Përkujtimore: Dëshmori Kombit: Sali (Halim) Zenuni

sali_zenuni

Në nderim dhe respekt të pafund, më 26 maj 2016 në Lubizhdë të Vitisë me pietet të lartë përkujtohet rënia heroike e dëshmorit të kombit shqiptarë Salih (Halim) Zenuni, i cili në moshën 20 vjeçare ra në altarin e lirisë në betejen e përgjakshme kundër pushtuesve serbo-malazez, në Operacionin “Shigjeta” të UÇK-së në Gorozhup e Pashtrik.

Ditë kjo kur ra dëshmor edhe Bafti Haxhiu nga Vitia.

Të kujtosh e të nderosh ata që dhanë jetën për liri, është një detyrim i brezave. Ndaj këto pak rreshta që po u kushtojmë në faqet e këtij shkrimi, kur po përkujtojmë 17 vjetorin e rënies së dëshmorit të nderuar Salih Zenuni, është një shënjë respekti që meritojnë dëshmorët e lirisë të të gjitha kohëve. Ata përbëjnë vlera në traditën liridashëse në mbarë atdheun e shqiponjave. 
Ne 26 maj 2016 këtë ditë, kur ne evokojmë kujtimin e Salih Zenunit dëshmorë, nderojmë pafundësisht gjakun e tij të derdhur për liri e bashkim kombëtar shqiptarë!

Nderojmë gjakun e derdhur pë liri e të drejta kombëtare të gjith atyre dëshmorëve të rënë për Ribashkimin e Shqipërisë se kemi për obligim të vijojmë gjurmëve të ndritshme që lane ata, e ta çojmë përpara amanetin e tyre.

Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të dëshmorit Salih Zenuni!

Nga:

Avdi_ibrahimi

Avdi Ibrahimi

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.