E vërteta e mashtrimit shekullor !

Prapambetja_otomane

fahriu_re_sotFB_03Para se të filloj shkrimin e kam një lutje drejtuar zotit që flet shqip:  “O zot kthjelloju mendjen shqiptarëve të humbur në mashtrimin shekullor!” e në besim të madh që një ditë të mirë do ta shohim realitetin  me sytë tanë, desha t`i sqarojmë disa gjëra.

Pse të jemi pjellë e mashtrimit që erdhi po nga ata të cilët mbi 620 vjet na mbajnë me shpirtin tonë të ngujuar në errësirën e pa fund.? Unë , kurrsesi nuk mund ta paramendoj sot një të ri shqiptar të lindur e të rritur në Europë ( Europë , jemi këtu ku jemi !) të jetë tërësisht i hutuar pas një ideologjie e cila është e gatuar në kuzhinat më armiqësore antishqiptare ?

Nëse robëria na kishte mashtruar , sot kush po e hedh helmin e vetshkatërrimit ?
Si është e mundur që sot  ,mu sot ku në çdo anë na mbysin rikujtimet e vrasjeve , përdhunimeve dëbimeve  që na kishin ardhur nga serbët të jemi aq të acaruar kur postohet ndonjë e vërtetë e miqve të Serbisë kundër shpëtimtarëve biblik të popullit shqiptar . E vërteta e shëmtuar është dhe ishte e tillë , e ne në shërbim të kujt jemi ?

“Ish-presidenti i Irakut Sadam Husein në kohën e luftës në Kosovë e i kishte quajtur qenë përfaqësuesit e UN-it dhe të NATO-s, i irrituar me sulmet ajrore që ata i kishin bërë Jugosllavisë. Këto deklarata Huesini i kishte bërë gjatë një takimi me zyrtar serb. Gjatë takimit me ish-zëdhënësin e parlamentit serb, Dragan Tomiq, Huseini kishte thënë se ata që sulmuan Serbinë ishin qenë, raporton  AP. Sadami asokohe kishte akuzuar Shtetet e Bashkuara se po shfrytëzonin fatin e myslimanëve kosovar si arsyetim për të dominuar botën. “

Dhe, me reagimin tonë  kundër çdo të bardhe shqiptare , pa dashas rreshtohemi në krahun e  Sadamit të dikurshëm në “mallkimet “ e tij kundër botës së civilizuar e në mbrojtje të serbëve .
“Ata që iu sulmuan juve ( serbëve , pra fxh )  janë qenë dhe ne nuk mund t’i justifikojmë shtetet që janë rreshtuar me qentë kundër jush” kishte deklaruar Sadam Husein gjatë transmetimit direkt në Televizionin Publik.

Po sot , qarqet e ndryshme antishqiptare nga vetë shqiptaret po e thonë pak më ndryshe se Sadami por në thelb janë 100 % të njëjtë me fjalët e Sadamit .

Më vjen shumë keq që një numër i madh të rinjsh dhe të moshuarish janë duke i mëshuar grusht vetvetes e me këtë edhe ardhmërisë sonë. Po ,ç`të kemi faj oj mbeturinë kombëtare që je pre e mafisë fetare antishqiptare? Pse të na e rrumbullakon ti kombin me vetveten , dhe na hedhë në humnerën e dikurshme e cila ende  tymosë helme kundër nesh ?

Të kthehemi pak nga e kaluara jo e largët “Serbia na dëboi nga tokat tona ! “ ( shikoni foton)Të shpjegojmë si duhet ; “Arsyetimi ” juridik” serb ishte se turqit rikthehen në Turqi .” ,Bota i shikonte ferexhet dhe iu besonte serbëve . Ferexhe , po ato me te cilat po mundohen të na i rimbështjellin edhe sot gratë tona. Foto të tilla janë bere nga serbet për te bindur boten . “

Prapambetja_otomaneDikush më tha se Europa e dinte se kush jemi , e vërtetë ; por në pyetjen e huaj ne përgjigjeshim “
“Turk elhmadyrila” ( Zoti faleminderit  që jam turk ) Në pazaret politike tereni përgatitet disa decenie përpara !!!

Shikoni foton tjetër , kështu jetonim ; foto e vitin 1913 . Ishte ende vazhdimësia otomane e prapambeturish ekonomike se për prapambetjen mendore , shkollore , civilizuese të mos flasim .

struga_1913E keni menduar ndonjë herë pse na mbetur  kësi lloji ? -Sepse kështu  robëruesi deshi .
Fahri Xharra, 22.04.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 22 Prill, 2016 — 16:41

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.