Letërsi Kombëtare: Agim Bacelli -“Gjuha e Zotit”

gjuha_e_bilbilit_shqiptare

GJUHA E ZOTIT

Pasi Zoti krijoi Adamin
dhe shëmbëlltyrën e vet i dha,
në Gjuhë-Zoti nxori ca fjalë;
“Ti do të flasësh gjuhën time”, i tha.
Adami shumë i bindur si tip,
e pyeti Krijuesin plot mirësi,
Si thirret gjuha ime o Zot,
të lutem, a mund ta di?
“Quhet Shqip!” qe përgjigj’ e Tij.
Kaluan mijëra e mijëra vite
der’ tek Kulla e Babelit në Shinar,
kudo flitej vetëm një gjuhë, shqip.
Shqipja lulekuqe në arë
zbukuronte tërë botën mbarë.

Pas kësaj, njerëzia për faj të vet,
Mbeti e përçarë;
shqipja shkoi deri në zgrip.
Qindra gjuhë rrodhën prej saj lumë.
Nëna e gjuhëve, nënë e braktisur
u gjend nën një ferrë, rënë në gjunjë.
Atje, ajo manushaqe-prerë,
u fishk e ra në gjumë;
ju zbeh bukuria,
ngeli manushaqe pa erë.
Nëpër gojë pa gaz, s’ lundronte si më parë
por vetëm qante e qante Shqipja nën ferrë.

Kur të gjithë e kishin harruar këtë Gjuhë Perëndie,
Abrahami, babai i kombeve, hipur në Kanan, përmbi rrip,
me zërin trumbetë, shpërndau ndër fusha, male e korie
lajmin sa u tund tërë dheu, “Unë flas Shqip!”
Kaq u desh që të zgjohet gjindja,
të ngrihet në këmbë e pritet ferra,
të vritet e digjet shejtani e xhindja,
gjuhët e djallit u hodhën në humnera.

Më pas, si më parë,
shqip do të fliste Palestina e Indokina,
do të flisnin fiset armene, gjeorgjiane.., e tërë Kaukazia.
Besoni, shqip u fol edhe nga Japonia e Kina
por mbi të gjithë, atë do ta fliste Pellazgjia.
Shqipja rimori tërë dhenë
e gjuhet e tjera, në humnera, vdiqën prej frikës.
Shqipen e folën dhe fiset Maja, tributë Eskimeze,…
e folën tërë popujt, poshtë e lartë Amerikës.

Kjo gjendje s’vazhdoi gjatë
me që djalli është Mbret i Tokës.
I pabesi e sulmoi me shkopin e thatë,
Shqipen e goditi sa mundi prapa kokës!
“Vdeksh moj Gjuhë Perëndie! – i tha,
ty që të foli vetë Shpëtimtar’ i botës!”

Shqipja e gjorë u trullos, u t’ kur, i vdiq bukuria,
e mjerë u tërhoq zvarrë nëpër brigjet e Botës,
Shqipja ra por s’vdiq pasi e fliste vetë Perëndia.
Ajo jetoi e mbërthyer përmbi Kryqin e Golgotës.
Hipur mbi një pllajë, Leka nga Maqedonia
do të thërriste sa kishte ne kokë, “Unë flas Shqip!”
Pirua i Epirit shqip do te këndonte deri në Romë,
Më pas, shpata e Gjergjit nga Arbëria
me gjakun e vet do t’i shkruante shqipes, “Je Zonjë”.
Do të betoheshin vetëm në gjuhën e Perëndisë
të tjerë Diva që do lindte kjo Zonjë,
gjuha që do thirrej Shqipja e Malësisë,
Shqipja e cila do të fluturonte e mbrohej si shqiponjë…
Kështu, u ribë vullneti i Perëndisë.
Gjuha e Tij të flitet përsëri,
prandaj krijoi një vend në Zemër të Botës
dhe i dha emrin e bukur Shqipëri.

agim_bacelli

Autor: Agim Bacelli

Shperndaje ne

The Author

Agim Bacelli

1 Comment

Add a Comment
  1. Mirënjohje dhe falënderime
    Ju përqafoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.