*NJOFTIM: Formohet Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë

cameria_eshte_shqiperi_pirroja

Sot në Dortmund të Gjermanisë, u formua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, Kryetar u zgjogj, Qemal Kryeziu, mësues me banim në Hagen, dhe këshilltar Rrustem Geci, shkrimtar me banim në Dortmund. Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, në Dortmund, do merret me Bashkimin e Shqiptarëve në Gjermani për çlirimin e Çamërisë.

Veprimtaria e këshillit do të jetë në kordinim të plotë me Shoqatën Demokratike “Çamëria“ në Hollandë. Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë në Dortmund, përkrahë Dosjen Çame kundër Gjenocidit Grek, të dorëzuar nga Shoqata Demokratike „Çamëria“ në Hollandë, dhe të pranuar nga Prokuroria Ndërkombëtare, në Den Hagë.

Këshillat Ndërkombëtare të Çamërisë së shpejti do të formohen në shumë qendra të qyteteve në Gjermani. Dobia historike e rikthimit të çamëve në trojet e tyre, dhe Bashkimit i Trojeve Shqiptare, u tha me këtë rast, krijon paqen afatgjatë në Ballkan. Në Këshill, u tha se, shqiptarët janë popull gjysh në Evropë, dhe popull qytetërues në të gjitha kalimet historike.

Greqia e di mirë s´e si është krijuar kombi grek. Shqiptarët në mërgim do të punojnë shumë, ( pa ndikim besimesh, dhe partish ), për rikthimin e çamëve, dhe Çlirimin e Çamërisë. Nuk duami asnjë pëllëmbë toke të huaj, por, tokën tonë 13 mijë vjeçare çame dhe arbanite s´mund ta falim!

Rroftë Çamëria! Rroftë Populli Shqiptar!
02.04.2016 / Dortmund kryetar, Qemal Kryeziu, Rrustem Geci

*Në tetor të këtij viti pritet  formimi i Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë edhe për  Austri.

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.