Analizë Largimi i turpshem i forcave ushtarake ruse nga Siria

Skender_Mulliqi_re

Nga:  Skënder MULLIQI

Vendimi i liderit rus , Vlladimir Putin për tërheqje të forcave ushtarake nga Siria ishte një vendim sa i pa pritur aq edhe i befasishem për njohësit ushtarakë. Duket së ky largim nga Siria , nuk ishte ndonjë taktikë ushtarake , por thjesht ishte bërë për të mos pësuar debakël ushtarak, siq e kishin pësuar dikur forcat e ish Bashkimit Sovjetik në Afganistan.

Putin u detyru të ik më bisht ndër këmb , së nuk i dolën llogaritë ushtarake dhe taktikat prej ofecerit të lartë të KGB-së, ashtu siq ka menduar.Rusia vendosi që ta mbrojë regjimin e diktatorit sirian, Bashar El Asad duke ndërhyrë ushtarakisht që gjashtë muaj .

Rusët bombarduan opozitën dhe gjoja edhe forcat terroriste të ISSI-it. Diktatori Putin nuk bombardoi vetëm caqet e ISS-it, por shpesh aeroplanet ushtarak rus goditën pa mashirshem edhe vendet e banuara më civilë.Madje nga këto bombardime ishin goditur edhe spitalët . Diktatori i madh, Putin i doli në krahë diktatorit të vogël ,Assad, e cila aventurë ushtarake i ka kushtuar shumë popullit të Sirisë.

Një avanturë të tillë ushtarake e paten kundërshtuar edhe shumë ushtarakë amerikan, të cilët edhe paten rezerva të mëdha karshi ndërhyrjës ushtarake ruse në Siri.Putin. e shfrytëzoi mos vendosmerinë e duhur të presidentit Barak Obama për ndërhyrje ushtarake , më qëllimin e dominimit të shtetit rus mbi aelancën ushtarake të NATO-së.

Ai në këtë ekspeditë ushtarake i kishte dy qëllime parësore .

E para, që të tregoi fuqinë e shtetit rus , dhe e dyta, që Putin të dalë në sipërfaqe si lider pa të cilin nuk ka mundësi të merren vendime të rëndësishme në vatrat e hapura të krizave në botë.

Me luftën në Siri, Rusia tentoi ta shfryëzoi rastin që të rikthehet në skenën politike botërore si superfuqi .Ajo kishte hartuar plane edhe për futjën e ndikimit në shtetet e Ballkanit Perëdimor,përmes Serbisë tradicionale mike.

Tërheqja e pa pritur për shumë kend e forcave ushtarake ruse nga Siria, duket së e ka dobësuar dukshem pozicinin jo vetëm ushtarak të Rusisë .Bombardimet nuk sollën triumfin e forcave ushtarake të këtij shteti. Nuk sollën diqka që vlen për ta theksuar përballë forcave terroriste të ISSI-it siq deklaronte diktatori, Putin.

Zatën diktaturat dhe terrorizmi kan shumë qka të përbashkët, dhe nuk e luftojnë njëra- tjetrën. Qëllimi i Putinit zatën nuk ishte lufta kunder ISS-it, por rikthimi si superfuqi në skenën politike botërore.Nuk i bën punë diktatorit Putin as përdorimi i helmeve të ndaluara kimike që i përdori, për çka edhe ishte paralajmeruar që të ndalohet në këtë gjë të rrezikshme.Putin më largimin e forcave ushtarake sikur I ka treguar Assadit së nuk do ta ketë më përkrahjen ruse në këtë luftë qytetare.

Sigurisht së rruga diplomatike është rruga më e mirë për zgjedhjen e krizës në Siri.Putin edhe i kishte krijuar do favore ushtarake dhe diplomatike gjatë luftës gjashtë mujore, por jo edhe për më gjatë. Rusia e varfëruar gjithnjë e më shumë sigurisht së nuk ishte në gjendje ti përballoj edhe shpenzimet e mëdha që i kërkojnë ndërhyrjët e tilla ushtarake .

Fitues megjithate prap doli diplomacia e drejtë amarikane përballë diplomacisë hegjemoniste të diktatorit, Vlladimir Putin .

Shperndaje ne

The Author

Skender Mulliqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.