Përkujtimore: Dëshmori i Kombit Bafti Haxhiu

deshmori_bafti_haxhiu

Dëshmori I Kombit: Bafti Haxhiu

Nesër më 26 maj 2016 është 17 vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit BAFTI HAXHIU.
Atë dit me 26 maj 1999, në betejën e përgjakshme kundër pushtuesve serbo-malazez në Operacionin “SHIGJETA” të UÇK-së në Gorozhup e Pashtrik, u dallua në luftë luftëtari sypatrembur Bafti Haxhiu me armën e tij që villte zjarr e plumba mbi armikun. 

Atë ditë u çlirua Gorozhupi. 

Atë ditë ra dëshmor Baftiu, i rrethuar nga luftëtar të lirisë. Atë ditë lindi dielli i lirisë, mbi të dhe mbi trojet shqiptare. 

Atë ditë mbiu një lapidar, në kujtim të të rënëve për liri. Mes tyre edhe Ti, Bafti Haxhiu, u bëre dëshmor për të jetuar në përjetësi. Ndaj përulemi me respekt të thellë para veprës, jetës dhe kujtimit tuaj.

LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORIT TË KOMBIT BAFTI HAXHIU QË RA PËR ÇLIRIM DHE BASHKIM TË TOKAVE SHQIPTARE NË OPERACIONIN “SHIGJETA” TË UÇK-SË NË PASHTRIK!

Avdi_ibrahimi

Nga: Avdi Ibrahimi
Përkujtesë

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.