Kurthet e reja sllave . T`i hapim sytë !

Kadare_konvertimifb

“Kurse ditën që ushtritë serbe do ta sulmonin Kosovën ( 1912 ) , gjenerali famëkeq Jankoviq do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni – or vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt… për ta çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun…”

Pra , vëmendje ju lutem :” “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt… “

Që  në atë kohë ,  (thjeshtë edhe më herët ) sllavët  “ankoheshin “ se kishin  “vuajtur “ për 500 vjet nga turku . Një strategji e qëndisur mirë për të mashtruar botën e më së shumti neve.  Qëllimi serb-turk për manipulim me ndjenjat fetare  shqiptare . ( të harrohet kombi ! )

Por bashkëpunimi në mes tyre ishte shumë perfid “Aktivitetet shtetërore në dëbimin e myslimanëve kulmoi me nënshkrimin e konventës Jugosllave-turke.[10] Nga 9 deri 11 korrik 1938 në Stamboll u mbaj një varg i takimeve në përgatitjen e marrëveshjes Jugosllavi-Turqi mbi dëbimin e shqiptarëve. Anët kanë rënë dakord që në afat prej gjashtë viteve të zhvendosen 40.000 familje shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi në zona të zbrazta Anadolli.[10] Konventa jugosllave-turke u nënshkrua më 11 prill 1938, a është dashur të hyjë në fuqi kur të ratifikohen nga parlamentet e të dy shteteve. Zhvendosja e shqiptarëve është dashur të lirojë toka të punueshme për serbët nga rajonet pasive.[8] Artikulli 2 i konventës ka paraparë bartjen në tërësi të shqiptarëve nga shumë qytete, nga të cilat janë : [Prizren]], Ferizaj, Prishtinë, Kaçanik, Gjilan, Preshevë, Pejë, Istog, Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri, Drenicë dhe të tjerë. Gjatë pesë viteve të para, nga 1939 deri në 1944, ishte e paraparë që në Turqi të vendosen 25.000 familje shqiptare, dhe në dinamikën në vijim. “ ( konventa jugosllave- turke )

Pra i tërë elaborati ishte i përgatitur për dëbimin e myslimanëve  e jo së paku të shkruhej “ shqiptarëve mysliman”

Në çdo libër  serb që e lexon ( e që  janë me mijëra sish_) shkruhet e përshkruhet “ vuajtja “ 5 shekullore serbe nga turqit ; e vërteta është ndryshe .

Tani sllavet e kanë filluar një  taktikë të re të kurthit ndaj shqiptarëve duke e “ lavdëruar “ turkun , dhe duke i thënë të njëjtat fjalë sikur turkofilët shqiptar të pasluftës (1999) në të gjitha tokat shqiptare , se nuk kishte islamizim me dhunë nga turku !

“Territoret etnike serbe ishin më të gjëra se sa thuhej, sepse serbët e kishin një rol të madh në jetë e perandorisë Otomane – kështu komentohet në mediumet serbe .( Srpski etnički prostori bili znatno širi nego što se pretpostavlja. Kroz vekove smo imali važnu ulogu u životu Osmanskog carstva).

Një gjendje krejt ndryshe nga ajo që e dimë , ishte gjatë shekujve 15,16 dhe 17-të sepse Osmanija ishte mirë e organizuar dhe sulltani ishte mbrojtës i të gjithëve që ishin ndër te. Në atë kohë një numër i madh i serbëve i shërbenin ushtrisë otomane- deklarohet dr Srđan Katić , historian dhe bashkëpunëtor i lartë i Institutit historik serb.”

Faik Konica thoshte : “Shqiptarët do ti fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit mes vete.”

Tani margaritari më i ri sllavo- maqedon tingëllon kështu : – Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), anëtari përkatës i Akademisë Prof. Dr. Dragi Gjorgiev në ligjëratën inkuaruese rreth përhapjes së Islamit në Maqedoni gjatë periudhës Osmane, deklaroi se procesi i përhapjes së Islamit në territorin e Ballkanit dhe Maqedonisë është ekzagjeruar në histografinë e këtij territori. Ai u shpreh se Perandoria Osmane nuk ka kryer përhapjen e Islamit me dhunë ndaj popullsisë jomuslimane në këto troje, raporton Anadolu Agency (AA). “

Kush janë myslimanët sot ?  Shqiptarët ,pra !

Një dhuratë dhelparake e sllavëve :” Akademiku Dragi Gjorgiev tha se fakti që 200 vjet pas ardhjes së osmanëve në këto troje nuk ekziston asnjë dokument serioz që dëshmon se shteti osman ka kryer përhapjen e Islamit me dhunë, tregon se kjo perandori ka kryer një politikë absolutisht tolerante mbi jomuslimanët që kanë jetuar në këto troje. “ ( AA)

 ( Kujdes nga mashtrimi , se manipulimet historike nga sllavët e shkolluar mu për këtë qëllim , janë shumë të rrezikshme për ne shqiptarët :  “Akademiku Dragi Gjorgiev është diplomuar për histori në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe në Fakultetin e Gjuhëve Orientale në Universitetin e Sarajevës. Disa herë ka banuar në Turqi për studime dhe specializime, ndërsa që nga viti 1993 rregullisht hulumton në arkivat osmane në Stamboll. Ai punon në regjistrimet më të hershme osmane për Maqedoninë nga shekulli i 15-të dhe 16-të, si dhe është njëri nga historianët e paktë në vend që njohin gjuhën moderne turke dhe osmane dhe të cilët merren me përkthimin e literaturës dhe dokumenteve osmane. “ )

 A kemi ne hulumtues shqiptar të denjë në arkivat osmane në Stamboll ?

“Islami sigurisht që ka ndikuar në të jetuarit e shoqërisë në territorin e Ballkanit dhe Maqedonisë, sepse shumë zakone dhe elemente në zanate dhe veshje, përfshirë edhe në gjuhë janë sjellë nga koha osmane, …. duke shtuar edhe ndikimin e kulturës dhe civilizimit osman në territorin e Maqedonisë, si në sferën shpirtërore, ashtu edhe në atë fizike.”

Cila pra është e vërteta ? 

A kishin vuajtur sllavët nga turku ? Jo
A  është historiografia sllave e mbushur me “ terror “ turk ndaj tyre ?

Po.

Atëherë , pse mu tani po dalin me këto teza “ falënderuese “ për osmanët : “Gjorgiev shtoi se nëse bëhet një krahasim me ndonjë shtet tjetër të Evropës në shekullin e 15-të apo 16-të, mund të vërehet qartë se shteti osman ka zbatuar normat dhe dispozitat ligjore të cilat janë specifike edhe më vonë në shekullin e 20-të, si dhe të cilat tashmë janë në funksion të një shoqërie demokratike liberale. “

A mos është kjo një marrëveshje e re turko-sllave ?
Në dokumentet turke është edhe kjo : Të pafetë e mallkuar mbetën të hutuar e të çoroditur nga njoftimi i llahtarshëm i këtij sulmi të afërt dhe vajtën u strehuan nëpër malet e rrëpira e luginat e thella duke bllokuar shtigjet. Bënë gjithë ç’mundën për t’u mbrojtur dhe kështu dëshmuan tërë kryeneçësinë e tyre për të rezistuar, duke këmbëngulur në prapësinë e tyre më të skajshme. Por luftëtarët e Sulltanit, të nxitur prej mendimit të shpërblesë hyjnore të luftës së shenjtë, si dhe të shpresës për të bërë plaçkë të madhe, përparuan në të atillë mënyrë sa që çdo mal i pakapërcyeshëm dhe çdo luginë e thellë u dukej rrafshinë e lehtë “ku nuk do të mund të shihje as ultësirë, as lartësi (Kurani 20:107)”.)

Pra me bekim Kuranor , shekulli i 15 -të i akademikut sllav të Shkupit !

Fahri Xharra,22.05.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

4 Comments

Add a Comment
  1. Me te vertete jemi para nje kurthi te ngritur nga serbo-sllavet.Te tregohemi te mencur e te mos lufojme kundra vetes ,duke u vetckomtarizuar.Kjo dote ishte fatale per ne.Ju pergezoj Fahri Xharra…

    1. E çmoj shume shkrimin tend ztr Xharra

  2. Kam frige se mos esht vone,ja tash ja kur qeveria me ndermar urgjentisht,sa nuk na ka kthye shpinen Amerika dhe britanija,ata veq kane thene dicka per Kosoven.dhashte zoti e shqiptaret te vedisohen,se cdo vit qe vij ne Kosove secilin her po shofe shume sora te zeza,po trishtohem,po vjen era e kohes se eresires,o gjaku shqiptar zgjohu,lexo,ju lutem Ismail Kadaren e nashta e kuptoni poletiken e anmikut se edhe ashtu jemi mbetur pak shifni si duket Kosova me shume xhamija si me qene ne Stamboll qe po te trishtojn me autoparlanta,nji foto qe pash ne Prizren nji feste,mu duk se po e shof filmin e Sulltan Sulejmanit,po shteti ka faj se i ka lene popullin ne vaferi,e interesi per te egzistue e ka ber ket situate,pa ju interesue se qka do te thote Kombi shiptar.

  3. Neqoftese ne te kaluaren e kemi pas veshtire,po ja qe tani ne kete kohe te globalizmit kush na pengon qe te veprojm “shteterisht” “institucionalisht”- Kemi si asnjiher me para alamet dy shtete! Nuk eshte mjaft te konstatohet! Askush nuk te thot te perkrahet injoranca e te instalohet ne shtet e pushtet pa pushtet,si qe e kemi gjendjen ne Maqedoni si shqiptare! Po ata qe duhet te bejne gje pozitive per popull te them shkurt e qarte! Bile edhe kete tekst nuk e kuptojne e lere me per mbrojtje,apo proektime kombetare!
    Mendoj se thelbi eshte te degjenerimi i dijes,degjenerimi arsimor! Na mbyten diplomat me tituj shkencore! Titulare akademik e me dije trupa!,Ballafaqimi me keto fenomene mr e dr shkence te ditur sa nji “fillore”te mirefillt! ballafaqimi do te jete me pasoja te paparashikueshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.