Mos o zot ! ne jemi vetëm perëndim e nga ne ka lindur Europa !

Jo zoti Kurtulmush , nuk jemi trampolinë e islamit në Europë !

fahriu_re_sotFB_03Këtu në tokat tona antike të Dardanisë e filloi historia nismën e saj ; nga ky vend dolën shumë prijës që e krijuan historinë ; nga Dardania u linden Eneu Dardani, Niketë Dardani , Konstantini i madh etj. që historisë botërore i dhanë civilizimin.

Jeni të mirë se ardhur në Kosovë zoti zëvendëskryeministër i Turqisë , sa herë të doni ; por mos na e ndërroni drejtimin historik që e kemi ne , si shqiptar e edhe si Kosovë .

Këtu në tokat tona antike të Dardanisë e filloi historia nismën e saj ; nga ky vend dolën shumë prijës që e krijuan historinë ; nga Dardania u linden Eneu Dardani, Niketë Dardani , Konstantini i madh etj. që historisë botërore i dhanë civilizimin . Nëse nuk e dini ,një hedhje syri mbi historinë e shkruar nga Zef Mirdita dhe së fundi nga Jusuf Buxhovi do t`iu ndërrojnë mendjen dhe nu do ta kishit thënë atë që e thatë gjatë vizitës suaj në token e të lashtëve tanë;këtu nuk  “lidhet ngushtë kultura dhe gjeografia islame me Kosovën. “

Sipa agjencisë së lajmeve Anadolu keni thënë :” se Kosova është një vend që ka përthithur kulturën islame në rrënjë dhe se është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim. “ . Mos o zot ! ne jemi vetëm perëndim e nga ne ka lindur Europa !

Ne ishim dhe jemi myslimanë të lehtë si na quan edhe perëndimi , dhe i morëm vetëm disa shprehi muslimane për të cilat me dhunë na i imponoi Perandoria Otomane  gjatë sundimit dhe robërimit të saj disa qindra vjeçar ; ne shqiptarët e kemi paraqitur veten para Europes me fytyrën tonë të mirë dhe paqësore të gjithë shqiptarët pa dallim feje si musliman , katolik dhe ortodoks që jemi.

Ju faleminderit që loboni për njohjen e Kosovës në shtetet islamike por ju lutem ne nuk kemi lidhje shpirtërore me Turqinë sikur  që ka Qiproja turke dhe Azerbaiigjani .

Liberalizimin e vizave në Europë do ta kemi  sepse jemi pjesë e saj  dhe jo kurrsesi  që t`i jep fuqi botës islame . Mos , mos zoti Kurtulmush  se Kosova nuk është zëdhënës e as trampolinë as e Turqisë e as e islamit në Europë .

Rrofshi sa malet ,por në Turqi ! nuk na përzihet historia me ju !

Fahri Xharra,23.04.2016
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Jo vetem Evropa, por edhe Amerika. Me kot ne s’jemi kerthiza e qelbur e botes

Lini një Përgjigje te Hundezaku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.