri dhe le t’i vënë zjarrin Shqipërisë.

  5. Lindita Rustem Macuku

    Mbreti Ahmet Zogu e regjistroi Shqiperine Shtet i Krishtere duke respektuar luften luanore te Strategut Skanderbeg dhe popullit shqiptar per 500 vjet kunder pushtimit osman E dyta, Mbreti Zog dha urdher te hiqeshin te gjitha percet dhe ferexhete qe mbulonin fytyren dhe trupin e femres shqiptare E treta, Pasaporta shqiptare ishte e vlefshme te shkoje deri ne Amerike pa qendruar ne radhet e gjata para Ambasadave te Huaja E katerta dha urdher te vuloseshin te gjithe prostitutat e hanit dhe nuk lejonte prostitucion ne shtepi banuese duke lehtesuar punen e xhandarmerise Sepse ku eshte prostituta eshte krimi Mbreti Zog ka strehuar shkencetarin Albert Ajshtajn ne Vilen e Mbretit ne Durres duke e percjelle me pasaporte shqiptare per ne Amerike Ka ndertuar rruge, ura, Bulevardin e Madh ne Tirane dhe ndertesat me arkitekture te kohes qe sot sherbejne si ndertesa ku punon Qeveria Shqiptare U largua nga Shqiperia se bashku me familjen e Tij dhe fshati i fundit qe e percolli ishte fshati Zemblak, Korce Nuk e organizoi popullin sepse nuk donte te vriteshin shqiptare te tjere Per dy vjet ne pushtet Mbreti Zog ka ndertuar sa nuk jane ndertuar per 26 vjet ne te ashtuquajturen demokraci te Sali Berishes dhe Edvin Rames

  6. Dua te beje nderimet e larta per punen e bere edhe une jame i zones Okllapit ,janjves prandaj dua qe te kini sukses besoj do te shihem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.