Pasthirrmat e vonuara !

shpernguljet_e_vdekjes

Pasthirrmat janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoren për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesve:
— O, sa mirë që erdhët! Na shpëtuat . Lot e përqafime , lot e urime për shpëtimtarin , lot e falënderime për botën e civilizuar që na u bë krah dhe e gdhendi  në historinë tonë luftën e drejt kundër zhbërjes sonë .

Pasthirrmat grupohen në pasthirrma ndjenjash, që shprehin ndjenja të gëzimit:
– ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë; të cilat  i harruam  , i harruam edhe pasthirrmat e  frikës dhe tmerrit: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja .

Sa çudi , sa lehtë harrojmë ?
Filluam të shprehim   mosbesimi, mospërfillje, përbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y !
E pse ? Sepse na u fut dreqi në mes , na i morri mëndët. Filloi mospërfillja e këshillave :” Luftën e fituam ne , e juaja është ta fitoni paqen” , dhe filluam nga po ai dreq t`i shikojmë gjërat me përbuzje .

Filluam ta adhurojmë shpëtimtarin e  prapambetjes sonë , filluam si mos më keq të bëhemi delja e zezë e botës së civilizuar sepse i harruam edhe pasthirrmat e frikës dhe tmerrit e edhe ato të ndjenjave të gëzuara. Ramë në kurthet e mashtrimit ; se e harruam gjakun tonë dhe guximin e shpëtimtarit .

Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes edhe në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi të veçantë pas tyre vihet pikëçuditje: Oh, ç`na gëzuat !. Ua! Paskeni ardhur! – dhe ishin nga thellësia e shpirtit , po e atij shpirti të robëruar i cili përfundimisht e pa dritën e mëvetësisë , shkëlqimin e pavarësisë dhe ndjenje e zogut të lirë e të çliruar nga kafazi i hekurt shekullor .

Por dreqi i zi i cili ende kishte qenë i fshehur në unin tonë , na diktoi të lëshojmë pasthirrme të nxitjes dhe urdhërimit  kundër vetvetes dhe të arriturës : ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst,:
“O milet , nuk jemi këta që jemi , por jemi ata që  nuk ishim kurrë ; jemi ata të cilët dhe me të cilet na ishte mbushur kupa e urrejtjes shekullore ! “

Edhe pse në ndër kohë kishte pasthirrme lutjeje: “ o burra, forca, hop, hë, na, , shët, të keqen “ por ishin të pafuqishme , me zë të shterur , të kërcnuara , të shantazhuara ; Ishin pasthirrma të pafuqishmish kundër  milionave të derdhur nga ata që  asgjë e askurrë nuk e kishin bërë të mirën për ne ; ata i derdhnin milionat për të na rirobëruar e për të na bërë të tillë që askush më për ne të mos e derdhë një pikë loti , një rrëqethje dhembshurie e për fluturaket  metalike që mbushnin qiellin as të mos flasim .

Ishim të përzier me të keqen dhe mungonin- “ përshëndetje, mirënjohje, , ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjesi, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë mbes, ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.”
Na mungonin pasthirrmat urdhërore, që shprehin dëshirën dhe  vullnetin e popullit falënderues .

Fahriu_e_reja_foto

23.05.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.