Çarçafi , NATO , falënderimi dhe shqiptarët

Lufta_carshafit_vazhdon

Unë nuk jam pjesë e grupit të vogël të të pafalemnderuesve shqiptar për të mirat e NATO-s për popullin tonë . E çmoj ndihmën botërore të të civilizuarve të cilët që në vitin 1999 na shkëputen përfundimisht nga vrima e zezë serbe. E çmoj dhe e falënderoj pafundësisht zgjimin e madh europian për shpëtimin e një pjese të popullit më të vjetër në Europë.

Unë nuk jam me ata që duan të na sjellin në grupin e turmave njerzore që udhëhiqen nga instinktet ; unë mendoj, unë jam ! Unë mendoj dhe e di fuqinë time që e kisha dhe e kam për ruajtjen e unit , identitetit dhe tokave të mia. Unë mendoj , pra unë jam !

Vetë ekzistenca e një kombi të vjetër me pak vetëdije të ngritur proeuropiane e bindi Europën që të jetë me ne, që të lufton me ne , që të na mbron nga fryma gllabëruese e pamëshire , një drejtimshme  ( pa kthim  prapa) .

Unë mendo dhe jam,po ti ku je ?

Ti  ku je ? Ty , ty po të flas ; ty që ta kanë mbushur mendjen që nuk je ai që je . Kthjellu , atdheu është i të gjithëve ne që frymojmë shqip , që na rrah zemra shqip dhe që mendojmë shqip.

Ti ku je? Ty po të flas , ty të cilit i shituri , i padenji si njeri , i mashtruari , përfituesi , maskareu , ta mbushi mendjen që të kthehesh prapa dhe të shikosh një botë e cila ishte ferr për të parët tu; ishte ferr e skëterrë edhe për mua , për gjyshërit e mi ,për stërgjyshërit e tu . .

Të mendojmë pak , dhe ti kthehemi vetvetes me pyetjen se kush po ma mbushë mendjen që të harroj shpëtimtarin; kush po më ngashënjen rreth vetëvrasjes kolektive.?

Unë mendoj pra unë jam. Pra mendo edhe ti që të jeshë ti  !
Si mendon ore derëzi , që unë të bashkëngjitëm ty dhe të lundroj prapa në skëterrën e kaluar shekullore?

Si mendon ore i pa fytyrë që unë të vajtoj me ty fatin tim , të ardhmes  time , të fëmijëve të mi ?
Nëse ty të ka mashtruar ai që nuk ia di  skajin vetit ( me pasuri ), me ato para që i ka vetëm për të mashtruar; që shëtitet

Me Mercedesin e bardhë 500  pasi që t`a  mbaron mashtrimin ditor ; mua jo  !
Si mendoni që unë dhe ti kthehemi jetës që e sheh në foto; nëse ti e ke harruar është prindi yt ai që e mbanë në mend . 

shtepia_nushiqitSi mendon që unë të harroj  se çka bënë për ne, po ata që e luftuan këtë që po e kundërshtoj  edhe unë ?
Lufta_carshafit_vazhdon

Nëse prindi yt që në vitin 1947 e donte civilizimin , po ty çtë gjeti or derëzi ?
dikur_sot

Nuk jemi robër të së kaluarës skëterrë; shikoji të parët tu në fotot e më poshtme,; mos i bjer shqelm ardhmërisë e cila na takon.
Dikur kështu jetonim  , nuk dinim se ka diçka më të mirë , nuk na shkollonin ; na i mbyllnin sytë !
Jeta_dikur_dija_shkollimi_mbyllja_syve

Vetedija_kombetare_vashat_djemt_me_plisa

Për mua e për ty , qoft e kaluar prapambetja të cilën po mundohen “ shkronjat osmane dhe greqishte “ të na fusin në hallkën e  “arushave pa histori “ .

fahriu_shumemire

Fahri Xharra, 06.04.16
Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 6 Prill, 2016 — 16:39

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.