Dardanët themeluesit e Trojës njërit prej qytetërimeve më të vjetra të botës.

troja_dardanise0123

Kush janë dardanët që themeluan Trojën

foto_re_dr_elena_kocaqit

Dr. Elena Kocaqi

Dardanët

Dardanët, ishin fis trojan dhe ilir.

Sipas të dhënave të autorëve antik, ku së pari citojmë Strabonin: “… Dardania e Azisë së Vogël, është themeluar nga dardanët e Ilirisë”(The geography of Strabon, botuar në 1917 nga Leob Classical Library, Libri VII, paragrafi 48).

Ndërsa autorët romak tregojnë qartë se dardanët e Ilirisë janë ata të Trojës, kur flasin për origjinën nga dinastia e Trojës, si perandori ilir me origjinë dardane, Klaudi II.(Ilirët dhe Iliria f.325).

Sipas Diodorit të Siçilisë: “Dardani është biri i Zeusit me Elektrën të bijën e Atlasit dhe vëllai i Harmonis, nënës së Ilirëve.”(Diodor Sicilius, lib V. f.48). I biri i Dardanit ishte Eriktoni që pati për djalë Trosin emrin e të cilit mban Troja, pasardhës i tij ishte Ili që themeloi Trojën. Ili ishte gjyshi i Priamit.

Dardani i ka dhënë emrin e vet Samothrakës. Pasardhësi i tij Eriktoni dhe Bateia bëhen mbret të Thinës(R.Bell, 1989 f.98)

Një traditë e quan Dardaninë, si Pallasin të birin e Lykaonit(Servius a Virgjil, Eneide, II, 325; IX,10) Pallasi, është një nga bijtë e Ilirit Lykaon,(Halicarnasis I.68) Jasoni është Gazeta Kritika 33 vëllai i Dardanit dhe i Harmonis, nënës të Ilirëve.(Tab, Gjenealogjike nr.7 Diodor de Sicile, V,48).

Dardanët gjenden në Iliri, Trojë, në Itali, ndërsa pasardhësit e tyre shkojnë deri në Angli dhe Belgjikë. Pra, nga të dhënat që sjellin autorët antik, dardanët e Trojës janë të njëjtë etnikisht me dardanët e Ilirisë dhe ata janë me origjinë pellazgo-ilire pasi dalin si pellazg, ilir dhe trojanë.

Fisi dardan i Ilirëve (që sot quhet me emrin sllav Kosovë) është në territoret e tij etnike dhe përbën një pjesë të konsiderueshme të atij që quhet komb shqiptar.

Pra në botën antike, dardanët e Ilirisë, me kohë u quajtën se kishin të bënin me një fis me të njëjtin emër që jetonte në viset e Azisë jug-perëndimore dhe që emrin e të cilëve e mori krahina e Dardanisë nga rrjedh edhe sot emri i Dardaneleve.

Shpërngulja e dardanëve nga Troja dhe vendosja e tyre në Romë pas luftës, është përjetësuar në “Eneidën” e Virgjilit. Ndërsa emigrimi i tyre më tej për në Britani, është përjetësuar nga Geofrey of Manmonthis me “Historia e mbretërve Britanik”.

Sot historianët më serioz, e kanë pranuar lidhjet midis dardanëve të Ilirisë dhe të Trojës, pasi kjo mbështetet dhe nga burimet historike, por dhe nga vetë emri që ka kjo krahinë shqiptare që sllavët e quajnë Kosovë. Ky fis i lavdishëm ilir i mbijetoi dyndjeve barbare duke ruajtur etnicitetin dhe gjuhën ilire.

Dardanët janë vetë dardanët e Ilirisë që kanë themeluar Trojën. Ata janë themeluesit e njërit prej qytetërimeve më të vjetra të botës, atij të Trojës, por gjithashtu nga ky fis dardanësh u themelua edhe Roma që u bë perandori disa shekullore. Nga dardanët e Ilirisë kanë dalë disa perandorë si, Klaudi II, Konstandini i Madh, Justiniani i Madh etj.

Shperndaje ne

The Author

Elena Kocaqi

8 Comments

Add a Comment
  1. Une vetem ju kisha falenderu duke ju pergzu dhe duke ju uru edhe duke ju dhan kurajo qe te punoni edhe meshume ne kete fushe.Te i eksploroni dhe t’i zbuloni tegjitha dukumente,faktete e historis son te lashte dhe ti shpallni para botes qe ta kuptoj mbar bota se kush kemiqen ne dhe kush jemi.Une pervete mburrem me paraardhsit tone te lashte poro disi po terprohem me veprat e politikanve dhe akademikve te sotem qe fare nuk po punojn per qeshtje kombtare.

  2. Vetëm shëndet, vazhdoni tutje.

  3. Emri i Kosoves eshte origjine shqiptare.Vjen nga fjala Kos,nje nga veglat me te vjetra bujqesore.
    dhe ka qene nje nga zanatet me te perhapura ne ate zone.

  4. Ju Lumtë Zoja Elena Kocaqi, ju deshiroj shendet dhe punë Të mbarë ne vazhdim.
    Zoti Të Bekofte

  5. Brravo kemi dhe mashum por un baj thirrje gjith shqiptarve qe doj tedin per historin e tyre dhe te lavdishme .baj thirrje te in vestojm per filmin e Gjergj kastriotit te mledhin para dhe ta rralizojm dhe thirrje vatikani te xjerr faktet tona se kush jemi jemi para izralitve me zotin julutem te bejm nje film madheshtor te tij se meriton. Thirrje dhe qevris Edvin rama mos bej stadujm por ban dhe investo tek filmi i te madhit i te gjitha kohrave per der do takesh gjith jeten po e bane .por ke nje munci te thjesh zoti rama fute ne parlamet me vot ose referndum me popullin per filmin eti un do rrija nje vakth pa gren nje muj vetem te bahet ky film .rrespekt

  6. Lindita Rustem Macuku

    Faleminderit!

  7. SELADIN BOGDANI RRAJCE

    TUNGJATJETA ZNJ. ELENI KOCAQI ! JENI VERTET NJE HISTORIANE E KOMPLETUARQE JE PER TU PATUR ZILI SIGURISHT PER TU MARRE SHEMBULL PER THELLESINE E NJOHJES SE SAJE ! UNE JU NJOH NEPERMJET BOTIMEVE TUAJA ME SHUME VLERA E TE PAKRAHESUESHME SI” ROLI ILIRIKO PELLAZGJIK NEKRIJIMIN E GJUHEVE E TE KOMBEVE, JAM SHUME I BINDUR SE JU FORCEN TUAJ MADHORE E KENINE RRENJET E ANTEUT ATEDHE E KOMBIT TONE ME TE VJETERIT E PLANETIT! JU PERGEZOJ E JU UROJ MIRESI E MBARESI NE VAZHDIMESI!

Lini një Përgjigje te Lindita Rustem Macuku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.